Showing posts with label Aktualitet. Show all posts
Showing posts with label Aktualitet. Show all posts

Ristani, plan për evakuim me helikopter nga zyrat e KQZ-së

TIRANË - Policia e Shtetit ka një plan sekret për evakuimin e kryetarit të KQZ-së dhe personelit mbështetës, nga godina e Pallatit të Kongreseve, ku janë të vendosura zyrat dhe administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. "Shekulli" ka dokumentin që provon se një plan i tillë është përgatitur nga Policia e Shtetit dhe është parashikuar të realizohet nga forcat e repartit elitë të forcave speciale të Policisë së Shtetit, RENEA.

Lufta kundër korrupsionit ndryshon imazhin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Berisha deklaroi të enjten gjatë takimit me ministrin e Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, se arritjet në luftën kundër korrupsionit kanë sjellë një shndërrim total të imazhit të Shqipërisë në vendet e Bashkimit Europian dhe me gjerë, çka është demonstruar dhe me rritjen e numrit të turistëve, të cilët në vitin 2010 shënuan një shifër prej 3,5 milion.

Italia: Kujdes në Shqipëri

Ministria italiane e Punëve të Jashtme nëpërmjet faqes zyrtare të njësisë së krizës që kujdeset për italianët në udhëtim jashtë vendit dhe për ata që bëhen gati të udhëtojnë, ditët e fundit e fut edhe Shqipërinë në listën e vendeve me probleme.

25 Qershor, përkujtohet masakra ndaj popullsisë çame


TIRANE - Nesër më 25 qershor, komuniteti shqiptar çam në Shqipëri, kujton masakrën ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke të udhehequra nga Napolon Zerva.

Në Kllogjer të Sarandës, prehen 2700 persona të vdekur rrugës, gjatë eksodit të popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame që ikte për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke.

Rezoluta e OKI: Mbeshtetje Kosoves

Organizata e Konferences Islamike miratoi dje, rezoluten e re "Mbi situaten ne Kosove". Kjo rezolute, e iniciuar nga Shqiperia dhe miratuar me unanimitet te plote nga 57 shtetet anetare te OKI-se, ka nje rendesi te jashtezakonshme dhe perben nje sukses te madh per Kosoven dhe njohjen e saj te metejshme. Miratimi i kesaj rezolute, u be ne seancen permbyllese te Ministerialit te Organizates se Konferences Islamike, mbajtur ne Dushanbe, Taxhikistan, ku mori pjese edhe zevendeskryeministri, njeheresh ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta.

Debore ne prag te veres


Temperaturat e një jave me pare treguan se stina e veres ishte ne prag dhe njerezit madje filluan te frekuentojne edhe plazhet.

Por tekat e motit bene qe brenda dy ditesh ato te bien me dhjetë gradë njeherësh. Kjo luhatje e madhe ka ndikuar në një valë të re viroze e pazakontë për këtë periudhë.

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors