Showing posts with label Kronike. Show all posts
Showing posts with label Kronike. Show all posts

Dy peshkatarë të mbytur gjenden në liqenin e Shkodres

SHKODËR- Paraditen e sotme në liqenin e Shkodrës janë gjetur dy trupa të pajetë. Sipas policisë viktimat janë identifikuar si Gjovalin Smajli, 40 vjec dhe Nikolin Shabi, 18 vjec.


Nga të dhënat e para mësohet se ata kanë qenë peshkatarë dhe dilnin në liqen për të peshkuar, por nuk dihet asgjë rreth rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Vritet efektivi i policise se Shkodres

SHKODËR- Një polic ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë zjarri nga kolegu i tij. Ngjarja ka ndodhur ne Bushat të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta.

Polici Ramiz Ademi ka qëlluar në drejtim të kolegut të tij Tom Jakimi duke e lënë të vdekur në vend.

Efektivë të shumtë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Aksident i rëndë me tre të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës

Tirane-Nje aksident i rende rrugor ndodhi mbreme ne autostraden Tirane-Durres, nga i cili humben jeten dy persona dhe nje tjeter mbeti i plagosur. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 22.10, ne kilometrin e 6-te te autostrades, prane qendres tregtare Citypark.

TI: Shqipëria, progres të dukshëm në luftën antikorrupsion


Takimi vjetor i Transparency International për Europen dhe Azinë u zhvillua në Tiranë. Një rast për të diskutuar për një nga sfidat e forta që përballen shoqëritë, korrupsioni. Kryeministri i Shqipërisë tha se reformat e thella kanë garantuar rezultate efikase kundër korrupsionit mbështetur nga masa efikase të penalizimit të të gjithë rasteve korruptive.

Kryeministri e konsideroi mjaft të rëndësishëm rolin e shoqërisë civile në përpjekjen antikorrupsion. Gjatë një konference për shtyp, Miklos Marshall, Drejtor për Europën dhe Azinë Qendrore i TI, tha se qeveria shqiptare ka shënuar progres të ndjeshëm gjatë viteve të fundit në përpjekjet antikorrupsion.

"Gjatë këtyre viteve ka patur përparim të madh, ka tregues që dëshmojnë se ka përparim në tre drejtime, në masat për të nxitur zhvillimin ekonomik, në masat që e bëjnë më atraktive klimën e biznesit dhe aty ku duhen bërë ende përpjekje janë reformat në Administratën Publike.
Ky vend është në rritje pavarësisht problemeve që keni. Keni probleme me varfërinë dhe korrupsioni mbetet ende një çështje serioze, megjithatë shoh ndryshime të rëndësishme."


Gjatë këtij takimi në Tiranë të TI, kryeministri paraqiti të gjitha masat e marra nga qeveria për efikasitet ndaj korrupsionit, duke nisur me shkurtimin e shpenzimeve të administratës nga 3 në 2 % të GDP, futjen e sistemit elektronik në prokurimet publike, vendosjen e çmimeve të renferencës në shëndetësi, apo dhe miratimin e ligjit kundër nepotizmit dhe shpërblimit e mbrotjes së informatorëve të korrupsionit.

Shqiptarja vret veten, nuk donte të kthehej në Shqipëri

Do mbushte 17 vjeç pas pak ditesh Edlira Gjeçi, e reja shqiptare qe vrau veten ne Vercelli. Prej kohesh ajo dukej se ishte tronditur ngaqe i jati ishte kthyer ne Shqiperi perpara tre muash dhe nga frika se do te kthehej dhe ajo ne Kavaje, ku familja e saj jetonte perpara transferimit ne Itali.

Shoket e klases ku ajo studionte me rezultate te shkelqyera, kujtojne endrrat e saj dhe ankthin qe e kishte pushtuar, ankth qe e çoi te varej me kabllin e televizorit ne dhomen e gjumit te prinderve.

Meqenese vajza nuk ka lene asnje leter a pusulle per te shpjeguar veprimin tragjik, tani policia ka sekuestruar kompjuterin e saj per te zbuluar nese atje mund te gjejne arsyet e vetevrasjes.

Pikerisht keto dite po flitet shume per femijet e emigranteve, qe te rritur ne Itali, ku kane studiuar dhe ndonjehere edhe kane lindur, nuk gezojne asnje te drejte. Nga njera ane kryetari i Dhomes se Deputeteve Gianfranco Fini ngul kembe qe keta femije duhet te kene nenshtetesine italiane sepse jane italiane nga kultura dhe formimi. Teze kjo qe kundershtohet me force nga ministri i Puneve te Brendshme, Roberto Maroni, eksponent i lidhjes se Veriut. (TOP-Channel)

Kosovari i vrarë synonte bashkimin kombëtar


Shtëpia e Xhafer Shalës, kosovarit që u vra të mërkurën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë maqedonase, ka hapur dyert për të pritur ngushëllimet.

Familjarët e Shalës tregojnë se ish-pjesëtari i UCK-së synonte bashkimin kombëtar dhe nuk merrej me trafik armësh.

“Ai synonte bashkimin kombëtar. Për përfitime familjare ai s’ka bërë gjë. S’është marrë kurrë me kontrabandë”, deklaron Muhamer Shala, vëllai i viktimës.

Familjarët tregojnë gjithashtu se Xhaferi pas luftës në Kosovë dhe asaj në Maqedoni ka qenë për një vit anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Teksa familjarët presin ardhjen e trupit, shumë njerëz kanë shkuar për ngushëllime. (Top-Channel)

Bojaxhi në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit: Buldozer ndërtimeve pa leje


Në prezantimin para mediave, situata e ndërtimeve pa leje në të gjithë hapësirën e vendit është cilësuar si kancer.

“Jam i bindur që zoti Bojaxhi do t’i japë përmasën e duhur Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik sikurse thonë ‘me pinca bëri shumë punë’, me buldozerë do bëjë akoma më shumë”. Me këtë vlerësim të ministrit Olldashi, që i referohet punës së mëparshme që zoti Gjergj Bojaxhi ka bërë si drejtor i KESH, ka nisur edhe një sfidë e re për të ajo e drejtimit të Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit.

Në prezantimin para mediave, situata e ndërtimeve pa leje në të gjithë hapësirën e vendit është cilësuar si kancer. Madje kjo sëmundje pas individëve, sipas zotit Olldashi ka zënë edhe institucionet. “Situata është e tillë që nuk kemi më individë, qytetarët që ndërtojnë në mënyrë ekstraligjore, por kemi filluar së fundmi të kemi edhe institucione të pushtetit vendor që po abuzojnë me ligjin dhe po ndërtojnë në mënyrë të paligjshme. Besoj se qëndrimi duhet të jetë njësoj për të dyja palët.

Ndaj shkeljes së ligjit janë të gjithë njësoj, si qytetarët ashtu dhe institucionet” tha Olldashi. “Unë e shikoj fenomenin e ndërtimeve pa leje si një kancer që vazhdon të deformojë hapësirat urbane në qytetet dhe fshatrat tona, si një evazion fiskal i cili është i dukshëm dhe që rëndon drejtpërdrejtë në arkat e pushtetit lokal. Inspektoriati do të ketë zona prioritare si akset rrugore, akset energjitike, parqet kombëtare, kurora e gjelbër e kryeqytetit të vendit si dhe zonën e bregdetit, peisazhi i të cilës është një pasuri kombëtare dhe ne në mënyrë sistematike do ta pastrojmë nga ndërtimet pa leje”, tha Bojaxhi.

Emërimi i zotit Bojaxhi, si kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit përkon edhe me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të urbanistikës, i cili i jep kompetenca të reja atij. Gjergj Bojaxhi dha dorëheqjen nga drejtimi i KESH në shtator 2009, duke e cilësuar misionin e tij në korporatë të realizuar.

"Beteja e Skenderbeut" ne Qender te Tiranes


Bashkia e Tiranës ndërkohë ka bërë planin alternativ të qarkullimit dhe ka lajmëruar këto ditë fillimin e punimeve, të cilat do të nisin shumë shpejt

TIRANË - “Molla e sherrit” për përplasjen e radhës mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës është bërë sheshi “Skënderbej”. Kryeministri Sali Berisha urdhëroi dje asfaltimin e sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës, i cili prej kohësh është dëmtuar. Sipas kryeministrit Berisha, janë disa lobe të caktuara që po lënë sheshin kryesor të Tiranës në gjendje të mjeruar, kësisoj ai urdhëroi marrjen e përgjegjësisë për asfaltimin e këtij sheshi nga ana e kabinetit të tij qeveritar.

Berisha u shpreh se do të përdoren paratë e fondit prej 10 milionë dollarësh, që qeveria kuvajtiane ka vënë në dispozicion prej dy vitesh. Gjithashtu, kryeministri Sali Berisha urdhëroi vendosjen e kontakteve me qeverinë vendore të Tiranës, për të marrë vendimin për asfaltimin e sheshit.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, që në bashkëpunim me autoritet vendore të Tiranës, të marrin masa të menjëhershme për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”, duke bërë fillimisht planin e asfaltimit të sheshit.

Berisha

“Çdo i huaj që vjen më ngre çështjen e sheshit. Imagjino, mendojnë se Bashkisë së Tiranës nuk i jepet asnjë qindarkë, sepse nuk ka njeri që të mendojë se sheshi lihet me qëllim në atë gjendje. Qeveria e Kuvajtit ka dhënë 10 milionë dollarë për sheshin. Ka të paktën dy vjet që paratë janë disponibël. Çdo gjë është disponibël. Të shkosh nga xhamia në hotel “Tirana” është një udhëtim në horror. Kërkoj me urgjencë planin e asfaltimit të sheshit. Nuk ka njeri ndërmend të marrë kompetencat e pushtetit vendor, por nuk mund të lejohet një situatë diskredituese.

Olldashi

Nga ana e tij, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, hodhi poshtë dje deklaratat e Bashkisë së Tiranës, se ka gati projektin për strukturimin e sheshit “Skënderbej” në kryeqytet. “Bashkia përsëri gënjeu kur tha se do të fillojë punimet brenda pak ditësh dhe se ka projektin gati. Një projekt i tillë, duke qenë sheshi kryesor i vendit, kalon kompetencat e pushtetit vendor”, ka pohuar Olldashi.

Reagon Bashkia: Tirana nuk ka nevojë për asfaltin qeveritar

Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryeministrit për sheshin “Skënderbej”. Zëdhënësja e bashkisë, Joana Bushi, deklaroi në një konferencë për shtyp se, “është faji i Berishës që në sheshin “Skënderbej” nuk kanë nisur ende punimet për projektin e parashikuar. Qeveria të bëjë shpronësimet, është një segment në këtë shesh që ka dy vjet që nuk po shpronësohet”.

Më tej, Bushi shtoi se “bashkia do të nisë shumë shpejt punimet për sheshin “Skënderbej” në bazë të një projekti madhor”.

Kësisoj, bashkia i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha, që “të mos thellojë më gropën e autonomisë vendore”.

Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës ka kujtuar në deklaratën e saj, edhe përplasjen që patën këto dy institucione para disa vitesh për mbikalimin e “Zogut të Zi”.

“Tirana nuk ka nevojë për asfaltin qeveritar në sheshin “Skënderbej”, për të thelluar gropën e autonomisë vendore e për të krijuar një ngjarje “alla-Zogu i Zi”, por për një qeveri që sillet me kryeqytetin konform ligjeve të vendit e në respekt të detyrimeve të veta kundrejt qytetarëve”, u shpreh Bushi.

Sipas saj, Bashkia e Tiranës ndërkohë ka bërë planin alternativ të qarkullimit dhe ka lajmëruar këto ditë fillimin e punimeve, të cilat do të nisin shumë shpejt, mbi një projekt të shkëlqyer që transformon sheshin në një hapësirë këmbësore pa makina.

Ky projekt do të fillojë zbatimin në ditët në vazhdim dhe falë mbështetjes financiare të shtetit mik të Kuvajtit.

“Nëse kryeministri do të kontribuojë për Tiranën, le të zbatojë ligjin që e detyron qeverinë të bëjë shpronësimet dhe le të çlirojë fondin e premtuar prej tij para dy vitesh, për të hapur segmentin rrugor në verilindje të sheshit. Fillimi i punimeve në sheshin “Skënderbej” është çështje ditësh. Mundësia për qarkullimin e makinave, pasi të fillojnë punimet, është sfida për të cilën qeveria është e mirëpritur të kontribuojë me fondin e nevojshëm, për hapjen e aksit të mbetur të Unazës së Vogël, ku gjendet sot godina e INSIG-ut, u shpreh gjatë deklaratës së saj zëdhënësja e bashkisë, Joana Bushi.

Dy ditë më parë

Kryebashkiaku Rama theksoi dy ditë më parë, gjatë inaugurimit të përfundim të punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Abdi Toptani”, se sheshi “Skënderbej” është projektuar dhe financuar prej kohësh, por është i bllokuar, për shkak se qeveria nuk ka zbatuar detyrimin për shpronësimin që do të hapte aksin e Unazës së Vogël, e cila nuk do të lejonte që sheshi të degradonte deri në pikën aktuale, duke u kthyer në një shqetësim për të gjithë. “Megjithatë, pavarësisht kësaj pengese të mosarsyes, ne do të vazhdojmë punën dhe së shpejti do të fillojmë punën në shesh, falë këtyre akseve qe po përgatisim për të përballuar fluksin e trafikut, që duhet devijuar nga sheshi”, u shpreh Rama.

Projekti i bashkisë

Rikonstruksioni i sheshit “Skënderbej”, si do të ndryshojë së shpejti

TIRANË - Rehabilitimi i sheshit “Skënderbej“ është një nga projektet më ambicioze dhe të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës. Ky projekt, rrjedhojë e një konkursi prestigjioz kombëtar, për të cilin është siguruar financimi i nevojshëm nga ana e qeverisë kuvajtiane dhe bashkisë, do të përjetojë rilindjen e tij, si një hapësirë e denjë për metropolin ku jetojmë. Njëkohësisht po punohet paralelisht për rikonstruksionin e rrugëve: “Bardhok Biba”, “Urani Pano” dhe rruga pas Pallatit të Kulturës. Rrugët e sipërpërmendura janë parashikuar për përballimin e flukseve tranzit të trafikut, duke mundësuar kështu lehtësimin e punës për rivitalizimin e qendrës së qytetit dhe pakësimin e ndotjes së ambientit dhe zhurmave. Rikonstruksioni i këtyre rrugëve do të krijojë një frymëmarrje për transportin kryeqytetas, në kuadër të fillimit të zbatimit të projektit të sheshit “Skënderbej”. Modeli i ri urban i qytetit të Tiranës, ndërtuar mbi bazën e strategjisë së transportit, përfshin kthimin e sheshit “Skënderbej” në një shesh për këmbësorë, biçikleta dhe pa mjete private. Pika kryesore në këtë projekt është përcaktimi dhe zhvillimi i një identiteti të ri për sheshin “Skënderbej”, duke rezervuar të gjithë hapësirën për nevojat e këmbësorëve. Ky koncept urban, duke u ballafaquar me funksionin urban (si për shembull transportin publik), i cili në këtë moment po pëson një zhvillim demografik, social dhe ekonomik, sjell gjithashtu edhe rritjen e qarkullimit të këmbësorëve dhe të automjeteve në rrugët përreth sheshit. Ndërkohë, shkaku kryesor për vonesat në realizimin e këtij projekti të madh mbetet shpronësimi i domosdoshëm që hap arterien e Unazës së Vogël te godina e INSIG-ut dhe që mundëson devijimin e të gjitha makinave, të cilat sot kalojnë detyrimisht në sheshin “Skënderbej”, shpronësim i cili duhet të bëhet nga ana e qeverisë. (Marsel LELA)

Shqiptaret e Amerikes per Joe DioGuard-in


Shpallja e kandidaturës se Joe Dioguardit për Senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikanëve një mundësi të shkëlqyeshme që të sjellin në Capitol Hill një zë të fuqishëm dhe përfaqesues të tyre. Joe DioGuardi po garon si republikan kundër senatorës së emëruar, demokrates Kirsten Gillibrand, për të përfaqësuar shtetin e New York-ut në Senatin e SHBA-ve në Washington, DC. Të gjithë shqiptaro-amerikanët duhet ta mbështesin fuqimisht DioGuardin sepse ai është i mirë për Amerikën e me i mirë për shqiptaro-amerikanët!

Më pak se dhjetë ditë nga shpallja zyrtare e kandidaturës së DioGuardit, Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin (www.AlbaniansForDioGuardi.com) u lansua si platformë elektorale për të gjithë shqiptarët anekënd Amerikës në përkrahje të fushatës së DioGuardit. “Kandidatura e DioGuardit paraqet një mundësi unike dhe historike për komunitetin shqiptaro-amerikan për të pasur një zë të fuqishëm e të vërtetë të interesave kombëtare shqiptare në Senatin e SHBA-ve,” ka theksuar Faton Bislimi, një aktivist i njohur shqiptar në SHBA, në emër të platformës Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin. “Nëse serbët arritën të ndihmojnë në zgjedhjen e nje guvernatori të Illinois-it dhe një Senatori të SHBA-ve nga Shteti i Ohio-s, të dy këta me prejardhje serbe, shqiptaro-amerikanët definitivisht kanë mundësi dhe duhet të ndihmojnë në zgjedhjen e Joe DioGuardit me prejardhje shqiptare në Senatin e SHBA-ve. Andaj, ata duhet të bashkohen dhe ta përkrahin pa reserve DioGuardin tani,” ka shtuar Bislimi.

Gjatë sherbimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve (1985-1989), Joe DioGuardi paraqiti rezolutat e para në mbështetje të kërkesave legjitime të shqiptarëve të Kosovës për trajtim të barabartë dhe liri në ish-Jugosllavinë e atëherëshme. Në atë kohë, shumica e anëtareve të Kongresit dhe publiku amerikan nuk kishin dëgjuar për Kosovën, e aq më pak për trajtimin e tyre mizor nën Jugosllavinë e dominuar nga serbët. Pas largimit nga Kongresi amerikan, DioGuardi themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të perfaqesojë shqetësimet e popullit shqiptar në Washington, DC, e vecanërisht të punojë për pavarësinë e Kosovës.

Veprimtaria e LQSHA-se nën udhëheqjen dhe vizionin e Joe DioGuard-it dhe gruas se tij, Shilrey Cloyes, pati suskes në sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj gjendjes së vështirë politike të shqiptarëve që jetonin në Kosovë, Mal te Zi, Luginën e Preshevës, Camëri, dhe Maqedoni. Joe dhe Shirley inicuan dëshmi dhe ndëgjime në Kongresin amerikan për te shpalosur kushtet politike dhe ekonomike që vazhdimisht përkeqësoheshin dita-ditës në Kosovë. Gjithashtu, me ftesë të tyre, disa anëtarë të Kongresit amerikan shkuan në tokat shqiptare për të dokumentuar dhe informuar Kongresin amerikan dhe publikun botëror për brutalitetin e tmerrshëm të ushtruar nga Slobodan Milosheviqi kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë dhjetë viteve të okupimit, që kulminoi me luftën gjenociale në vitet 1998-1999, dhe për represionin ndaj shqiptarëve të Malit të Zi.

Prandaj, si shqiptaro-amerikanë, ne e kemi një obligim kombëtar dhe moral që të mbështesim Joe DioGuardin ne garën e tij për Senatin amerikan sepse që nga viti 1985 ai ka shërbyer si mbrojtësi i lirisë dhe sigurisë së popullit shqiptar. Ne Senatin amerikan, DioGuardi do të vazhdojë me pasion që t’i shtojë trashëgimisë së tij të promovimit dhe mbrojtjes së interesave të shqiptareve për liri, demokraci, zhvillim ekonimik, dhe paqe në Ballkan.

Uordsuorth: Serbia te bashkepunoje me Kosoven


Serbia mund te bashkepunoje me Kosoven pa njohur pavaresine e saj dhe si precedent mund te sherbeje marredhenia e dikurshme mes dy Gjermanive.

Keshtu deklaroi ambasadori britanik ne Beograd, Stiven Uordsuorth, ben te ditur Radio Kosova.

Diplomati theksoi se eshte me rendesi qe Beogradi dhe Prishtina te fillojne dialogun mes tyre lidhur me problemet praktike.

"Kjo nuk do te thote njohje formale e pavaresise se Kosoves nga ana e Beogradit pasi nga e kaluara eshte deshmuar se dy vende mund te bashkepunojne mes veti edhe pa njohje formale te njeri – tjetrit", u shpreh Uordsuorth.(T.CH)

Kosova, Belgjika paralajmeron Serbine

Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane ne Belgjike, Olivie Shestel, i ka bere te qarte Serbise se duhet te angazhohet seriozisht per bashkepunimin rajonal para se te anetaresohet ne BE.

Shestel ka theksuar se pa zgjidhur problemin e marredhenieve me Kosoven, Serbia do ta kete te veshtire te ardhmen e saj ne gjirin e vendeve anetare.

“Serbia duhet te jete e vetedijshme se partnere te saj ne procesin e anetaresimit nuk jane ekspertet e KE, por 27 vendet anetare te BE-se, 22 prej te cilave kane njohur Kosoven. Per to do te jete e papranueshme qe Serbise t’i lejohet hyrja ne BE me nje territor te cilin ato e konsiderojne shtet te pavarur”, ka pohuar Shestel. (T.CH)

Lekundje te forta termeti ne Kosove

Nje termet i fuqishem ka tronditur pak caste me pare Kosoven. Termeti me magnitude 4.5 e ka patur epiqendren ne Serbi, ne kufi me Kosoven nderkohe qe thellesia e lekundjeve mendohet te kete qene deri ne 2 kilometra.

Termeti eshte ndjere fort ne te gjithe Kosoven, por lekundjet me te fuqishme jane ndjere ne Mitrovice, qe eshte vetem 23 kilometra larg epiqendres.

Lekundjet jane ndjere edhe ne Prishtine dhe ne qytete te tjera te vendit. Nuk ka njoftime per te lenduar, nderkohe qe demet materiale mund te jene vetem lokale.(T.CH)

Berisha: Shqipëria dhe Kosova, programe dhe tekste të përbashkëta


Kryeministri Sali Berisha prit sot një delegacion të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Kreu i ekzekutivit, nw fillim tw fjalws sw tij, tha se bashkëpunimi arsimor midis Shqipërisë dhe Kosovës është i një rëndësie të veçantë. “Qeveria jonë, do të bëjë çdo përpjekje dhe është tërësisht e gatshme që ky bashkëpunim të jetë me dobi për të dy vendet tona, në të gjitha ato fusha ku ka interes të ndërsjellë”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, “dy vendet duhet të kalojë në programe dhe tekste të përbashkëta për shumë lëndë, si në nivelin parauniveristar, duke filluar me abetaren e deri në nivel universitar me tekste fundamentale të përkthyera, të cilat janë pranuar gjerësisht nga komuniteti akademik ndërkombëtar si referenca me vlerë unikale shkencore”. Ai tha se kjo do t’i shërbente formimit më të mirë të studentëve dhe do të lehtësonte punë e profesoratit.

Shkodër, ekzekutohet 19 vjeçari te lojërat e fatit

Grindja në ambientet e një lokali lojërash fati mes dy të rinjve ka përfunduar tragjikisht me ekzekutimin e njërit prej tyre. Disa të shtëna pistolete kanë terrorizuar kalimtarët e shumtë rreth orës 18:30 në afërsi të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, kurse policia gjeti trupin e një të riu 19 vjeçar i identifikuar si Eduart Thana.

Policia e Shkodres ka identifikuar dhe shpallur ne kerkim autorin e vrasjes se 19 vjeçarit, Eduart Thana.

Sipas burimeve zyrtare mesohet se autor eshte 18-vjeçari A. Brahimi, i cili tashme eshte shtetas i shpallur ne kerkim.

Megjithëse u dërgua në spital në gjendje të rëndë, i plagosuri nuk mundi të mbijetojë. Policia e Shkodrës shoqëroi disa persona që ishin prezentë gjatë ngjarjes, kurse i dyshuari është arratisur nga vendngjarja.

Eduart Thana u ekzekutua ne afërsi të Trumës së Dugajve të Reja pranë rrugës muzelale dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit.

Burime policore bëjnë me dije se në komisariat u shoqëruan rreth 12 persona, dëshmitarë dhe të tjerë që mendohet se mund të kishin informacion për ngjarjen.

Eduart Thana gjeti vdekjen ndërsa është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga A. Brahimi tashme ne kerkim.

Sipas policisë që i referohet dëshmive të grumbulluara në vendin e ngjarjes, viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë dhe kur ka kuptuar se po ndiqej nga një autoveturë ka vrapuar drejt disa lokaleve në anën e djathtë të rrugës.

Viktima është ngjitur në një lokal lojrash elektronike por autori ka lënë mjetin në rrugë dhe e ka ndjekur prapa duke e qëlluar disa here me pistoletë. Më pasi autori është larguar me mjetin e tij. Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, 19 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Përkrahet vendimi i KFOR-it


Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë ka mbështetur vendimin e misionit paqëruajtës të NATO-s për pezullimin e përkohshëm të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky vendim u mor pas paraqitjes së gardës së nderit të kësaj FSK-së, me pjesëtarë të armatosur, në një parakalim në qendër të Prishtinës në kuadër të manifestimit të 12 vjetorit të fillimit të luftës në Kosovë.

Zyra Civile Ndërkombëtare, autoriteti që mbikqyr zbatimin e marrëveshjes së statusit të Kosovës, nuk e ka komentuar paraqitjen e pjesëtarëve të armatosur të FSK-së në shënimin e asaj që njihet si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ajo ka mbështetur hapat e ndërmarrë nga KFOR-i në raport me këtë forcë.

Ndërkaq, komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Gjenerali Markus Bentler, e ka cilësuar paraqitjen me armë të FSK-së 'në shpërputhje' me statusin jo-ushtarak të saj.

KFOR-i ka reaguar edhe ndaj shpalosjes së flamurit të NATO-s në këtë ceremoni, për shkak të 'qëndrimit neutral' të Aleancës ndaj statusit të Kosovës.

Por qeveria e Kosovës, nën organizimin e së cilës është mbajtur ceremonia, ka thënë se pret t’i sqarojë sa më shpejt 'keqkuptimet' me ndërkombëtarët si dhe të normalizojë marrëdhëniet me KFOR-in.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se nga Kosova nuk duhet të kërkohet që ajo të mos sillet si shtet sovran dhe demokratik. (BBC)

Dënohet incidenti në Shkup


Organizata dhe vëzhgues në Maqedoni kanë ngritur alarmin për përkeqësimin e marrëdhënieve ndër etnike.

Një incident ku disa përkrahës të një klubi futbolli sulmuan një fëmijë shqiptar në Shkup, ka shkaktuar tension politike me karakter ndëretnik.

Në fundjavë një djalë 11-vjeçar u qëllua më gurë në kokë dhe mori lëdime serioze, ndonëse tani është jashtë rrezikut për jetën.

Ai u sulmua kur në Sheshin e Shkupit vërshuan tifozë të një klubi futbolli, që njohen si “komitë”.

Policia ka identifikuar një person dhe njoftoi se kishte ngritur padi kundër tij.

Për një hetim të plotë u zotua edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

“Atë që ndodhi në shesh, vetëm mund ta dënoj. Dua të theksoj se çdo incident i tillë, pa marrë parasysh se kush është sulmuar dhe cilës përkatësi etnike i përkasin personat, është për ta dënuar ", tha Kryeminisri Gruevski.

Ndryshe e shikon ngjarjen BDI-ja, e cila është partnere në koalicion qeverisës në Maqedoni.

Nëpërmjet një komunikate kjo parti e quajti sulmin me 'elemente fashiste' dhe kërkoi masa të menjëherëshe për të ndaluar atë që e quan 'huliganizëm' të shfaqur nga fansat “komiti”.

I njëjti grup përkrahësish sportivë, verën e kaluar u përfshi në një incident të ngjashëm, kur sulmuan banorë shqiptarë të një lagjeje në Shkup, duke u përleshur me ta.

Reagime ka patur edhe nga partitë e opozitës.

Për Demokracinë e Re klima politike do të nxisë edhe më tej grupe të ndryshme për të provokuar incidete, kurse LSDM-ja tha se dikush në Ministrinë e Punëve të Brendshme më në fund duhet të mbajë përgjegjësi se 'ka dështuar të pengojë huliganët sportivë'.

Mediat në Shkup vlerësojnë se ngjarja, e cila po merr dimensione etnike dhe politike, ndodh në kohën kur marrëdhëniet mes komuniteteve konsiderohen të përkeqësuara.

“Faji kryesor qëndron tek institucionet që nuk marrin masa fare për të ndaluar incidente të tilla, të cilat mund të përshkallzëojnë situatën ndër etnike e cila është e ndërlikuar”, tha gazetari Isuf Kadriu.

Disa raporte të organizatave të ndryshme thonë se tensioni ndëretnik është rritur.

Shkak për këtë përmendet projekti “Shkupi 2014”, por edhe disa projekte të tjera qeveritare.

Toni i ashpër i deklaratës së BDI-së, ndërkohë, po evidenton këndvështrimet e ndryshme që kjo forcë politike ka me partnerin e saj VMRO DPMNE, e cila incidentin e fundit e shikon vetëm si një rast rrahjeje që duhet të dënohet.

Këto dy parti prej disa kohësh kanë përplasje, ndërkohë që opozita i konsideron përgjegjëse për klimën e krijuar. (BBC)

Qëllon me armë ndaj policisë, Ekzekutohet 32-vjeçari

Një person u ekzekutua nga policia vetëm pak minuta pas mesnate në Kamëz. Zyrtarisht thuhet se viktima po udhëtonte me makinë me të tjerë persona, që nuk iu bindën thirrjes së punonjësve të rendit për të ndaluar.

Nga Patrullat e Policisë, personave në automjet ju është bërë thirrje me sinjal zanor, fenelinë por pasi kanë ndaluar mjetin janë larguar menjëherë me vrap. Thirrjes së policisë “Ndal Policia”, një prej personave i armatosur, në moment i është përgjigjur me zjarr, duke qëlluar me armë në drejtim të Patrullës së Përgjthshme të Policisë.

Të ndodhur përpara këtij sulmi edhe Patrulla e Policisë i është përgjigjur zjarrit të armës duke qëlluar në ajër. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes është gjetur i pajetë shtetasi Ahmet Bardhoshi, 32 vjeç, person me preçedentë të mëparshëm penal, i cili mbante të veshur një xhup ushtarak, në duar mbante doreza, si dhe një palë pinca të fshehura në trup. Grupi i posaçëm hetimor, kreu të gjitha veprimet e para hetimore e proçeduriale në vendin e ngjarjes, duke administruar të gjitha provat, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se, automjeti me të cilin udhëtonin këta shtetas ishte i vjedhur në zonën e Paskuqanit, po kështu edhe një gjenerator elektrik, i cili ndodhej brenda në këtë mjet. Njëri prej personave mundi t’i largohej kapjes së policisë dhe nga strukturat e hetimit të krimit të policisë së Tiranës, po punohet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e tij.

Stuhi debore ne veri e verilindje


Mbremjen e djeshme dhe ne oret e para te mengjesit te sotem reshje te dendura debore shoqeruar me stuhi dhe temperature nen zero kane pushtuar veriun dhe verilindjen e vendit. Probleme ka patur edhe ne zonen e Elbasanit, Librazhdit, Korces dhe Pogradecit.

Debora ka arritur nje lartesi prej 30 deri ne gjysem metri duke krijuar edhe veshtiresi ne levizjen e mjeteve ne disa akse rrugore. Ne aksin Tirane-Peshkopi, kalimi ne disa segmente, vecanerisht afer Bulqizes behet me zinxhire. Po ashtu edhe ne aksin Tirane Kukes, ne zonen e Qafes se Malit.

Edhe pse borepastrueset kane punuar gjate gjithe kohes, por prania e akullit e ben te veshtire qarkullimin. Temperaturat kane zbtritur ndjeshem disa grade nen zero ndersa ererat e forta ne forme stuhie e kane renduar edhe me shume situaten. Problemet me te medha duket se jane ne segmentin rrugor Qafe-Shllak, Qafa e Malit ku debora ne disa vende ka arritur deri ne 70 centimeter.

Ererat e forta bejne qe rruga te bllokohet here pas here por kalimi ka qene i vazhdueshem. Policia rrugore ka penguar levizjen e mjeteve te renda per shkak se rruga eshte ne disa segmente me nje kalim.

U refuzohet azili, vetëvriten tre shqiptarë. Hidhen nga kati 15-të


GLASGOW- Tre persona që besohet se janë shtetas Shqiptare kanë bërë vetëvrasje në Glasgow të Skocisë duke u hedhur nga kati i 15-të i një ndërtese, pasi u është refuzuar kërkesa për azil.

Lajmin e ka dhënë Agjencia Frans Press, ndërkohë që një ditë më parë lajmi ishte botuar në "Daily Record", por pa saktësuar kombësinë e viktimave.

Sipas burimeve, supozohet se atyre më parë u ishte refuzuar dhe sapo kishin marre pergjigjen per tu kthyer ne shtetin e tyre nga deshperimi i dhanë fund jetës, por policia nuk është shprehur zyrtarisht për këtë tragjedi.

Trupat e dy meshkujve dhe një femre janë gjetur në katin më të ulët të ndërtesës 30 katëshe. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e tyre, por banorja e ndërtesës Elaine Sandford thotë se beson që ata ishin Shqiptarë. Hetimi rreth këtij rasti po vazhdon.

Rama: Qytetaret po paguajne per keqqeverisjen

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi qeverisjen se po i detyron shqiptaret te paguajne drejtperdrejt nga xhepi i tyre keqqeverisjen dhe se njerezit po ndjejne perdite e me shume peshen e krizes.

Ne nje bashkebisedim me gazetaret ne seline e PS-se, Rama theksoi se rasti i Ruzhdies po ben ajo qe ndodhi ne 28 qershor po nis te shfaqet.

"Ne nje vend demokratik baza elementare eshte varja e qeverise prej votes se qytetareve, te cilet zgjedhin vete drejtuesit e tyre. Kur qeveria nuk e ka te domosdoshme cdo vote, sepse ate vote mbi pragun elektoral e merr me pahir permes nje mekanizimi korrupsioni atehere cdo qytetar paguan perdite kostot e kesaj te vertete te hidhur", theksoi Rama.

Kreu i PS-se theksoi se keqqeverisja nuk ka asnje gjase qe te shkoje duke u permiresuar por duke u perkeqesuar.
Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors