Showing posts with label Humor. Show all posts
Showing posts with label Humor. Show all posts

Humori shqiptar popullor dhe anekdotat e ndryshme folklorike.

HYRJE

Populli është autor jo vetëm i krijimeve poetike që dallohen për frymën epike, për fantazinë e pasur e të organizuar apo për lirizmin e thellë e të hollë, por dhe i krijimeve humoristike e satirike. Elemente të humorit dhe të satirës gjejmë në shumë krijime folklorike, qofshin këto në prozë apo në poezi; por ka asish, për të cilat humori dhe satira janë diçka karakteristike, janë tipare organike. Midis këtyre të fundit një vend të veçantë zënë anekdotat. Kuptimi i sotëm i kësaj fjale është larguar shumë nga kuptimi i saj i parë. Ne po e përdorim për të shënuar ato krijime folklorike, që në popull njihen me emra të ndryshme: mesele, shaka, shpotina, përrallëza e histori për të qeshur etj. Anekdota, si një formë e veçantë e tregimit folklorik, është mjaft e përoopur dhe e gjallë në popullin tonë. Ajo ështê përdorur me shkathësi nga populli për të fshikulluar shtypësit, është përdorur e përdoret për të vënë në lojë negativen, për të shprehur ide dhe dëshira të ndryshme. Një popullaritet e vitalitet i tillë lidhet me faktin se anekdota hyn në radhën e atyre krijimeve folklorike, që, me përmbajtjen e tyre, me formën e shkurtër, me elasticitetin dhe mprehtësinë, me karakterin humoristik esatirik, u përgjigJen më mirë kërkesave dhe nevojave ideore, estetike dhe etike të kohës e mund të zbatojnë me shkathtësi lidhjen me realitetin. Dhe, duke folur për figura, episode e shfaqje të jetës reale dhe për qëndrimin e popullit ndaj tyre. Me forcen e madhe vepruese dhe komunikimin e fuqishem me degjuesin, anekdota lot nje rol te rendesishem gjate bisedes. Ajo, ashtu si proverbi, po te perdoret me vend, kryen me shkathtesi rolin e argumentit, paraboles apo alegorise, shigjetes se mprehte kunder kundershtarit. Kjo i jep gjalleri dhe force bisedes apo ligjerimit. Ne kete menyre anekdota lot nje rol te rendesishem e origjinal njohes, edukativ dhe artistik.

Per te gjitha te keqijat qe ngjasshin ne nji familje mjaft te pasun ne SHkoder faji i mbetete sherbetorit plak, Shtjefnit.
Thehet gypi i kanilit(1), "Shtjefni"; merrte shkrume darka, "Shtjefni"; nuk piqej buka ne furre, "Shtjefni"!
Nji nate vone Shtjefni shef se nusja e madhe nep e merr neper shtepi dhe pvet me kujdes:
- Shka asht, mori bije, gjithe ky trazim?
- Kurrgja, more Shtjefen, kurrgja.
- Po ti fol, moj!
- Nuses se vogel i leu nji djale!
- Mooos, pash zotin!
- Pse?!
- Tesh po thone se "fajin e ka Shtjefni"!(2)

1) kandil; llambe
2) Sherbetori plak gjen rastin te thumboje zoterinjte qe per cdo gje fajin ja hidhnin atij, pavaresisht se kush e bente.


Nje fshatar, ne kohen e kaluar, vete te dentisti te nxjerre nje dhemballe. E merr ndihmesi dhe i nxjerr dy pernjeheresh. Fshatari zu te qahet, se i nxorri dhe nje dhemballe te mire, po ndihmesi i thote:
- Mos bej ze, se te del ustai e te kerkon te paguash per dy!


Nje matrapaz kishte varur prapa ne mur, karshi peshores, nje pasqyre te madhe. Nje shok i tij e pyeti:
- Habitem me ty; pse e ke varur ate pasqyre te madhe prapa?
- Nuk e kupton? Qe kur te vijne njerezit te blejne, te shifen ne pasqyre, ndersa une peshoj.

Njehere u kthye ne fshat nje kurbetli. Porsa e moren vesh, u ckulen te gjithe nga qene e nuk qene, e bot! e bot! kush ta pyeste me pare:
- A s'na thua - i thoshin - me cfare pune merreshe atje?
- Me shushaine (1) - pergjigjej kurbetliu.
- Shushaine? Galiba, ndonje pune e madhe, apo jo?
- C'pyet!
Ne darke e pyeti edhe e shoqja, po ay ja preu shkurt:
- Eh, moj budallaqe! A thua se ne kurbet te bejne minister? Llustraxhi ishja.

1) Nga anglishtja shuuz (kepuce) + shajn (llustroj)

Nje fshatar i varfer shkoi per nje pune te agai i fshatit; mirepo, kur hyri, vajti u ul dhe e harroi deren e dhomes hapur.
- Ngrehu mbyll deren - e urdheroi agai - apo s'ke dere ne shtepi!
Fshatari i varfer, qe e dinte sa cingun ishte agai, ju pergjegj:
- Jo, kam dere aga; po dera ime rri hapur gjithmone (1) prandaj edhe nuk u kujtova te bej zakonin tend.

1) Kuptimi eshte metaforik, behet aluzion per mikpritjen.

Nji pasanik i madh asht kah mbytet ne det, por, per baft, e pshton nji trim.
Pasaniku, per shperblim, nxjerr e i nep nji gjyse leku. Te gjithe cuditen e zemerohen, por trimi qi e kishte pshtue nuk nxehet aspak e... thote:
- Paj, zotnia e din se nuk vlen ma teper.

Qerositakoi njehere ne rruge me nje aga. Ky agai donte ta tallte Qerosin dhe i tha:
- Mu krimb kripa o Qeros, si t'ja bej?
- Hidhi pak qumesht mushke - i tha Qerosi.
- Po a ka qumesht mushka, ore?
- Po kripa, o aga, a ze krimba?

I kishte dhane zotnija Nastradinit nji skyfer (skifter) me dale per gjoje (gjah) me njimi porosi me e ruejte fort. Porsa pau nje shpend te madh [Nastradini] t'ja lshon skyferin shpines, por shpendi e coptoi dhe e lau ne gjak.
"Si me ja ba tesh?"
Kthei te zotnija dhe skyferin e mbajti mbshehe nen xhybe.
- He Nastro, si u dave?
- Ca me kene, bre zotni! Erdhi nji alamet shpendit e ndenja e mendova: "A ta lshoj, a mos ta lshoj, a ta lshoj, a mos ta lshoj?..."
Dhe kete e perseriti nja disa here. Zotnija, i merzitun, ja bani:
- Po ta kishe lshue, bre!
Nastradini, tuj nxjerre skyferin ba cope e grime, ja pret:
- Qe, mor zotni! E lshova dreqin, por kqyr si ma bani!

Nje here Nastradin efendiu kish mbetur fyshek pa leke dhe shkoi nen penxhere te nje cifuti te pasur dhe atje unjet ne gjunje e i lutet zotit:
- Me jep njeqind leke se, sikur te me japesh, nentedhjete e nente nuk i marr, ngaqe nuk mbaroj dot pune me aq!
Cifuti qe mbante vesh permbrenda penxheres, e degjoi dhe tha me vete: "Do ta provoj njehere cdo te beje, do ti hedh vetem nentedhjete e nente leke; valle a do ti pranoje?"
Dhe i mbeshtolli vertet aq leke ne nji shami dhe i hodhi perpjete mesa fuqi pati, pa i rene ne sy te Nastradinit. Dhe shamia me leke ra pastaj poshte, perpara Nastradinit, tamam sikur zbriti nga qielli. Ahere Nastradini zgjati doren e i mori dhe zgjidhi shamine e i numeroi:
- Nje, dy, tri, ... nentedhjete e nente dhe shamia njeqint! Tamam aq sa me duheshin!
Dhe i futi ne xhep e shkoi.


- Pjeter - i bertet zotnija me furi sherbetorit - ketu njani asht i marre; o ti o une!
- Zotni - pergjigjet Pjetri - po t'ishem une i marre, zotnija jote nuk kishte me me mbajte ne sherbim.


Nji mbret kishte dale nji here tebdil, me rrobe te panjohuna, per te pa punet e mbretnise se tij. Rruges takon nje nepunes te vogel edhe hyni ne kuvendim me te:
- Si shkoni me qeverri, si i ke hallet?
Nepunsi ju pergjegj shkurt:
- Une per veten teme jam keq! Kam nji tufe fmije e s'po mundem me i mbajte me rrogen e vogel qi marr. Bile jam nise me shkue ke mbreti me i qa hallin.
- Po nuk t'dha gja? - e pyeti mbreti.
Nepunsi i vogel fshatar, qi nuk e njofti, ju pergjegj si pa te keq:
- Po s'me dha gja, ne djall vafte! - Dhe i futi nji te shame te madhe mbretit.
Mbas ktyne fjalve mbreti i muer ne shenim emnin dhe u largue.
Kur shkoi fshatari ne nesret te mreti, e njofti me njihere qi paska qene mbreti vete aj qi paska takue dje me te dhe e paska sha keq fort, prandaj po mendohesh se si t'i pergjigjesh sot e te lante te shamen e djeshme.
- Ckemi - i tha mbreti - pse qenke mundue deri ktu?
- Jam shume ngushte, kam nji tufe fmije, rroga e vogel...
- Mirepo, n'qofte se nuk t'jap gja? - e pyeti mbreti me dinakeri.
Fshatari ju pergjegj:
- Per ate u muerem vesht dje, madhni.


Mbreti hapi fjale se kush do ta zinte me genjeshtra, dmth t'i thoshte nje genjeshter qe ai te mos mund ta kundershtonte, do te fitonte 100 napolona flori.
Vajten tre veta:
- Une, madheri - tha njeri - mbreme arnova qiellin.
- S'eshte gje kjo genjeshter - i tha mbreti ) se mbreme ra shi; pra, qielli ishte i shpuar.
- Une - tha tjetri - mbreme u lodha shume, se u mat te binte hena dhe vajta i vura nje furke ta mbaje.
- Edhe kjo s'eshte gje - tha mbreti - se hena sot ne mengjes dolli. - Po ti - i tha te tretit, nje fshatar - pse ke ardhur?
- Une - i tha ky - dua ate qypin me flori qe te la im at para se te vdiste per ta ruajtur.
- S'eshte e vertete! - u hodh mbreti. - Yt at s'me la ndonje qyp.
- Atehere me jep 100 napolonat, se te munda - i tha fshatari(1)

1) Po te pranonte mbreti se kerkesa e fshatarit eshte e drejte, duhet ti jipte qypin me florinj; po te mos e pranonte, dmth ta quante genjeshter, do te humbiste bastin dhe do paguante 100 napolonat. Ne te dyja rastet fshatari del fitues.


Nje patriot ishte burgosur ne Tirane per "faje politike". Aso kohe ishte minister i puneve te brendeshme Mehdi Frasheri.
Nje dite ky shkon te vizitoje burgun. Patrioti as qe tundet nga vendi. Atehere Mehdiu i drejtohet dhe i thote:
- Mos u merzit se do te zgjidhet dhe puna jote.
- Jo zoti minister - i thote ky - vetem me vjen keq qe u kam zene vendin.


Nje ushtar i dehur, ne kohen e Zogut, takoi nje oficer.
Ushtari kerkoi leje:
- Me leje zotni oficera, te kaloj?
- Kaloni, po nje nga nje - u pergjegj oficeri. (1)

1) Duket se dhe oficeri kishte te njejtin hall me ushtarin, gjersa dhe ai shikonte jo nje, por disa ushtare.

Ne nje rruge te Uashingtonit dy police arrestuan nje qytetar dhe e shpune perpara gjyqit.
- Kush te futi ne burg? - e pyet gjykatesi.
- Policet qe kini ketu - u pergjegj i pandehuri.
- E di, po perse? Mos valle per shkak dehjeje?
- Tamam, zoti gjykates; qe te dy ishin bere thumb!

Nje i varfer ngjitet maje nje mali dhe i lutet perendise:
- O perendi, me thuaj, c'eshte per ty nje minute?
- Nje perjetesi! - i pergjigjet perendia.
- Po nje solde? - e pyet prape i varferi.
- Nje milion! - pergjigjet perendia.
- Atehere te lutem, o perendi, me jep nje solde, se jam i varfer.
- Prit nje minute...(1)

1) Duhet patur parasysh se c'eshte minuta per perendine.

Nje prift kishte mjekerr te gjate. Nje here njeri e pjeti:
- Urate, se s'te kam pyetur, ku e mban, zotrote, tere ate mjekerr naten kur fle, ndene jorgan apo mbi jorgan?
Prifti mblodhi supet, se s'e kishte vene re kete gje. Po ate nate, si ra per te fjetur, ju kujtua kjo pjetje dhe zuri te cqetesohej, se kur e fuste nen jorgan sikur s'bente rehat, e nxirrte mbi jorgan, s'i dukej mire. Vazhdoi keshtu tere naten. Ne mengjes i foli gruas i nevrikosur:
- Gersheren, se vdiqa pa gjume tere naten!


Burre e grua rrinin n'oborr. Kendezi kendoi me ze te forte. Gruaja uli perçen shpejt e shpejt.
- C'pate? - i tha burri. - Ketu s'ka burra te huaj?
- Po pse, kendezi nuk eshte mashkull?


- A ndjeve, mori? - i bertet burri grues.
Por ajo nuk lot vendit.
Burri, i zemruem, shkon e kape per krahit e i thote:
- Andjeve se po te thrras?!
- Une kujtova, besa, se po thrret Morine, se mue me thone Dile.


Nji burre poterrexhi i bertet grues:
- Si ma plase shpirtin, moj grue! Ti po me shtjen ne dhe per se gjallit!
- Deksh e mos u njallsh!
- Ti njate don, se merr burrin tjeter.
- S'di kur po vjen ajo dite! Do ta ve mire gishtin ne temth se ke me marre.
- Merr edhe dreqin, ne dac!
- Jo, s'ban, se kam pase te birin.


- Nastradin! - e shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
- S'te vjen keq qe kam tere naten pa gjume duke tundur djalin qe qan? Tunde dhe ti njecike, se fundja, djali s'eshte vetem i imi, eshte dhe i yti.
- Ti tund gjysmen tende - i tha Nastradini - gjysmen time lere te qaje.


- Dje mbrema - i thoshte njeri shokut - hyri nje kusar ne shtepine tone, por gruaja rrembeu fshesen dhe e shqepi ne dru...
- Keshtu, he?
- Po! Pandehu se mos isha une, qe kthehesha naten vone nga kafeneja.


Shkoi burri ne pazar dhe bleu dy kile mish qengji dhe ja shpuri se shoqes per ta gatuar. Burri u kthye ne punen e vet. E shoqja, qe paskish ndodhur llupese, e poqi mire e mire mishin dhe e hengri. Kur erdhi ne darke i shoqi i tha:
- Pa na e shtro ate mishin ta hame.
- U, mor burre, ate e hengri macja!
- Mire, ma sill macen ketu ta peshoj.
Gruaja e zuri macen dhe ja shpuri te shoqit. Ky e peshoi macen dhe doli plot dy kile. Atehere i thote te shoqes:
- Mire qe mishi na qenka ketu, po macja ku eshte?

Nje femije, tue shikue me vemendje floket e babes, pa disa qime te bardha dhe e pyet:
- Babe, pse disa qime nga floket e tu jane te bardha?
- Se babes i del nje qime e bardhe, sahereqe djali i tij ben nje te keqe - i pergjigjet i ati.
Femija mejtohet pak e pastaj pergjigjet:
- Atehere gjyshi duhet t'i kete pase shume te keqinj femijte.

Nje grua vajti per vizite tek shoqja e saj. Gruaja pyeti femijen qe doli dhe i hapi porten:
- Ne c'ore hahet dreka te ju, vogelushi im?
- Mamaja tha se ne do te hame dreke kur te ikni ju.

Mbasi i kishte shpenzue te hollat nder qefe, pa ja vue mendjen mesimit, i biri i con telegram babes, tuj i kerkue pare:
"Babe, gjindem ne rruge te madhe".
I ati i pergjigjet po me telegram: "Rueju mos te xane automobilat!"


Nje here nje plak kthenej nga pylli ngarkuar me dru edhe ecente me gjithe ato, po, nga te lodhurit e teper, i shkarkoi me nje vent dhe i thrite vdekjes. Vdekja me te ardhur, e pyet perse e thriti, po ky, nga frika, i thote qe:
- Te thrrita per te ngritur njecike barren.


E thirren Nastradinin, qe dinte te shkruante e te kendonte, te bente listen e te ftuarve ne nje shtepi qe kishte dasme.
Dhe ai zuri te shkruaj:
- Nastradin ....
- Jo, zotrote je qe je - i tha i zoti i shtepise - shkruaj keta qe te them une, me rradhe.
- Une e di qe jam qe jam, po le te jem dhe ketu ne liste... se mendje eshte e me harrojne.


Pasi u vizitua njeri, i tha mjekut:
- Zoti doktor, cfare semundje kam?
- Ti pi shume dhe punon pak.
- Atehere te lutem thuajma latinisht emrin e semundjes, se dua t'ja them gruas.

Barcaleta Me Spec Te Kuq

Barcaleta shqiptare nga krahina te ndryshme

NJE HERE TRE GOCA PARFUMOSESHIN RASTESISHT NE RRUGE ATY AFER KALON NJE XHAJE DHE I DREJTOHET GOCAVE PO MJAFT MOJ GOCA SE NA QELBET IK O XHAJE SE NUK MER VESH TI SE KY PARFUMI KA BERE 5000 MIJE LEKE, TE NESERMEN KONCIDON XHAJA NE AUTOBUZ KUR HYPIN DHE KETO GOCAT DHE XHAJA SA I PA I AFROHET DHE U LE SHON NJE PORDHE DHE ATO I THONA AVASH MER XHAJE SE NA QELBE - IKNI O GOCA SE NUK MERNI VESH JU KA SHKUAR 200 MIJE LEK KILJA E FASULEVE

***

NA ISHTE NJE HERE NJE SHQIPETARE, NJE ITALJN DHE NJE AMERIKA DHE KETA KISHIN VENDOSUR TE ARRININ KULMIN E SEKSIT DO TE THOTE QE SECILI TA BENTE ME NJE MACE DH MUNDESISHT PER 2 ORE TI BENIN MACES NDONJE KOTELE. FUTET I PARI ITALJANI DHE RRIN 2 ORE DHE DEL ME KOTELE NE DORE , FUTET I DYTI AMERIKANI DHE RRIN 4 ORE KUR DEL ME NJA PES KOTELE , FUTET I FUNDIT SHQIPETARI DHE RRIN 1-2-3-4-5-16-17-24 ORE DHE KUR DEL ME NJE KOTELE TE GJTH HABITEN DHE I IRRITUAR SHQIPETARI FILLON DHE SHNE MOR U Q...SHA MOTRAT PO ME MACOK ME KENI FUTUR.

***

FUTET NE NJE LOKAL NJE BJONDE NUDO DHE AFROHET AFER BANAKUT DHE POROSIT NJE BIRRE POR BANAKJERI RRI I HUTUAR DHE KJO PASI E SHEF I THOTE HE MER LAL NUK KE PARE NDONJE HERE FEMER NUDO DHE KY I PERGJIGJET KAM PARE POR PO MENDOJ NA DO TI NXJERESH LEKET

***

NA ISH NJE HERE TRE MURGESHEA QE SHKOJNE E RREFEHEN PARA SHEN PALIT
SHKON E PARA DHE I THOT AT KAM BERE KRIM KAM PARE NJE HERE PA DASHJE NJE BURRE LAKURQ,
PO MIRE THT LAJE FETYREN ME KETE UJIN E PASTER DHE IK
PASI DEL E PARA FUTET E DYTA DHE SA BEHET GATI TE TREGONTE
HYN KJO E TRETA DHE THOT ATI AT TE LUTEM TE LAJE UNE PAK FYTYREN ME ATE UJIN E MIRE SA SE KA LARE AKOMA KJO BYTHEN SE ME VESHTIROSET.

***

NJE HERE NJE PLAK DHE NJE PLAKE PASI PO RRININ NE SHTEPI I THOTE PLAKA PLAKUT O PLAK A IKIM NJE HERE ANDEJ NGA ULLISHTET E TE KUJTOJME RININE TONE DHE PLAKU JA KTHEN PO RRI MOJ PLAKE SE NUK JEMI ME PER ATO PUNE NE , BEJNE E CBEJNE DHE NISEN POR KU ARRINE ATJE SAPO ULEN FILLO PLAKA DUKE E FERKUAR PLAKUN DHE PLAKUT JU NGREF DHE JA NGREN KEMBET NE BYTHE TE ULLISHTES, POR NE ATO MOMENTE VJEN PRONARI TOKES DH I THOT QE DO U VEJE GJOBE PLAKES I VE GJOBE 1500 LEKE DHE PLAKUT 300 LEKE DHE PLAKA E PYET PSE PLAKUT I VURI GJOBE ME PAK DHE MUA ME SHUME DHE AI I THA PLAKES ,SE PLAKU NUK KISHTE QENE NDONJE HERE KURSE TI KE QENE DHE DISA HERE TE TJERA.

***

Ne klase mesuesja pyet nxenesit :
-Ne nje peme jane 5 zogj.Nje gjahtar qellon me çifte dhe vret 3 zogj.Sa zogj mbeten ne peme?
-2 zogj mesuese ,pergjigjet nje nxenes
-Bravo e gjete thote mesuesja
Nje nxenes tjeter ngrihet dhe e kundershton :
-Ne peme nuk mbeti asnje zog mesuese se u tremben nga zhurma Mesuesja e vene ne pozite mendohet pak dhe i thote: bravo me pelqen llogjika qe perdor.
Po ky nxenes thote:
-Ta them edhe une nje probleme mesuese?
-Thuaje ia kthen mesuesja
-Jane 3 femra duke ngrene akullore,e para e lepin me majen e gjuhes e dyta me gjithe gjuhen dhe e treta e fut akullore ne goje, cila nga keto te treja eshte e martuar?
-Ajo qe e fut te gjithe akulloren ne goje -thote mesuesja
Jo mesuese, ajo qe ka unaze te gishti, por gjithsesi me pelqen llogjika qe ndjek.

***

Ishte nje kauboj nga Lushnja dhe hyn ne nje lokal. Nxjerr njeren pistolete dhe brram e shkreh ne ajer.
- Banakier! - therret dhe nxjerr pistoleten tjeter, shikon perreth tere fodullek dhe e zbraz ne ajer. - Banakier, nje raki! E pi rakine dhe pasi shikon edhe njehere rreth e rrotull tere trimeri, del perjashta. Kur shikon qe kalin ja kishin lyer me boje vaji. Hyn ne lokal i terbuar dhe ulurin: - Kush ma ka lyer kalin me boje te flase! - dhe nxjerr koburet nga brezi.
Ngrihet nje lab me kembe dhe i thote:
- Une ta lyejta, he çdo besh?!
-Jo re jo, - ia kthen lushnjari,- kur do ti heqesh edhe doren e dyte.

***

Ishte nje shofer taksie dhe po shkonte nga tirana ne vlore. Sa kaloj qytetin e fierit , ne fashatin e pare i del nje fjerak me AK te madh, shoferi i frikesuar del nga makina dhe i thote te lutem mos me vrit me mer leket makinen cfar te duash vetem mos me vrit dhe firaku i thote qe ti binte me dore dhe keshtu ben shoferi i bie me dore , pasi e derdhi i thote po tani cfare te bej ky i thote qe ti binte prap e ky muhabet nja kater her rrjesht deri sa shoferit nuk i ngrihej me po tani qe nuk me ngrihet me cfare te bej tani i thote ky firaku meqe nuk te ngrihet ma co deri ne tirane nusen.

***

Na ishte nje here nje plak qe kishte tre goca, ky ishte ne prag te vdekjes dhe u le amanet qe kur te vdiste ta hapnin nje dere qe ishte ne shtepi por e fshehur dhe plaku pasi u trego gocave se ku ishte dera ai vdes dhe gocat nga kureshtja shkOjne te shofin por sa hapin deren del nje zezak me k..in e madh dhe u thote se cfare te kerkoni une do te ju a plotesoj dhe keto thone qe ta bente nga nje here me to dhe ky i thote jo se e kam per ato qe po e lexojne me vemendje kete barcalete. !!

***

Ishte nje here nje burre dhe e ze nata ne nje fshat pasi lodhet ga rruga e gjate mendon te shikonte ndonje vend per te flejtur por sa afrohet afer nje rruge shef nje motel dhe i drejtohet me gezim te madh pasi kishte ngelur ne rruge e nu kishte ku te flinte, sapo hn ne motel i afrohet recepsjonit dhe e pyeten nese ka ndonje dhome te lire dhe recepsjonistja i thote se nuk ka por po deshe tek dhoma me numer 4 eshte nje bejbi ( vajze e bukur ) dhe ky kujton se po i thoshte per bebe, po vend tjeter a ka po i thote tek mullari me bar dhe ky ate ben dhe ja fut gjithe naten gjume tek mullari kur ngrehet ne mengjes shkon per te paguar leket dhe recepsjonistja i thote qe ne shperblim te borxhit te shkonte e ti conte buken bejbit sa shkon tek dera dhe sa e hap deren shef nje femer lakuriq dhe qe e kishte gjoksin shum te perkryer dhe i thote ky kush je ti , une jam bejbi, po ti kush je une jam bujari qe mu thafte k..ri qe flejta tek mullari.

Humor Shkodran -

Gezim Kruja

Pjesë nga libri "Qesh e njesh"

Hapja
Një ditë, një tip i çuditshëm më ndalon:
"Çfarë teme ka ai libri yt?" Unë i thashë:
"Kam mbledhur gazmoret e dialogjet ma të mira, që i kam shkruar prej vitesh, e tashti në demokraci."
"Ashtu, - më tha. Po a të del ndopak libër i trashë?" Po libri, mor i dashur, nuk vlerësohet nga trashësia, po ç'ka kanë shpikë trutë e mia. Ti Po ja ban si ja bani një përgjegjës i vatrës së kulturës në fshat, që shkon me ble pllaka gramafoni, se në atë kohë nuk kishte magnetofon, e i thotë shitësit, "M'i jep 200 pllaka gramafoni." Shitësi i thotë: "A don muzikë të lehtë apo të randë?" Fshatari i përgjigjet: "Çfarëdo muzike, se gomari ka me i bajtë."

Komisari
E more shoku Komisar, 45 vjet që e ke kullotë Partinë e Punës, vetë shkruj e vetë vulos, e njeri mos me të thënë mos. Tashti të kanë ra puplat, re nga fiku...
- Gabohesh djalosh, unë jam ai që kam qenë, unë nuk kam ra nga fiku, por ç'ti bësh, ka ra fiku...

Edukatorja
- O mami, o mami, du dy gurabija sot.
- Për ç'farë të duhen dy gurabija?
- Se njërën ma han edukatorja...

Transferimi
Dëgjo moj bijë, tani jam transferuar në Shkodër. Ti je vajzë e re, 17 vjeçe, e ke mendjen taralele. Shkodra është qytet i madh, qytet me kulturë, janë njerëz të humorit, janë qejfli. Ti, të pastë mamaja, shoqëroju me vajza e mos u ndalo me asnjë djalë, se kaq bukur ta prishin mendjen shkodranët, sa nuk ke qejf me u thanë Jo...

Doktori i psikiatrisë
- Doktor, po më merren mendt.
- A e din pse të merren mendt?
- Pse? - Ke kokën e madhe e trutë e vogla, e të sillen nëpër kokë. Derisa të zajnë vend trutë, mos u shqetëso.

Doktor ekspres
Burrë e gru shkojnë tek doktori: Doktor a mund t'ju shqetësojmë?
Doktori: Zhdeshu zojë!
Gruja: Burri ashtë i sëmurë, zotni doktor...
Doktori: Ashtu, atëherë burri juaj të nxjerrin vetëm gjuhën.

Humor nga Tefa

Shtjefën Palushi (Tefa) bashkë me Paulin Selimin janë dy krijues te njohur të humorit shkodran. Tefa i shkurtër e i shtrembërt, ndërsa Paulini i gjatë e i hollë...

Futu për vrimë të celësit...
Tefa e Paulini si bashkëkrijues humori, shkonin natyrisht e i bënin vizita njëri-tjetrit në raste të ndryshme. Një ditë, Paulini e thirr Tefën në telefon, dhe i thotë se do kalonte andej.
- Po mirë hajde - ia kthen Tefa. Pas disa minutash, bie zilja e derës së shtëpisë së Tefës...
- Kush ashtë? - dëgjohet një zë nga brenda.
- Jam unë Paulini...
- Po mirë, futu për plasë të derës... - ia kthen nga brenda Tefa.
--
Pas disa ditësh, i njëjti rit përsëritet, por në kahje të kundërt. Tefa niset e shkon tek shtëpia e Paulinit dhe i bie ziles.
- Kush ashtë? - i thotë Paulini.
- Tefa, Tefa, po hape derën...
- Futu për vrimë të celësit... - ia kthen Paulini.

Tefa shkel kufirin...
Pasi ishte mërzitë me komunizmin në Shqipëri, Tefës i shkrep mendja e vendos të arratiset nga Shqipëria. Ai niset e shkon në kufi nga Zogajt, dhe don të arratiset për në Mal të Zi. Por syri vigjilent i kufitarëve të kohës së xhaxhit, e pikas këtë shtrembaluq, që po i afrohet kufirit. E rrethojnë ushtarët dhe si rezultat e kapin dhe kur e shohin se ishte Tefa, e marrin dhe e vënë në një makinë për në Shkodër. Kur mbërrijnë në Shkodër, policët i thonë Tefës:
- Tefë, a ke dashtë me thy kufinin a?...
- Jo more, - ua kthen Tefa, - po kisha mbetë në rrugë e nuk dijsha si me u kthy në Shkodër. Atëherë thashë, ma mirë po i afrohem kufinit, se ushtarët kanë me më kapë, e kanë me më pru me makinë në Shkodër...

* * *

Fajin e ka Shtjefni...
Për të gjitha të këqijat që ngjasshin në nji familje mjaft të pasun në Shkodër, faji i mbetej shërbëtorit plak, Shtjefnit.
Thehet gypi i kanilit(1) - "Shtjefni"; merrte shkrumë darka - "Shtjefni"; nuk piqej buka në furrë - "Shtjefni"!
Nji natë vonë, Shtjefni shef se nusja e madhe nep e merr nëpër shtëpi dhe e pyet me kujdes:
- Shka asht, mori bijë, gjithë ky trazim?
- Kurrgja, more Shtjefën, kurrgja.
- Po ti fol, moj!
- Nuses së vogël i leu nji djalë!
- Mooos, pash zotin!
- Pse?!
- Tesh po thonë se "fajin e ka Shtjefni"!(2)
---
1) kandil; llambë
2) Shërbëtori plak gjen rastin të thumboje zotërinjtë, që për cdo gjë fajin ia hidhnin atij.
[ marrë nga Lezha.net ]

* * *

Nga ’karadyzeni’ në ’karitas’
Mësimi i letërsisë pritej me padurim të fillonte.
Profesor Toma e bën më tërheqës duke përdorur humorin Shkodran me mjeshtërinë e bejtexhinjve.
- Sot, kena me fol për historin e letersis Shkodrane prej shekujsh.
Filloi Pr. Toma duke shqiptuar një ‘o’ pak a shumë si ‘a’ dhe duke hequr ‘ë’ nga fundi i fjalëve.
- Na e dina se kena pas t’huej mrend, e s’na kan lan me zhvillue letersin ton.
Ndërhyri një student nga fundi i auditorit duke hequr ‘e’-në kur vinte pas ‘u’-së, dhe vazhdoi:
- Ç’a na kan lan ata neve me ba?
- Taman, njikjo qi tha Osoja asht pytje me vend. Për ket due me kallxue.
Pr. Toma, u drejtua mbi podiumin ku kishte hapur edhe këmbët që të siguronte bazament sa më të qëndrushëm. Fytyra mori një pamje mjaft serioze. Tema ishte shumë e rëndësishme.
- Turqit erdhen n’vendin ton me KARADYZEN. Pas 500 vjetesh ata u largun tuj marr DYZENIN.
U mendua pakëz, duke u munduar të linte pas atë histori të shkuar një shekull më parë.
- Po, na erdhi rusi me nji KARANDASH, qi na ka ndryshue krejt stilin e letersis ton. Kjo letersi e huej na majti deri n’fund t’shekullit t’kaluem. E ata shkuen tuj marr me vete DASHIN.
Studentën nuk po flisnin. Mendonin ku do të qëllojë Pr. Toma.
- Tash na kan ardh evropiant me KARITAS. Dihet se kur kan me u largu t’a po na marrin TASIN. Poplli yn tash ka nevoj per njat tas.
Ishte përsëri i njëjti student që u tregua i paduruar dhe ndërhyri përsëri:
- Po mir, zotni Toma, Ç’a ka me na met neve?
- Ju jeni aq t’meçem sa me kuptue ç’a ka me na met ne, prap si ma par.
* * *

DASH
Solucioni larës i mirënjohur DASH pati jehonë deri në vendet arabe. Përse nuk njihet në Kinë apo Japoni? Këtë do ta kuptoni nga ngjarja e mëposhtëme:
Në Itali bëhet rreklamë e fuqishme e këtij larësi me emër shqipëtar. Me siguri është marrë nga leshi i bardhë i dashit. Që të mos largohemi nga tregimi, në rreklama shikojmë fotografi me pëlhura të ndotura të cilat kur lahen me larsa të ndryshme nuk marrin atë pastërti dhe shkëlqim që u jep DASH-i. Pra, nga e majta në të djathtë dallohet efekti i këtij larësi të përsosur.
Liçensa u ble nga një kompani shumë e njohur arabe dhe u bë ndërtimi i fabrikës dhe doli prodhimi i parë i larësit. U gjend edhe një arab që dinte Italishten përkryer. U bë edhe përkthimi i saktë i diçiturave që shoqëronin fotot e famshme. Televizori, gazetat, revistat si dhe parrulla me sipërfaqe gjiganteske që mbuluan ndërtesat e qyteteve, bënë një prezantim që nuk shkulej lehtë nga mendjet e arabëve.
Rezultati: as edhe një kuti me larës nuk u shit! Falimentim i firmës!
Faji doli nga përkthimi i diçiturës të cilës ju dha drejtimi nga e djathta në të majtë dhe nuk përkonte me fotografinë. (Shkodra)
Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors