Showing posts with label Ekonomia. Show all posts
Showing posts with label Ekonomia. Show all posts

Shkodër, përurohet ura mbi Bunë

Kryeministri Berisha dhe ministri i Transportit, Sokol Olldashi, ishin sot paradite në përurimin e përfundimit të punimeve në urën e re mbi lumin Buna në Shkodër.

Konferenca e Tokës, Berisha: 98% e qytetarëve kanë ujë të pijshëm

Në Konferencën Ndërkombëtare të Tokës, e cila këtë vit zhvillohet në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është një vend me nivel të ulët toke për frymë por tha se ajo është me potenciale të mëdha dhe bëri thirrje që kjo pasuri të mirëmenaxhohet.

Rriten taksat e automjeteve


Komisioni Kuvendor i Ekonomisë ka miratuar një ligj që e detyron qytetarin te paguajë taksë edhe kur shet makinën brenda vendit.

Deputeti demokrat në Komision, Florion Mima theksoi se parimi është i njëjtë me atë të TVSH-së, ndërsa sipas tij shifra është e përballueshme si për ata që i importojnë makinat, si për ata që vendosin t’i shesin.

Kosova kredi nga Banka Boterore


Kosova ka firmosur marreveshjen e pare te kredise me Banken Boterore, vetem nente muaj pasi u be anetare e saj.

Behet fjale per nje kredi prej 20 milione dollaresh qe do te perdoret per sistemin e kadastrave, trajtimin e te drejtes se prones dhe per te financuar bilancin e pagave.

“Kjo strategji percakton bashkepunimin mes qeverise dhe Bankes per dy vitet e ardhshme. Kjo perfshin perkrahje financiare, teknike dhe analitike”, u shpreh Ranjit Nayak, perfaqesues i BB-se ne Kosove.

Nga ana tjeter ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, theksoi se me ane te ketyre parave do te permiresohen financat publike ne te gjithe nivelet.

“Kushtet e kredise jane me te mirat e mundshme qe mund te negocioje nje vend anetar ne kete institucion”, u shpreh Ahmet Shala, minister i Financave.Terheqja e parave do te behet brenda vitit 2013, ndersa huaja do te shlyhet per 40 vjet. (T.CH)

INSTAT: Eksportet ne janar u rriten 44%

Situata ne tregtine jashtme ka pesuar nje permiresim te ndjeshem gjate muajit janar te ketij viti ne krahasim me janarin e 2009. Ne publikim te treguesve te tregtise se jashtme per janarin Instituti i Statistikes (INSTAT) konstatoi se, per shkak te rritjes se eksporteve me rreth 44 per qind, deficiti tregtar ka shenuar nje ulje prej 38.3%. Keshtu sipas te dhenave ne muajin janar 2010 u eksportuan 9,6 miliarde leke mallra, me ulje 3 per qind ne krahasim me dhjetor 2009 dhe rritje me 44 per qind ne krahasim me Janar 2009.

Gjate kesaj periudhe, u importuan 30 miliarde leke mallra me ulje 30.3 per qind ne krahasim me dhjetor 2009 dhe rritje 8.1 per qind ne krahasim me janar 2009. Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 20,5 miliarde leke, duke shenuar nje ulje prej 38.3 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje ulje prej 3.1 per qind krahasuar me Janar 2009. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian eshte 64.5 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia.

Me Italine eksporti eshte 56.1 per qind dhe importi 24.1 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 5.6 per qind dhe importi 16 per qind. Ne krahasim me dhjetorin eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 17.9 per qind, “Makineri, pajisje dhe pjese kembimi”u rrit 11.5 per qind, “Tekstile dhe kepuce” u rrit 5.6 per qind, etj. importi i grupit “Makineri, pajisje dhe pjese kembimi” u ul 38.1 per qind, “Minerale, lende djegese, energji elektrike” u ul 34.2 per qind, “Prodhime druri dhe letre” u ul 30.8 per qind, etj.

Ne janar 2010, importi i mallrave me akcize arriti vleren 3,4 miliarde leke, duke zene 11.2 per qind ndaj totalit te importit. Krahasuar me dhjetor 2009, importi i mallrave me akcize ka patur ulje prej 13.5 per qind. Peshen me te madhe te ketyre mallrave te importuara e zene nenproduktet e naftes (66.8 per qind). Ne deklaratat e meparshme per qendrueshmerine e ekonomise shqiptare Fondi Monetar Nderkombetar ka vleresuar se, Shqiperia duhet te rrise eksportet, qe te arrije qellimet e rritjes ekonomike.

Sipas Fondit, rritja e eksporteve, eshte me e rendesishme se te ardhurat e emigranteve dhe ndertimi. Nese analizojme Shqiperine, duhet te gjeje burime te reja per rritjen ekonomike dhe eshte shume e qarte, se burimet e reja mund te vijne vetem nga eksportet, ka vleresuar FMN. Sic po deshmohet tashme, Shqiperia nuk do kete mundesi te mbeshtetet ne te njejta burime si ne te kaluaren, nuk mund te kete me te njejtat burime financimi, ku ne financimin e ekonomise kane dominuar te ardhurat nga emigracioni dhe bumi ne sektorin e ndertimit. (Blerina Hoxha - Kohajone)

Kriza ne Greqi, deputetet gjermane: Shisni ishujt


BERLIN- Dy deputete gjermane i kane propozuar dje qeverise greke te shese ndonje nga ishujt e saj te mrekullueshem per te paguar borxhet. Lajmi eshte publikuar ne gazeten e perditshme gjermane Bilder cila e permbledh keshtu deklaraten e tyre: Ne ju japim leket ju na jepni Korfuzin”

Propozimet shkojne me tej duke kerkuar shitjen dhe te ishullit Akropili. “Shteti grek duhet te heqe dore dhe te shese pronat e tij, si per shembull ishujt e pabanueshem, ka deklaruar per gazeten Frank Schaffler, ekspert i ekonomise se partise liberal demokratike. Ndersa zedhenesi i partise se Merkelit, Marco Wandereitz shkon me tej:" Nese BE, pra dhe Gjermania do ta ndihmojne financiarisht Greqine, atehere eshte e nevojshme qe te jepet nje garanci ne kembim.

Disa ishuj per shembull mund te jene mire” ka shtuar ai. Sipas ministrise se turizmit Greqia ka 3054 ishuj, nga te cilet vetem 87 jane te banuar. Deklaratat vijne ne nje kohe kur Angjela Merkel, kancelaria gjermane do te takoje sot kryeministrin grek Papandreu i cili ka udhetuar drejt Berlinit, por Merkel nuk mund ti premtoje ndonje ndihme Greqise.

Ne nje interviste ne televizionin Ard, zv ministri i jashtem grek Dimitris Droutsas ka hedhur poshte oferten, tha: “Kam degjuar se duhet te shesim Akropolin. Ky lloj sugjerimi nuk me duhet i pershtatshem. Greqia eshte perballur qe prej disa muajsh me nje krize financiare te pazakonte qe ka rritur ne menyre te konsiderueshme kushtet e kredise ne vend”. Nen presionin e Bashkimit Evropian, qeveria socialiste mori dje masa te rrepta destinuar ekonomizimit te 4,8 miliarde dollareve per reduktimin e deficitit publik dhe per t'i rikthyer besueshmerine tregjeve.

Investimet, kryesojnë industria dhe telekomunikacioni


Ndarja e investimeve të huaja direkte sipas sektorëve dëshmon për një shpërndarje jo të njëtrajtshme dhe të larmishme mes tyre gjatë periudhës 2005-2009. Periudha 2005-2007 përkon me intensitetin më të lartë të IHD-ve në sektorin e telekomunikacionit.

Ndërkohë që, viti 2008 dhe gjysma e parë e vitit 2009 regjistruan një rënie të IHD-ve drejt këtij sektori. Viti 2008 ka rezultuar një vit i suksesshëm në tërheqjen e IHD-ve drejt sektorit të industrisë nxjerrëse dhe të sektorit bankar. Ky vit shënoi dhe pikën kulmore të fluksit hyrës të IHD-ve në këta sektorë për periudhën 2005-2009.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2009, këto dy industri kanë rezultuar krahasimisht më pak tërheqëse për investitorët e huaj kur merret parasysh dhe ecuria e vitit paraardhës. Një industri tejet e suksesshme në tërheqjen e IHD-ve drejt vendit tonë, e klasifikuar brenda kategorisë "të tjera" në ndarjen sipas sektorëve, ka rezultuar 'industria e përpunimit tekstil dhe drurit'.
Kjo industri, me karakter kryesisht rieksportues, gëzon ritme rritjeje progressive të investimeve të huaja direkte që prej vitit 2005.(Kohajone)

Debate për privatizimin në Shqipëri


Në Shqipëri ka ngjallur komente një deklaratë e kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e pjesës së mbetur të pasurisë shtetërore.

Opozita, por edhe ekspertë të ekonomisë thonë se ky është momenti i papërshtatshëm për shkak të krizës botërore.

Ndërkohë ka mendime se duhen vendosur raporte të drejta midis sektorit publik dhe atij privat.

Privatizimi i ekonomisë shqiptare vazhdimisht ka qenë një ndër prioritetet e qeverive të të gjitha ngjyrave dy dekadat e fundit në Shqipëri, që kur vendi hyri në rrugën e ndryshimeve demokratike dhe ekonomisë së tregut.

Në kohë të ndryshme dhe mes polemikave janë privatizuar sektorë të rëndësishëm strategjike, si ai telekomunikacionit, bankave, naftës, energjitikës, por vleresohet se ka ende sektorë të rëndësishëm të paprivatizuar.

Javën e kaluar kryeministri Sali Berisha bëri të ditur për fillimin masiv të privatizimit të aseteve shtetërore që kanë mbetur pa privatizuar. “Do të kompletojmë privatizimin e të gjitha aseteve të cilat janë të domosdoshme,” tha zoti Berisha.

Menjëherë pas kësaj deklarate opozita reagoi duke thënë se kjo synonte grabitjen e asaj pasurie kombëtare që ka mbetur. Ndërkohë ekspertë të saj, ndonëse në parim shprehen për privatizim të sektorëve shtetërore, argumentuan se për shkak të krizës ky proces nuk do të ishte fitimprurës.

Shkëlqim Cani, ekspert i njohur i ekonomisë duke folur në emisionin Zig Zag në BBC në Shqip tha se "të privatizosh në kohë krize, është të çosh në minimum çmimin e shitjes së pasurisë kombëtare”.

Nga nga e tij, përfaqësuesi i konfindustrias shqiptare, Gjergji Buxhuku e shikon edhe si një tentative të qeverisë që në këtë kohë të vështirë të mbushi buxhetin e shtetit. Por sipas zoti Buxhuku në këtë çështje duhen vendosur raporte të drejta midis sektorit publik dhe atij privat.”Gjetja e këtyre raporteve duhet të përbëjë thelbin e diskutimit, “ tha zoti Buxhuku.

Megjithatë pritet që qeveria të hedhë hapa konkrete drejt privatizimit të asaj ç’ka ka mbetur pronë shtetërore, që pa dyshim do të sjellë debate në të ardhmen. (Fatos Ahmati - BBC)

Periudha 2005-2008, rritje 2-shifrore e investimeve

Investimet e huaja, rajoni është në konkurrencë

Vendet në zhvillim i japin një përparësi thelbësore thithjes së investimeve të huaja direkte (IHD) drejt ekonomive të vendeve të tyre. Teoria ekonomike nënvizon disa nga përfitimet ekonomike dhe financiare që burojnë nga rritja e IHD në ekonomitë e vendeve në zhvillim. Kështu, hyrja në vend e kompanive për qëllime biznesi - krahas krijimit të një fluksi hyrës financiar dhe hapjes së vendeve të reja të punës - rrit gjithashtu edhe produktivitetin dhe konkurrueshmërinë në industritë përkatëse.

Niveli i IHD-ve në një ekonomi në zhvillim varet nga disa faktorë kryesorë. Disa prej tyre varen drejtpërsëdrejti nga autoritetet vendase, ndërsa disa nga profile i tregut vendas. Kështu, madhësia e tregut; kostot e punës; konkurrenca ndër ajonale; dhe - disi më pak - stabiliteti i kursit të këmbimit, janë të gjithë faktorë që lidhen kryesisht me profilin e tregut vendas. Nga ana tjetër, stabiliteti politik dhe ai financiar janë dy përcaktues madhorë, të cilët janë të ndërlidhur kryesisht me autoritetet vendase. Në të njëjtën kohë, IHDtë janë elastike kundrejt kornizës përkatëse fiskale, lehtësirave të përkohshme e të përhershme si p.sh. masat e aplikuara mbi prurjet financiare dhe incentivave të tjera administrative.

Pas disa vitesh ecurie pozitive, në vitin 2008 flukset hyrëse të IHD-ve në vendet e Evropës Juglindore shënuan rënie. Kështu, pjesa më e madhe e vendeve ka njohur vlera negative të rritjes së IHD-ve, ndërsa një pakicë (ku përfshihet edhe Shqipëria) ka shënuar një rritje më të moderuar të këtyre flukseve krahasuar me vitin paraardhës. Duke qenë se pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte në rajon e ka origjinën nga vendet e zhvilluara të Eurozonës, problemet financiare dhe ekonomike në këto vende ndikuan në këtë rënie, fillimi i së cilës përkon me periudhën kur kriza u shfaq në Evropë.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka shënuar një rritje dyshifrore të këtij treguesi për vitin 2008. Ecuria e IHDve, për periudhën 2005-2008, dëshmon për një rritje dyshifrore të këtij treguesi në terma vjetorë. (Kohajone)

Investimet e huaja, Shqipëria e vetmja me rritje në rajon

Ashtu si edhe në vitin 2008 edhe gjatë vitit 2009 Shqipëria ka kryesuar me ritmet e larta të rritjes së investimeve të huaja direkte. Një studim krahasimor me vendet e rajonit Banka e Shqipërisë vlerëson se, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi, I cili nuk regjistron ndryshime në fluksin hyrës të IHD-ve, të gjitha vendet e tjera kanë shënuar vlera dyshifrore rënieje gjatë vitit 2008 tendencë e vërejtur edhe gjatë 2009, ndërsa e kundërta ka ndodhur me Shqipërisë.

Vendi ynë ka njohur një rritje krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar (rreth 20 për qind) ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë shënuar një pakësim të konsiderueshëm në vlerat e
flukseve hyrëse të IHD-ve si për pasojë edhe ndaj PBBsë. Në rastin e Shqipërisë, prirja rritëse e IHD-ve konfirmohet edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009, kryesisht si pasojë e rritjes
së të ardhurave nga privatizimet.

Sipas Autoritetit Qendror Bankar, flukset hyrëse të IHD-ve në Shqipëri janë ndikuar dhe nga disa reforma të rëndësishme që synojnë përmirësimin e kushteve të "të bërit biznes" në vend. Kështu, u shkurtuan dhe lehtësuan procedurat e regjistrimit të bizneseve dhe licencimit të tyre nëpërmjet krijimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe asaj të Licencimit. Një tjetër incentivë për bizneset e huaja që vendosin të investojnë në Shqipëri, është ulja e barrës fiskale, duke përgjysmuar taksat direkte si tatimi mbi fitimin në 10 për qind, ulja e taksës së sheshtë në 10 për qind, përgjysmimi i taksës për biznesin e vogël në 1.5 për qind, si dhe përgjysmimi i normës së kontributit të punëdhënësit në 15 për qind.

Në vitin 2008, u ndryshua ligji për shoqëritë tregtare duke synuar rritjen e transparencës së këtyre kompanive. Reformat në këtë ligj e vendosën Shqipërinë ndër 20 vendet e para në indeksin e Mbrojtjes së investuesve në raportin "Doing Business" të Bankës Botërore. Kushtet e favorshme të punës në tregun shqiptar vendas dhe lehtësirat ndaj biznesit janë dy prej katalizatorëve kryesorë të ecurisë pozitive të kësaj industrie. Gjithashtu, nevoja e rritjes së nivelit të eksporteve
shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe ato ndër rajonale - për të përballuar rreziqet që burojnë nga thellimi i deficitit tregtar – e bën edhe më imperative rritjen e fluksit të IHD-ve në këtë industri.(Kohajone)

Rruget e reja pa para


Ne diten kur njoftoi shkurtimin e shpenzimeve te buxhetit me 25 miliarde leke kryeministri Berisha tha se qeveria nuk do te terhiqet nga 3 projektet e medha infrastrukturore, Rruga e Arbrit, autostrada Tirane-Elbasan dhe ajo Berat-Tepelene.

Sipas deklarimeve te herepashershme por ende pa e konfirmuara zyrtarisht nje shifer, qeveria parashikon qe ndertimi i rruges Berat-Tepelene te kushtoje rreth 410 milion euro, segmenti tjeter i boshtit te jugut, Tirane- Elbasan e ka koston e perfarert rreth 170 milion euro dhe po kaq do te kushtoj segmenti me nje tunel te Rruges se Arberit.

Pra nje parashikim qe tenton te kape shifren prej rreth 1 miliarde euro dhe afati fundor i paracaktuar per perfundimin e tyre eshte viti 2013. Por ceshtja tashme shtrohet se ku do te gjenden parate per financimin e tyre.

Megjithe premtimet e qeverise per te mos i prekur keto projekte, ne buxhetin e shtetit ende nuk eshte percaktuar se sa do te jene fondet qe qeveria do te jape ne vitin 2010 per to. Buxheti aktual nuk te jep asnje sinjal se financimet e parashikuara aty ne zerin investimeve kapitale do te jene te mjaftueshme per keto tre vepra te medha.

Sipas te dhenave zyrtare te buxhetit, ne vitin 2010 fondi per ndertimin e rrugeve ka rene me 30 per qind dhe nga 52.7 miliarde leke qe ishte vitin e kaluar eshte ulur ne 36.9 miliarde leke duke perfshire ketu edhe financimet e huaja. Me keto shifra edhe nese qeveria do i perqendroje te gjitha parate e investimeve ne keto 3 projekte serish nuk do ja dale ti financaoje do to brenda afateve.

Ndaj ne kete pike shpresa e vetme mbeten serish kredite nga donatoret, te cilat do te lehtesonin disi koston e buxhetit po duket e veshtire tashme qe Shqiperia nuk perfiton dot me nga kredite e buta, dhe nuk e ka me luksin per te rritur borxhin, qe eshte sakaq ne nivelet me te larta.(T.CH)

Rritet me 5 lekë çmimi i karburanteve

Rritet me 5 lekë/litri çmimi i karburanteve në vend. Dje në pikat e tregtimit të karburanteve, një litër naftë shitej me 127 lekë, ndërsa një litër naftë eurodiezel shitej me 132 lekë. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku një litër shitet me 135 lekë. Shkak për këtë rritje është shtrenjtimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare, ku një fuçi naftë kutohet me 80 dollarë.

Për vetë koniunkturën që ka tregu vendas, është mjaft i ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, kjo pasi gati 90 për qind e nevojave të vendit për konsum plotësohet nga importi... Sipas importuesve, për sa i përket çmimit të karburanteve në vend, vetëm 7 për qind të çmimit e ka në dorë tregtari, ndërsa 93 për qind e çmimit reflektohet nga zhvillimet në tregun e jashtëm. Aktualisht, në Shqipëri operojnë rreth 6 importues vendas, ndërsa dy importues të tjerë janë grekë.

Por, kompanitë vendase zënë rreth 70-80 për qind të sasisë së naftës që importohet. Dy janë faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës në vend. I pari është faktori ndërkombëtar, pra rritja e kuotimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare, dhe faktori i dytë është niveli i akcizës dhe taksat e tjera, që duhet të paguajnë importuesit e karburanteve.

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka nisur të rritet sërish, pas një ulje drastike të pësuar pak muaj më parë. Por në tregjet amerikane dhe ato londineze, nafta arriti një çmim rekord prej 147 dollarësh për fuçi, në muajin korrik të vitit të kaluar, duke tronditur sistemin tregtar e financiar në të gjithë botën.

SHBA: Nderime speciale për Berishën në ekranin NASDAQ


Kryeministri Berisha i ftuar të mbyllë bursën amerikane NASDAQ në New York
New York (Bota sot) - Kryeministri Berisha ishte i ftuar special në ceremoninë e mbylljes së bursës ditore të New York, NASDAQ, në Times Square.

Gjatë kësaj ceremonie që tashmë është kthyer në një ceremoni tradicionale dhe mjaft popullore për New York, Kryeministri Berisha u prit nga Zëvendëspresidenti i NASDAQ, i cili e shoqëroi Kryeministri Berisha në ambientet ku kjo ceremoni zhvillohet.

Gjatë ceremonisë u shfaqën pamje sugjestive nga vendet më të bukura dhe panoramike të Shqipërisë, si dhe një dokumentar i shkurtër mbi vendin tonë.

I gjithë aktiviteti, ndërkohë që zhvillohej, transmetohej në kohë reale në NASDAQ Tower dhe shikohej nga qindra e qindra qytetarë, të cilët ndodheshin aty me këtë rast, si dhe me kërshërinë për t’u njohur më nga afër me këtë vend kaq larg SHBA-ve.

Në mesin e tyre kishin ardhur edhe mjaft shqiptaro- amerikanë, të cilët prisnin me krenari të takonin Kryeministrin e vendit të tyre të origjinës.

Kulla Panoramike e NASDAQ është ekrani më i gjerë i botës. Në të transmetohen në kohë reale rezultatet e bursës amerikane, si dhe përshëndetjet e liderëve botërorë apo personaliteteve të tjera të shkencës, artit, botës së financës etj..

Përshëndetja e Kryeministrit Berisha përmes stacionit televiziv të NASDAQ u transmetua në kohë reale në televizionet e profilizuara ekonomike më prestigjioze si CNBC, Bloomberg, FOX Business.(BotaSot)

"Borgjezet, trojet me cmim tregu"

Te gjithe ata persona qe kane nje vile ne zonen bregdetare ne fshatra turistike, do te duhet te blejne siperfaqen e truallit ku e kane ndertuar, me cmimet e tregut. Kryeministri Sali Berisha, paralajmeroi ne mbledhjen e djeshme te qeverise, detyrimin qe keta shtetas do te kene se shpejti per te paguar truallin ku kane ndertuar me cmimet reale te tregut, nese vertete kerkojne ta shijojne pronen e tyre.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk mund te behet fjale per legalizim te fshatrave ne zonat turistike, por pagese me vleren reale te tregut, per cdo meter siperfaqeje. "Borgjezia e re duhet qe ne menyre perfundimtare te bleje me cmim tregu, token qe vilat e tyre kane zene ne fshatrat turistike dhe keto fonde, kalojne per pronaret. Ne kete menyre, ata do t'i gezojne edhe me shume shtepite e tyre te fundjavave", u shprehe kryeministri para kabinetit qeveritar.

Sipas tij, statusi i fshatrave turistike eshte nje problem i nderlikuar gjate rruges, por tani do t'i jepet pergjigje perfundimtare ne interes te dyanshem, te atyre qe i posedojne shtepite dhe te pronareve, sepse te gjitha fondet do te kalojne per pronaret. "Statusi i tyre nuk lejon qe te perdoren praktikat e legalizimit per to, pasi kemi te bejme realisht me ate qe une e quaj "borgjezi e re", por qe ne fakt, nuk ka ndermend ta deklaroje veten te tille asnjehere, gje te cilen une personalisht nuk arrij ta kuptoj. Ky vend kaloi ne shekullin e ri dhe ende nuk ka dale dikush e te thote, une jam borgjez, madje edhe miliarder po te jete", tha kryeministri.

Ndaj e gjithe kjo kategori sipas kreut te ekzekutivit, do te duhet te paguaje me cmimet e tregut, vilen e blere ne fshatrat turistike, ne te gjithe territorin e vendit. Sipas kryeministrit Berisha, nuk mund te lejohet, qe pronaret e ndertimeve ne zonat turistike, ne ato te quajtura fshatra turistike, te legalizojne ndertimet e tyre me cmimet lehtesuese qe jane percaktuar per zonat informale.

Te gjithe keta, do te paguajne cdo meter katror siperfaqe te zene nga ndertimi i vilave te tyre, me cmimet e tregut. Kur dihet qe cmimet e tokave ne zonat turistike per meter katror, jane me te kripurat nga te gjitha tokat e tjera, si truall apo toka bujqesore ne zona te tjera. Nje nderhyrje e tille ligjore pritet te behet shume shpejt nga qeveria. Ashtu sic parashikohet edhe ne ligjin per legalizimin e zonave informale, parate qe do te mblidhen nga ky sanksion ligjor, pra pagesa e siperfaqeve te fshatrave turistike me cmimet e tregut, do te shkoje per kompensimin financiar te pronareve te ligjshem te tokave. Ne ligjin per legalizimet, percaktohet qe masa 80% e fondeve te mbledhura i shkon pronareve te tokes, te cilet presin demshperblimin financiar nga shteti per token e zene.

Pagesa

Qytetaret qe kane vila ne fshatra turistike, do te paguajne cdo meter katror te siperfaqes se ambientit, me cmimet e tregut. Kerkesa per pagimin e truallit, u be dje nje mbledhjen e qeverise nga kryeministri Sali Berisha.

Legalizimet, mbyllen pas dy muajsh

Procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje, pritet te mbyllet perfundimisht ne muajin tetor. Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale, eshte duke vijuar punen me pritjen e dokumenteve nga banoret dhe dhenien ne dore, te tapive te legalizimit. Drejtuesit e kesaj agjencie, u shprehen dite me pare, se procesi do te perfundoje ne tetor. Por ashtu sic edhe tha kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e qeverise, vilat e ndertuara ne fshatrat turistike nuk bejne pjese ne kete proces. Ato do te paguajne truallin me cmimin e tregut. E perbashketa eshte se fondi do te shkoje per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave, qe presin kompensim ne vlere monetare per token e tyre te zene, nga fondet e buxhetit te shtetit. Sipas te dhenave te marra nga ALUIZNI, ne zyrat e kesaj agjencie jepen cdo dite rreth 40 mije tapi, per shtepite dhe ndertimet e bera nga banoret ne zona informale.

Rezart Taçi heq dorë nga blerja e 80% të Bolonjës


Lajmi i bujshëm i pak ditëve më parë për blerjen e ekipit të Bolonjës nga biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, ka rezultuar një blof spektakolar. "Rezart Taçi heq dorë nga blerja e 80% të aksioneve të ekipit italian të Serisë A", - shkruhej dje në faqen zyrtare të internetit të klubit të Bolonjës. Lajmi u përcoll menjëherë nga mediet më të rëndësishme sportive italiane.

"Dush i ftohtë për familjen Menarini dhe gjithë ambientin e Bolonjës. Rezart Taçi, biznesmeni shqiptar i naftës, i ka njoftuar shoqërisë kuqeblu heqjen dorë nga blerja e 80% të aksioneve të klubit", - shkruante "Sport Mediaset"

"Lajmi që asnjë prej tifozëve të Bolonjës nuk e priste, është bërë i ditur në orën 20:26 në sitin e klubit të Bolonjës", - shkruante gazeta "La Gazzetta dello Sport".

Presidenti i Bolonjës, Menarini, shprehu keqardhjen për këtë gjë, në gazetën "Sport Mediaset", i befasuar.

Njeriu që pak vite më parë punonte në Itali si kamerier ndezi shpresat e tifozëve për një ekip të madh, duke premtuar një merkato "alla Real Madrid".
Presidenti i ekipit të Bolonjës u shpreh se do të vazhdojë tratativat për shitjen e klubit me shoqëri të tjera.

Heqja dorë nga blerja e Bolonjës vjen vetëm një ditë para se ai të zyrtarizonte blerjen e ekipit, për të cilin Taçi do të paguante 20 milionë euro, ndërsa kishte premtuar shpenzimin e 40 milionë eurove për merkato futbollistësh, një shifër kjo që konsiderohet luks dhe për ekipet më të mëdha në botë.

Depozita fleksi, 2 perfitime ne nje depozite

Bankat “hidhen” ne fushate per depozitat. Tirana Bank ka njoftuar produktin me te ri per sherbimet e kursimeve te cilesuar “depozita fleksi”. Norma e interesit per depozitat me afat 1-vjecar eshte 7,5 per qind ne leke dhe 5% per euron. Per me teper ne cdo moment terhiqet 30% e shumes se depozituar pa prishur depoziten e pa humbur interesin.

Gjithashtu, Tirana Bank ka permiresuar edhe sherbimet per transfertat e parave te emigranteve. Me sherbimin e ri te transfertave “Pa Kufij” - “No Borders” te Piraeus Bank Group, emigrantet mund te kryejne transfertat me kushte te favorshme qe nje banke mund te ofroje, si kosto teper te uleta per derguesin, 0 komisione per perfituesin e transfertes dhe mbi te gjitha dergim i shpejte dhe terheqje te parave brenda dites. Per kete sherbim mjafton te hapet nje llogari te nje prej bankave te Piraeus Bank Group, per te perfituar nga sherbimi i ri i transfertave “Pa kufij”. Gjithnje e me shume bankat po i shohin emigrantet si nje target me mjaft fitim per aktivitetin e tyre. Ndaj dhe ne sezonet kur shqiptaret qe jetojne jashte kthehen ne Shqiperi, bankat nisin ofertat joshese. Ne muajt qershor, korrik, dhjetor dhe janar promocionet e bankave jane te perqendruara thellesisht tek emigrantet. Gjate ketyre periudhave bankat ofrojne paketa ekstra.

P.sh., per te gjitha ata qe hapin nje depozite te re nga dhjetori ne janar, do te perfitojne interesa me te larta. Po keshtu, gjate kesaj periudhe bankat ofrojne me shume lehtesira per emigrantet qe duan te marrin kredi. Ndersa disa banka shtojne oret e punes si nje mundesi per te ofruar sherbime jashte orareve te zakonshme si nje menyre tjeter per te “ndjellur” emigrantet.

Shpronesimet, ja akset qe perfitojne

Fondet e shpronesimeve per autostraden Fier-Vlore, te Unazes se Tiranes, te Unazes se vogel te Tiranes etj., jane tashme gati. Qeveria miratoi dje 3 miliarde leke qe do te perdoren per shpronesime publike ne keto akse. Duke pergezuar administraten per menaxhimin ne baze te normave dhe standardeve te duhura, Kryeministri shtoi se nga miremenaxhimi i fondit te pagave dhe shpenzimeve operative te marra se bashku, jane shpetuar nga abuzimet 2,3 miliarde leke.

Nder te tjera, Kryeministri informoi se nje shume prej 3 miliarde lekesh eshte perfituar si rezultat i uljes se kostos se prokurimeve publike te brendshme, pa perfshire ketu financimet e huaja dhe rialokimet e bera nga ministrite. “Ministria e Puneve Publike per shkak te uljes se kostos se prokurimeve ka perfituar nga ajo dhe ka hapur fronte te reja pune. Mjafton te kujtojme ketu qe terminali i portit te Durresit eshte kontraktuar me 42% te fondit te parashikuar dhe eshte fituar nga nje prej kompanive me serioze”, u shpreh Kryeministri. Kryeministri theksoi gjithashtu se investimet publike perfitojne nga keto shuma rreth 8 miliarde leke, nga te cilat 5 miliarde investime direkt ne rruge dhe 3 miliarde do te perdoren per shpronesime.

Analistet: Serbia mund te vendose embargo ndaj Kosoves

Analistet thone se ne masat ndeshkuese mund te perfshihet edhe bllokimi I furnizimit me energji elektrike per Kosoven.

Nderkohe qe bisedimet mes pales kosovare dhe asaj serbe deshtuan gjate negociatave shtese, Kosova dale nga dale pritet te shpalle pavaresine e njeanshme.

Por Serbia e cila e kundershton nje ide te tille mund te marre masa ndeshkuese per t’i zene frymen shtetit me te ri ne Ballkan.
Analistet thone se ne masat ndeshkuese mund te perfshihet embargoja ekonomike, por edhe bllokimi I furnizimit me energji elektrike per Kosoven. Nje e treta e importeve ne Kosove mberrijne nga Serbia, por vetem 16% e mallrave prodhohen ne Serbi. Sidoqofte, sipas ekspertit te ekonomise, Shpend Ahmeti, edhe mallrat qe prodhohen ne Serbi jane te zevendesueshme.

Per biznesmenin kosovar Tahir Humolli, mbyllja e kufijve nuk eshte ndonje problem i madh pasi sipas tij ka edhe rruge te tjera te cilat mund te perdoren per transportin e mallrave, sic eshte ajo e Malit te Zi.

Nderkaq shume shqiptare te Kosoves kane filluar qe tani t’i shmangin prodhimet serbe, me ose pa embargon e Serbise. (news24, balkanweb, Albanian Times)

Durres-Kukes, buxheti gati 60 milione USD

Ne fund te vitit, qeveria do te miratoje nje fond ekstra prej 5 miliarde lekesh, ose rreth 60 milione dollare, qe do te shkojne per financimin e rruges se re Durres-Kukes. Lajmi eshte njoftuar nga Ministria e Finances, nderkohe qe sot akti normativ i pergatitur nga Bode do te marre edhe miratimin e qeverise dhe me pas do te kaloje ne parlament. Shuma ne fjale vjen si teprice nga mosperdorimi i fondeve buxhetore te programuara per disa investime qe nuk kane ecur sipas parashikimeve. Nderkohe qe punimet ne rrugen e re, Durres-Kukes nga kompania “Bechtel Enka” kane pasur ecuri me te mire se parashikimet, duke marre keshtu nje pjese te fondeve qe nuk kane mundur te realizohen ne projekte te tjera.

Pas shume debatesh dhe akuzash per abuzime, qeveria ka koston per rrugen Durres-Kukes. Kosto totale nuk do te jete me shume se 620 milione euro, ka deklaruar ministri i Transportit, Sokol Olldashi. Nga kjo shume, 520 milione euro kushton ndertimi i aksit Rreshen-Kalimash, ku eshte i perfshire edhe tuneli, dhe 100 milione euro te tjera nevojiten per pjesen tjeter te aksit. Keshtu, nje kilometer i ketij segmenti kushton me shume se 9 milione euro. Per realizimin e ketij aksi te percaktuar si prioritet nga qeveria “Berisha” ka pasur te dhena te ndryshme deri me tani, por fillimi i punes ne disa segmente dhe permbyllja e studimit te fizibilitetit per disa te tjere e ka bere koston konfuze dhe te paqarte. Aksi qe lidh portin e Durresit me kufirin kosovar deri ne Morine eshte 170 kilometra, ku 111 prej tyre do te jene rruge te reja, te ndertuara sipas standardeve qe realizohen autostradat (kater kalimshe). Investimi i shekullit ne infrastrukturen rrugore shqiptare po kalon mjaft peripeci, duke perfshire edhe nje proces hetimor nga prokuroria dhe nga nje tjeter hetim paralel qe po zhvillohet nga Kuvendi i Shqiperise. Per te mbeshtetur me financime kete projekt, qeveria ka marre nje kredi me kushte tregtare prej 270 milione eurosh nepermjet nje ankandi. Nderkohe qe 20 milione euro te tjera jane firmosur me Banken Islamike, po per kete rruge. Nga ana tjeter, tepricat buxhetore nga mosrealizimi i investimeve ne vijimesi do te perdoren per financimin e ketij aksi. Aktualisht po behen punime ne aksin Milot-Rubik-Rreshen, te realizuara nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe ndodhet ne proces aksi Kalimash-Morine. Nderkohe, konsorciumi amerikano-turk, “Bechtel-Enka”, po punon per ndertimin e segmentit me te veshtire.

Kosto e rruges, loja me shifrat

Ndertimi i rruges se re Durres-Prishtine po kalon me debate te ashpra qe kane perfshire edhe prokurorine ne nje proces hetimi, per shkak te kostove te larta qe mbart projekti. Opozita ka perqendruar kete vit kritikat ndaj qeverise me se shumti ne menyren e tenderimit dhe financimin te rruges, duke bere akuza te ashpra per korrupsion. Nderkohe qe prokuroria ne hetim te kesaj ceshtjeje ka kerkuar heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, ish-minister Transporti ne periudhen kur u krye tenderi. Deri me tani ka pasur te dhena te ndryshme per shumen qe kushton ndertimi i kesaj rruge. Ekspertet e qeverise “Nano” deklaronin se ajo kushtonte 250-300 milione dollare, por si nje rruge me vetem dy kalime dhe nje tunel me vetem 2 korsi. Me pas, ne vitin 2006, Ministria e Transportit publikoi nje studim, sipas te cilit rruga Durres-Kukes do te kushtonte rreth 450 milione euro. Ndersa sipas percaktimeve me te fundit te eksperteve te Ministrise se Transporteve, kosto e rruges do te perfshije nje vlere te perafert me 620 milione euro. Financimet per perfundimin e ketij aksi po sigurohen nga buxheti i shtetit, nderkohe qe si perfundim teresor i saj paraqitet qershori i vitit 2009.

Viti 2007, teprica ne buxhet 128 milione euro

Buxhetit te shtetit i kane tepruar deri ne fillimin te nentorit nga mosrealizimi i shpenzimeve nje shume prej 15,4 miliarde leke ose 128 milione euro. Investimet me financim te brendshem jane realizuar ne masen 64,6 per qind me nje mosrealizim ne vlere 11,3 miliarde leke, nderkohe qe investimet me financime te huaja jane realizuar 59,3 per qind te parashikimit, ose me nje teprice 4,1 miliarde leke. Keshtu suficiti buxhetor aktualisht llogaritet 15,4 miliarde. Nga ana analiza e treguesve te buxhetit e kryer gjate muajit nentor, rezulton se ka nje kursim te ndjeshem te disa zerave te shpenzimeve, kryesisht si rezultat i kursimeve nga proceset e tenderimit apo mosrealizimin e investimeve ne disa projekte. Kursimi me i madh verehet ne shpenzimet per borxhin. Por, nga ana tjeter, ka nevoja per disa projekte investimesh qe kane ecur me shpejt se parashikimi, keshtu qe tepricat jane parashikuar te perdoren per keto projekte, te tilla si rruga Durres-Kukes. Po keshtu, nje pjese me madhe prej gati 4,5 miliarde lekesh do te akordohen ne formen e nje huaje per KESH-in, i cila do te perdoret per importin e energjise elektrike. Rreth 2,5 miliarde leke te tjera do te perdoren per te shpronesuar pronaret e tokave ku jane parashikuar te ndertohen rruge gjate vitit te ardhshem.

FMN, deputeteve: Permiresoni statistikat

Fondi Monetar Nderkombetar ka kerkuar mbeshtetjen e parlamentit per te permiresuar cilesine e statistikave ne vendin tone. Perfaqesuesja e FMN-se ne Tirane, Ann Margaret Westin mori pjese ne punimet e Komisionit parlamentar te Ekonomise dhe Financave, ku u diskutua mbi treguesit statistikore ne vendin tone. Pjesetar i Komisionit parlamentar te Ekonomise, deputeti i Partise Demokratike, Osman Metalla, tha se gjate takimit u diskutua mbi treguesit statistikore, si dhe mbi rritjen e bashkepunimit te Institutit te Statistikave dhe Kuvendit te Shqiperise. "Gjate ketij takimi u diskutua per marrjen e nismave ligjore per rritjen e besueshmerise se treguesve statistikore si dhe krijimin edhe te nje lobi parlamentar ne kete kuader", u shpreh Metalla. Sipas Metalles, perfaqesuesja e FMN-se, Westin, kerkoi angazhimin e perfaqesuesve te Parlamentit, ne menyre qe te rritet besueshmeria e treguesve statistikore, si dhe te rritet bashkepunimi edhe me Banken e Shqiperise.

5 miliarde leke, ose rreth 60 milione dollare, do te perdoren per financimin e rruges se re Durres-Kukes. Ne zerin investime rialokohen rreth 3 miliarde leke, nderkohe qe kesaj vlere i shtohen edhe 2 miliarde leke kursime nga shpenzimet korrente.

1,3 miliarde leke, ose rreth 15 milione dollare, do te shkojne per financimin e skemes se sigurimeve shoqerore, si likuidim i detyrimeve te prapambetura te ndermarrjeve publike ne masen 857 milione leke dhe detyrimet ndaj KESH me 450 milione leke.

2,6 miliarde leke, ose rreth 30 milione dollare, do te perdoren per shperblimin e pensionisteve me rastin e festave te fundvitit. Masa e shperblimit qe cdo pensionist pritet te marre ne dhjetediteshin e fundit te dhjetorit do te jete 5 mije leke per person.

4,5 miliarde leke, ose 53 milione dollare, do te jepen ne formen e nje huaje KESH per te perballuar nepermjet importit nevojat qe ka vendi per energji elektrike. Nje pjese e suficitit buxhetor eshte programuar per lehtesimin e krizes energjetike.

2,5 miliarde leke, ose rreth 30 milione dollare, jane programuar te vihen ne dispozicion te shpronesimeve. Procesi i shpronesimeve pritet te lehtesoje investimet publike te programuara per t’u realizuar gjate vitit qe vjen, kryesisht per rruget.

Prurjet e emigranteve, forcohet vlera e lekut

Monedha vendase, leku, filloi te ndikohet nga prurjet e emigranteve, duke forcuar vlerat e tij ne tregun e kembimit, sidomos me euron. Rritja e kerkeses per leke ne kembim me euron ka rritur cmimin e monedhes vendase me gati nje pike. Ne agjencite e kembimit valutor ne Tirane, nje euro eshte kembyer dje me 120 leke nga 121 leke qe ishte javen qe shkoi. Festat e fundvitit shoqerohen me ardhjen ne Shqiperi te mijera emigranteve, te cilet sjellin me vete nje sasi te konsiderueshme valute. Rritja e ofertes ne euro rrit kerkesen per leke dhe per rrjedhoje ndikon ne mbicmimin e tij.

Ekspertet ne agjencite e kembimit shpjegojne se, keshtu ndodh zakonisht gjate sezonit veror dhe festave te Vitit te Ri, kur emigrantet kthehen prane vatrave familjare, duke sjelle edhe nje sasi te konsiderueshme vlerash monetare, te cilat kane ndikime pozitive ne ekonomine e vendit. Te njejtat burime lajmerojne nje forcim te metejshem te vlerave te lekut ne kembim me euron deri ne ditet e para te janarit. Eshte vleresuar se nga popullsia e pergjithshme e Shqiperise prej 3.2 milione banoresh, 1 milion kane emigruar ne Greqi dhe Itali. Sipas INSTAT, me shume se 26 per qind e familjeve shqiptare kane pjesetare te tyre qe punojne jashte shtetit. Vit pas viti, volumi i dergesave ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem qe prej fillimit te tranzicionit dhe tani eshte stabilizuar ne nivelin e 13-14 per qind te PBB-se, 70 per qind te eksporteve dhe 33 te importeve, sipas Bankes se Shqiperise. Dollari, euro dhe paundi jane po aq familjare sa edhe leku per familjet shqiptare e kjo per shkakun se te ardhurat kryesore te buxheteve te tyre jane nga emigrantet. Kjo shtrese ka sjelle ne vendin tone te pakten mbas viteve 1990 nje vlere te perafert qe perkon me rreth 14 miliarde dollare. Per shume familje, emigracioni eshte burimi i vetem i te ardhurave dhe vit pas viti eshte shnderruar ne nje nga themelet ku eshte mbeshtetur ekonomia shqiptare.

Ne sezonet kur emigrantet vijne ne Shqiperi, pervec tregut te kembimit, ndikohen edhe disa tregje te tjera, si tregu imobilar. Emigrantet vitet e fundit po preferojne gjithnje e me shume te blejne shtepi e per pasoje kane ndikuar edhe ne rritjen e vleres se tyre. Blerja e shtepive shihet edhe si nje forme investimi e kursimeve te tyre.

Forcimi i lekut, ja efektet

Forcimi i vleres se lekut ne kete periudhe ndikon pozitivisht ne frenimin e rritjes se cmimeve per artikujt qe shiten ne leke. Por, ekspertet ne Banken e Shqiperise njoftojne se, do te nderhyjne ne tregun valutor nese do te kete nje dizbalance ndermjet lekut dhe valutave ne tregun e kembimit. Zakonisht, Banka e Shqiperise ne kete periudhe injekton leke ne tregun valutor per te perballuar kerkesen qe kane agjentet ekonomike dhe individet per monedhen vendase. Por renia e lekut stimulon eksportet ndaj vendeve qe perdorin euron si monedhe, nderkohe qe i ben me te shtrenjta importet nga vendet e euros. Tregu i kembimit ne vendin tone eshte i ndjeshem karshi faktoreve sezonal. Por ekspertet shpjegojne se, ne vendin tone nuk pasqyrohen zhvillimet reale te ekonomise ne tregun e kembimit. Pasi, sipas tyre, ne kushtet e nje thellimi me hapa te shpejte te deficitit tregtar nuk mund te kete nje lek te vleresuar sistematikisht.

Ku i investojne emigrantet parate

Derguesit dhe marresit deklarojne se perdorimi kryesor i dergesave te emigranteve eshte mbulimi i nevojave te familjes. Me pas vjen ndertimi, rregullimi dhe mobilimi i shtepive; dhe me pas investimet ne prona te patundshme si kategoria tjeter primare. Megjithese eshte padyshim i rendesishem per zbutjen e varferise, ky fakt nenkupton qe ato kane nje rol shume te kufizuar ne nxitjen e punesimit. Per periudhen janar-shtator 2007, prurjet e emigranteve vleresohen ne nivelin 711 milione euro ose 18 milione euro me shume se ne te njejten periudhe te nje viti me pare.

Dollari amerikan 83.50 84.00

Monedha evropiane 120.10 120.60

Franga zvicerane 72.00 72.50

Paundi britanik 168.10 168.60
Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors