Showing posts with label Biznesi. Show all posts
Showing posts with label Biznesi. Show all posts

Berisha: Shqipëria aksioner në termocentralin Kosova C


19 qershor, ora 12:00 - Nuk është hera e parë që Berisha shpreh dëshirën për të blerë aksione në Termocentralin “Kosova C”, një ide me vlerë prej 2-3 miliardë euro. Ide apo deklaratë miliardash!

Shqipëria kërkon të bëhet aksioner dhe të financojë projektin kosovar për ndërtimin e termocentralit gjigant Kosova C. Kryeministri Berisha në takimin e tij me homologun kosovar Hashim Thaçi ka pasqyruar rëndësinë e projektit për ndërtimin e këtij termocentrali dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë Shqiptare për të financuar këtë projekt mjaft të rëndësishëm.

“Për shkak të përmasave të tij, kompleksitetit të procedurave të një vepre kaq të madhe, ne po shqyrtojmë mundësinë që të jemi aksioner te Kosova C mbi baza tregtare me kompanitë që do punojë për realizimin e këtij projekti me rëndësi për të dyja vendet” – tha Berisha.

Nuk është hera e parë që Berisha shpreh dëshirën për të blerë aksione në Termocentralin “Kosova C”, një ide me vlerë prej 2-3 miliardë euro, ndërsa këtë plan e ka konfirmuar edhe drejtori i Përgjithshëm i KESH, Gjergj Bojaxhi.
Sipas asaj deklarate të bërë në fund të muajit prill - “Shqipëria do të investojë në termocentralet e Kosovës përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit”. FSHZH është një institucion buxhetor që gjatë viteve të fundit ka menaxhuar disa dhjetëra-milionë dollarë në projekte për ndërtim infrastrukture rurale.

Më herët, kryeministri Berisha pati deklaruar se dëshironte të bashkëfinanconte një termocentral të stërmadh në Kosovë. “Ne do të jemi aksionerë jo të parëndësishëm në termocentralin “Kosova C”, - tha ai.

Ide apo deklaratë miliardash

Kosova ka rezerva qymyri prej 14 miliardë tonësh, qymyr që gjendet shpesh në sipërfaqe e që ka karakteristika të shkëlqyera. Qymyri nuk është një mall që shitet me shumicë në tregun ndërkombëtar, por çmimi i tij vlerësohet në rreth 20 dollarë për ton sot. Katër vende shpresojnë se këto rezerva qymyri do t’i japin energji të lirë.

Serbia ka në plan të lidhet me gazin rus, për ta patur si alternativë kundrejt qymyrit të Kosovës. Maqedonia shpreson se me këtë qymyr do të mbajë në punë termocentralin e Bitolas, i cili aktualisht është jashtë pune, për shkak se nuk ka qymyr. Shqipëria shpreson të balancojë konsumin e vet energjetik, ndërsa Mali i Zi e sheh si burimin më të afërt energjetik.

Energjia e prodhuar nga qymyri i Kosovës ka një kosto prej rreth 23 eurosh për mega/vat sot, ndërsa nëse ndërtohen termocentrale të mëdha, kostoja mund të ulet edhe më tej.

Ky është burimi më i lirë i energjisë elektrike sot për sot në botë pas energjisë së centraleve bërthamore, ku kostoja e prodhimit varion nga 12 në 18 euro për MW.

Por megjithëse në shifra duket e lehtë, në realitet, Kosova nuk ka burime financiare për të ndërtuar termocentrale, ndërsa investitorët e huaj duket se nuk janë shumë të interesuar për të rrezikuar paratë e tyre, në zona të pastabilizuara si Ballkani. Investimet nga grupi i Bankës Botërore shihen ende si të largëta, për shkak se anëtarësimi i Kosovës në institucionet financiare ndërkombëtare do të kërkojë edhe shumë kohë.

Termocentrali “Kosova C”, është i ideuar si një termocentral gjigant, me kapacitet të instaluar 2100 deri në 3 mijë MW. Termocentrale të tillë mund të kushtojnë 2-3 miliardë euro, ndërsa e gjithë ekonomia kosovare prodhon 3.2 miliardë dollarë në vit. Edhe Shqipëria nuk ka potencial ekonomik për sipërmarrje të tilla, ndërkohë që Kosova duket se ka disa probleme të tjera emergjente për të zgjidhur, para se të fillojë planet për zgjerimin e kapacitetit energjetik.

Që kur Kosova u çlirua nga Serbia, donatorët ndërkombëtarë kanë derdhur më shumë se 1 miliardë euro në sistemin energjetik të vendit, por kjo gjë nuk ka garantuar furnizim të rregullt të popullatës. Termocentrali “Kosova A” duhej të qe mbyllur shumë vite më parë, ndërsa mbajtja hapur e TEC “Kosova B” deri në vitin 2023 do të kërkojë investime të tjera.

Kosova ka nevojë për 1.2 miliardë euro “investime imediate” para fillimit të ndërtimit të “Kosova C”, thuhet në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave të Kosovës. Nga këto, 237 milionë euro duket se do të kushtojë hapja e minierave të reja të qymyrit, të nevojshme për të furnizuar me lëndë të parë termocentralet ekzistuese.

KEK ka aktualisht 200 milionë euro borxhe, ndërsa KESH, nuk ka qenë në gjendje deri më sot të menaxhojë ndërtimin e Termocentralit të Vlorës. I projektuar për të nisur punë në vitin 2003, Termocentrali i Vlorës filloi të ndërtohej vetëm vitin e kaluar, pra, katër vite me vonesë.

Një ekspansion shqiptar

Lajmet për projekte gjigante janë të zakonshme në Shqipëri. Gjatë vitit të fundit, janë njoftuar plane për termocentral qymyri prej 1500 mega, termocentral gazi prej 1200 mega, termocentral bërthamor, hidrocentral në jug me vlerë 1 miliardë euro dhe së fundmi, lajmi se Shqipëria do të investojë për ndërtimin e TEC “Kosova C”.

Në kuadër të lajmeve me miliarda euro, ideja për investime në Kosovë duket gjithsesi më normale sesa centrali bërthamor, por sot për sot është thjeshtë një mendim, dhe të tilla në Ballkan ka shumë.

Gënjeshtra e madhe e qymyrit të pastër

Teknologjia e kapjes së karbonit, rezulton më shumë një fushatë marketingu

Që prej tre vitesh, gjigantët botërorë të energjisë elektrike kanë nisur një fushatë reklamuese në përmasa të mëdha, për të pastruar imazhin e qymyrit si një lëndë djegëse ndotëse për ambientin.

Me reklama të shumta e me institute kërkimore, lobingje të tilla ia kanë dalë që në shumë vende të arrijnë të stabilizojnë marrëdhëniet me komunitetet dhe të shmangin protestat ambientale. Lobingje të fuqishme në Gjermani kanë arritur të marrin licenca të reja për ndërtim termocentralesh qymyri, ndërsa përballë nevojës për energji të lirë, qeveria i ka dhënë këto licenca pa i ngarkuar me kredite CO2 dhe pa i vendosur limite emisioni.

Qymyri po rikthehet në përdorim në të gjithë botën, kryesisht për shkak të nacionalizimit të shpejtë të burimeve të naftës dhe të gazit. Në shumë vende europiane, qymyri po shihet si shteg rrugëdaljeje nga varësia energjetike (e rrjedhimisht, politike) nga Rusia. Në Ukrainë, Rumani, Poloni e Gjermani, minierat dikur të braktisura po rihapen.

Çdo plan për ndërtim termocentrali qymyri, shoqërohet me lajme mbi teknologjinë e re të kapjes së dioksidit të karbonit dhe depozitimit nën tokë. Qymyri është bërë gjithashtu ekonomik, për shkak se gjenerata e re e termocentraleve ka rritur eficiencën nga 35% që është për TEC-et ekzistuese, në 45%.

Por teknologjia e re e kapjes së karbonit, e cila nënkupton që gazi ndotës të transportohet përmes tubacioneve në distanca të largëta dhe të depozitohet nën tokë në burime të shteruara nafte ose gazi, mbart një kosto financiare tepër të lartë. Eficienca fizike e termocentraleve ulet në 15%, ndërsa kostoja financiare është e papërballueshme.

Kostoja e prodhimit të një kilovati me qymyr rritet nga 3 cent të dollarit që është sot, në 10 cent. Për më tepër, sistemi i kapjes dhe magazinimit të dioksidit të karbonit, pritet të jetë një teknologji e disponueshme vetëm në vitin 2020, ndërsa parashikohet se në atë kohë, etja e Europës për energji do të jetë aq e madhe, sa askush nuk do të shqetësohet për problemet ambientale. (Shekulli, KohaShqiptare)

BSH: Ja kartëmonedhat që dalin nga qarkullimi


Kartëmonedha të prerjes 100 lekë dhe 200 lekë dalin nga qarkullimi brenda këtij viti

Kartëmonedhat 100 lekëshe dhe 200 lekëshe, që specifikohen si më poshtë, do të dalin nga qarkullimi brenda këtij viti. Pra, deri në 31 Dhjetor të këtij viti, këto prerje të monedhës vendase lek nuk do të mund që të përdoren si mjet shkëmbimi në treg.

Banka e Shqipërisë, me anë të një vendimi të marrë gjatë ditës së djeshme, publikun se do të bëjë tërheqjen nga qarkullimi të disa kartëmonedhave. Kartëmonedhat 100 lekëshe dhe 200 lekëshe, që specifikohen si më poshtë, do të dalin nga qarkullimi brenda këtij viti. Pra, deri në 31 dhjetor të këtij viti, këto prerje të monedhës vendase lek nuk do të mund të përdoren si mjet shkëmbimi në treg. Pas kësaj periudhe, ato mund që të këmbehen vetëm në sportelet e bankave të nivelit të dytë. Në këtë grup kartëmonedhash, që do të dalin nga qarkullimi brenda këtij viti, përfshihen kartëmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996 me imazh "Luftëtarin Kombëtar", kartëmonedha me prerje 100 lekë, emetim i vitit 1996, me imazh Fan S.Nolin dhe kartëmonedhën me prerje 200 lekë, emetim i viteve 1992, 1994 dhe 1996, me imazh të Ismail Qemalit.

Tërheqja e këtyre kartëmonedhave do të realizohet me dy faza. Në fazën e parë, kartëmonedhat e përcaktuara më lart do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra, do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve, deri më datë 31.12.2008. Pas kësaj date, ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese. Në fazën e dytë, kartëmonedhat me prerjet e përcaktuara më lart do të mblidhen për këmbim kundrejt pagesës të vlerës fillestare të emetimit me kartëmonedha dhe monedha të tjera të qarkullimit, deri në datën 31.12.2010. Dorëzimi dhe këmbimi i tyre me kartëmonedha e monedha metalike me kurs ligjor do të bëhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë, pa pagesë. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se udhëzon bankat e nivelit të dytë, që në periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2010 të pranojnë nga të gjithë personat fizikë e juridikë me këmbim prerjet e mësipërme, kundrejt vleftës së plotë fillestare (vlerës nominale) me monedha kombëtare të qarkullimit.




Kartëmonedhat që dalin nga qarkullimi

Kartëmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i viteve

1993, 1994, 1996, imazhi i "Luftëtarit Kombëtar"

Kartëmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S.Nolit

Kartëmonedha e prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992, 1994 dhe 1996, imazhi i Ismail Qemalit

Rekord në Fierzë, eksport energjie drejt Kosovës


Prurjet në Fierzë kanë arritur dje në 1 600 metër/kub ujë në sekondë, niveli 287 metër



Kukës, më 25 mars: Shirat e ditëve të fundit që kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë, por edhe Kosovën e Maqedoninë kanë përmirësuar së tepërmi situatën elektroenergjitike në Shqipëri, megjithatë ministri i Ekonomisë e Energjitikës, Genc Ruli ka deklaruar se ende nuk mund të flitet për kapërcim të krizës energjitike në Shqipëri. Sasia e madhe e reshjeve në rajonin e Kukësit, Pukës, Tropojës, Dibrës, Kosovës e Maqedonisë perëndimore ka bërë që sasia e prurjeve në basenin e HEC-it Fierzë, më i madhi në Shqipëri, të shkojë deri në 1 600 metër/kub ujë në sekondë, duke çuar nivelin e liqenit të këtij hidrocentrali në kuotën e 287.20 metrave. Burime nga salla e komandës në HEC-in Fierzë kanë bërë të ditur se ky hidrocentral ka mbyllur portat, duke mos prodhuar energji elektrike për momentin.

Sipas të njëjtave burime, aktualisht po punojnë me kapacitet të plotë HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës në kaskadën e Drinit, ku prurjet e ujit në Liqenin e Komanit kanë shënuar 700 metër/kub ujë në sekondë. Specialistë të HEC-it Fierzë kanë bërë të ditur se mbyllja e portave në këtë hidrocentral do të vazhdojë, derisa niveli i ujit në Liqenin e Fierzës të arrijë në kuotën e 292 metrave.

***

Kuota maksimale e liqenit të Fierzës është 296 metër. Pas arritjes së kuotës 292 metër, në bazë të Rregullores së Funksionimit të Digave, duhet patjetër të fillojë prodhimi i energjisë elektrike, për të shmangur çdo të papritur nga reshjet e shumta që do të shtonin prurjet. Në momente prurjesh të mëdha, rregullorja për funksionimin e këtij HEC-i thotë që niveli i ujërave në basen duhet të jetë 4 metër poshtë nivelit maksimal. Me ritmin aktual të prurjeve niveli i Liqenit të Fierzës rritet 5 centimetër në orë, kështu që i bie që prodhimi të fillojë pasditen e së shtunës, nëse prurjet vazhdojnë me këtë ritëm. Lidhur me situatën e re hidrike të krijuar në sistemin energjitik shqiptar, ministri i Ekonomisë e Energjitikës, Genc Ruli ka deklaruar se do të vazhdojë prodhimi i energjisë elektrike, ku një pjesë e këtij prodhimi do të depozitohet në Kosovë përmes linjës së Tensionit të Lartë 220 kilovolt Fierzë-Prizren. Ndërkohë që sipas Rulit, Kosova do të jetë kryesisht vendi i depozitimit të sasisë më të madhe të energjisë elektrike, por një pjesë e energjisë elektrike do të depozitohet edhe në Malin e Zi. Aktualisht në Shqipëri po vazhdon me kapacitet të plotë prodhimi i energjisë elektrike në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës. Fuqia e instaluar e Hidrocentralit të Fierzës është 500 megavat, ndërsa ajo e HEC-ve të ngritura në kaskadën e Drinit është 1350 megavat/orë, ose 32 milion kilovat/orë gjatë 24 orëve. HEC-i i Komanit ka një fuqi të instaluar 600 megavat, ndërsa Vau i Dejës 250 megavat. Por shifrat e lartpërmendura, sipas specialistëve janë kur liqenet e këtyre HEC-ve janë në kuota maksimale dhe të gjithë agregatet janë në punë.



Mbushen HEC-et në gjithë vendin


"Kesh nuk do humbasë as edhe një pikë ujë, por do fillojë depozitimin e energjisë elektrike",- ka deklaruar sot Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Gjergji Bojaxhi pas inspektimit në Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Aty ai ka parë nga afër portat e shkarkimit dhe nivelin e ujit në kaskadën e Drinit. Bojaxhi u shpreh se KESH në asnjë moment, as edhe këtë vit, nuk do derdhë asnjë pikë ujë, edhe pse prurjet nga reshjet deri tani janë të kënaqshme dhe gati në kuotën maksimale. Bojaxhi u shpreh se KESH po përgatitet të bëjë depozitimin e energjisë, dhe që nga e mërkura fillon depozitimi i energjisë në Kosovë. Qëllimi i këtyre depozitimeve është ruajtja e energjisë elektrike dhe marrja e saj kur është më e nevojshme, siç është rasti i sezonit veror, kur edhe thatësirat janë më të mëdha. Përmirësimi i situatës hidrike në liqenet e tre hidrocentraleve që janë të ndërtuar në kaskadën e lumit Drin, është rezultat i reshjeve të shumta të shiut e të dëborës që kanë rënë në veriun e vendit. Sipas drejtuesve të HC të Vaut të Dejës, kuota e ujit në liqenin e këtij hidrocentrali është afër maksimales, ku duhen 1 m e 40 cm që të arrihet kjo kuotë por me derdhjet e zakonshme që bëhen deri në 1500 metër/kub ujë për sekondë, nuk ka ndonjë rrezik përmbytje në zonat përreth. Përmbytjet ndodhin vetëm nëse hapen të gjitha portat e kaskadës në të dy krahët, ato të Qarsaqit dhe të Zadejës.

Abuzimet, rikthehet TVSH per universitetet

Universitetet private, azilet, klinikat e trajtimit mjekesor dhe dentar do te perfshihen ne pagesen e Tatimit mbi Veren e Shtuar. Komisioni parlamentar i Ekonomise e ka miratuar dje perfshirjen ne tatim te ketyre aktivitete sipas nje projekti te paraqitur me pare nga Ministria e Financave. Ekspertet e Financave thane dje para deputeteve se, perfshirja e Organizatave Qeveritare Jofitimprurese ne TVSH shmang konkurrencen e pandershme ne tregje. Mirepo, miratimi i projektit sipas variantit te qeverise ka kaluar me debate ne komision. Perfaqesuesit e opozites nuk kane pranuar qe sistemi arsimor privat te perfshihej ne kete skeme.

Per te nxitur arsimin, ne vitin 2004, universitetet private u perjashtuan nga TVSH. Mirepo, sipas Ministrise se Financave, kjo mase nuk ka cuar ne uljen e cmimeve te sherbimeve, ne nje kohe qe ka ndodhur e kunderta. Ne relacionin e hartuar nga Ministria e Financave thuhet se te ardhurat e shkollave private dy vitet e fundit jane rritur ne menyre te konsiderueshme, por kjo nuk eshte lehtesuar ne cmimet e sherbimeve.

Intervali i pageses per nje vit studimi varion nga 1500 euro deri ne 5000 euro, nderkohe qe subjektet private te arsimit kryejne evazion fiskal, argumenton Ministria e Financave. Kjo e fundit vlereson se evazionin ne organizatat qeveritare eshte i larte, per shkak se ato i justifikojne te ardhurat duke fryre shpenzimet me fatura marramendese. Projektligji i ri parashikon futjen ne skemen e TVSH-se te organizatave jofitimprurese per furnizim mallrash e sherbimesh per trajtim mjekesor ose dentar, furnizim per mbrojtjen e kujdesit ndaj femijeve, ose te moshuarve dhe furnizim sherbimesh arsimore, kulturore a sportive. Vendosja e perjashtimit te deritanishem per keto furnizime per nje pagese te reduktuar ka qene e bazuar ne natyren e ketyre furnizimeve dhe ne kushtet ekonomiko-financiare te percaktuara ne ligj, ne baze te te cilit funksionojne keto organizata.

Perfaqesues te Ministrise se Financave u shprehen se, realiteti ka treguar se furnizimet e kesaj natyre jane kundrejt pagesave te plota dhe konkurruese ne treg. Sipas tyre, per veprimtari analoge shoqeri fitimprurese paguajne rregullisht TVSH-ne mbi furnizimet e tyre. Perjashtimi i OJF-ve deformon tregun e konkurrences. Nderkohe, deputetet e Komisionit te Ekonomise miratuan perjashtimin e TVSH-se per furnizimin e sherbimeve arsimore nga institucionet arsimore publike. (Kohajone)

Tregjet, bllokohen lodra te rrezikshme

Te gjithe prinderit duhet te tregohen te kujdesshem ne perzgjedhjen e lodrave qe do t’u dhurojne femijeve, pasi mund te rrezikojne seriozisht jeten e tyre. Rritja e kerkeses per lodra me afrimin e festave te fundvitit, ka bere qe edhe tregjet shqiptare te pushtohen nga lodrat e rrezikshme. Pikerisht per kete arsye, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, deklaroi dje se jane marre masa per te hequr nga tregu disa lodra qe rrezikojne jeten e femijeve. Ministri Ruli theksoi se jane dy grupe lodrash per femije qe vijne kryesisht nga Kina dhe rezultojne me rrezikshmeri te larte per jeten e femijeve.

Sipas kesaj deklarate, per grupin e pare te lodrave njoftimi ka ardhur nga kompania “Fisher Price”, e cila ka kerkuar vete terheqjen nga tregu te nje kategorie lodrash te prodhuara prej saj, qe paraqesin rrezikshmeri per permbajtjen e plumbit mbi nivelet e lejuara.

Grupi i dyte i ketyre lodrave te nxjerra nga tregu, jane ato qe kane ardhur nga Bashkimi Evropian, i cili i ka nxjerre ato si te paperdorshme per tregun e tij te brendshem. Keto lodra paraqesin rrezikshmeri te larte ndaj mbytjes ose helmimit, shokut elektrik, demtimeve te ndryshme fizike apo bakteriologjike, qe tashme jane provuar nga testimet e laboratoreve te akredituar ne vende te ndryshme te Bashkimit Evropian. Pikerisht, ministri beri thirrje dje qe prinderit te tregohen te kujdesshem per te mos blere keto lodra, nderkohe qe u kerkoi edhe tregtareve te pakices dhe shumices per ndalimin e tregtimit te ketyre kategori lodrash. Ne kuader te kesaj procedure nga ana e METE-se po merren masat per te koordinuar punen me Drejtorine e Pergjithshme te Doganave, ne menyre qe te pezullohen zhdoganimet e ketyre lodrave, si dhe te ndalohet tregtimi i metejshem i ketyre produkteve te rrezikshme.

Vetem 3 muaj me pare, Ministria e Ekonomise nderhyre per te bllokuar tregtimin e disa kukullave, qe u vleresuan si te rrezikshme per shendetin e femijeve. Firma amerikane “Mattel”, prodhuesja me e madhe ne bote e lodrave, ne mesin e muajit gusht terhoqi nga tregu mbi 18 milione lodra te prodhuara ne Kine, per shkak te shqetesimeve ne lidhje me sigurine e tyre. Nder to kishte kukulla si dhe vetura loder te ngjyrosura me boje me permbajtje plumbi me pjese magnetike, qe mund te shkeputen dhe gelltiten nga femijet. Ne kuader te ketyre masave, edhe ne vendin tone u ndalua zhdoganimi si dhe shitja e ketyre prodhimeve.

Ruset, gazsjelles ne Shqiperi

Kompania ruse e gazit “Gazprom”, shpreh interes per ndertimin e nje gazsjellesi ne zonen e Ballkanit, qe do te kaloje nepermjet Shqiperise. Lajmi u be i ditur dje nga drejtori i Agjencise Federale per Rregullim Teknik dhe Shkencor te Rusise, Grigori Elkin, gjate nenshkrimit te nje marreveshjeje bashkepunimi me zevendesministrin e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Eno Bozdo. Pavaresisht interesimit te madh nga ana e vendit tone per kalimin e nje linje gazi neper Shqiperi, ende nuk eshte arritur asgje, madje edhe i famshmi naftesjellesi AMBO, ka mbetur ende ne leter.

Marreveshja e nenshkruar dje, mes dy vendeve, percakton krijimin e nje nengrupi te perbashket pune per bashkepunimin mes Shqiperise dhe kompanise ruse te gazit “Gazprom”, ne kuader te grupit te punes per zgjerimin e eksportit te gazit rus nga Rusia ne Turqi". Qellimi i ketij nengrupi, lidhet me interesimin qe kane te dy palet per zgjerimin e tregut te gazit edhe ne vendin tone. Lidhur me kete fakt, Eno Bozdo deklaroi dje se “Shqiperia eshte e interesuar per kalimin e gazsjellesit ne territorin tone per te kaluar me tej ne Itali”. Nderkohe, perfaqesuesi rus, Grigori Elkin, theksoi se "Rusia po shikon dy projekte per ndertimin e gazsjellesit neper Ballkan, sikurse eshte ai qe quhet "gazsjellesi i jugut" si dhe i linjes qe e quajme "gazsjellesi blu", i cili eshte me afer gjeografikisht me Shqiperine”. Aktualisht, ruset po shqyrtojne te dy variantet dhe po studiojne mundesine e kalimit te gazsjellesit neper Shqiperi. Ne kuader te ketij projekti, eksperte te kompanise "Gasprom" kane vizituar vendin tone, por ende nuk ka nje vendim.

“Gazprom” se fundi ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me kompanine e naftes "ENI" te Italise, per ndertimin e nje gazsjellesi, qe do te coje gazin rus ne Itali. Gjithashtu, kjo kompani ka nje marreveshje bashkepunimi edhe me kompani greke per kalimin e gazsjellesit ne token greke. Shqiperia eshte mjaft e interesuar per t'u perfshire ne rrjetet rajonale te gazsjellesve, nisur nga nevoja ne rritje per kete burim energjetik, i nevojshem per konsumatoret industriale, rezidenciale etj. Gjithashtu, marreveshja e arritur dje, perfshin hapa konkrete per sektorin e energjise elektrike. Keshtu, RAO EES Rosiji (Rrjetet energjetike te Rusise), do te bashkepunojne me KESH-in per te marre pjese ne tender per ndertimin e HEC-eve ne lumin Vjose dhe Devoll, si dhe ne ndertimin e TEC-eve te rinj. (Kohajone)

Bankat, oferta ekstra per emigrantet

Gjithnje e me shume bankat po i shohin emigrantet si nje target me mjaft fitim per aktivitetin e tyre. Ndaj dhe ne sezonet kur shqiptaret qe jetojne jashte kthehen ne Shqiperi, bankat nisin ofertat joshese. Ne muajt qershor, korrik, dhjetor dhe janar promocionet e bankave jane te perqendruara thellesisht tek emigrantet. Gjate ketyre periudhave bankat ofrojne paketa ekstra.

P.sh., per te gjithe ata qe hapin nje depozite te re nga dhjetori ne janar, do te perfitojne interesa me te larta. Po keshtu gjate kesaj periudhe bankat ofrojne me shume lehtesira per emigrantet qe duan te marrin kredi. Ndersa disa banka shtojne oret e punes, si nje mundesi per te ofruar sherbime jashte orareve te zakonshme si nje menyre tjeter per te “ndjelle” emigrantet. Keto dite, “First Investiment bank” dhe “Procredit bank” kane ofruar paketen e sherbimeve ekstra per emigrantet, sidomos ne depozita, duke rritur normat e interesit per vetem nje muaj. Ndersa Banka Kombetare Tregtare ka lajmeruar oferten per me shume lehtesira ne kredite me destinacion emigrantet. (Kohajone)

Biznesi i vogel, tatim mbi te ardhurat 10 %

Tatimi mbi xhiron 1.5 % mbi biznesin e vogel zevendesohet me tatimin mbi te ardhurat personale 10 %, sipas nje vendimi qe qeveria miratoi dje per disa ndryshime ne ligjin “Per tatimin mbi te ardhurat”. Projekti i ri, qe vleresohet te jete hallka e fundit e reformes fiskale, synon te perfshije biznesin e vogel ne pagesa me fatura qe do te kete si rezultat final uljen e ekonomise informale.

Por si do vijoje barra fiskale ne te vegjlit e biznesit? Nga pikepamja e drejtesise, taksimi i ri ne biznesin e vogel eshte me i drejte dhe i njejte me ate qe ndodh ne sektore te tjere te ekonomise. Kjo forme e perllogaritjes se detyrimit te biznesit te vogel ka disa avantazhe, sipas hartuesve te projektit ne Ministrine e Financave. Se pari, nuk rendon por ul barren ligjore teorike per biznesin e vogel. Se dyti, permes kesaj mase, biznesi i madh clirohet nga problematika, ku biznesi i vogel per te paguar me pak taksa nuk i merr faturat. Kryeministri Berisha u shpreh se Ministria e Financave, nepermjet ketij projektligji, i jep pergjigje serioze ketij problemi, duke mos levizur detyrimin fiskal te biznesit te vogel, por duke unifikuar faturen per kete biznes. “Kjo ka qene nje levizje jashtezakonisht e rendesishme. Ministria e Financave nuk perzgjodhi TVSH-ne per te cilen kishte nje rryme te fuqishme, qe kerkonte ta shtrinim TVSH-ne ne cdo qelize te biznesit, por mbajti TVSH-ne ne ato nivele qe eshte vendosur dhe gjeti nje rruge tjeter shume te dobishme”, u shpreh Kryeministri.

Sistemi i ri i taksimit e ben te interesuar biznesin e vogel qe te marre te gjithe faturat dhe, mundesisht, me cmime sa me te larta, qe diferenca midis cmimit te blerjes se mallit me shumice, qe do te bleje tek biznesi i madh, dhe shitjes me pakice te jete sa me e vogel per te. Kjo mase ndikon qe biznesi i vogel te mos qarkulloje me mallra pa dokumente, te mos vije e te marre mallra pa fatura. “Ne kemi miratuar nje ligj, i cili thote se mallrat qe qarkullojne pa dokumente konfiskohen nga administrata tatimore”, eshte shprehur me pare ministri i Financave, Ridvan Bode. Ministria e Financave mendon se, kjo menyre e taksimi mbi biznesin e vogel do te ndihmojne me shume bashkite dhe komunat per grumbulluar taksat mbi biznesin e vogel, sepse eshte me e thjeshte ne perllogaritje.

Tatimi, shpenzimet qe njihen dhe ato qe nuk njihen

-Shkalla tatimore e aplikueshme mbi te ardhurat e tatueshme te bizneseve te vogla, subjekt i tatimit mbi te ardhurat personale eshte dhjete per qind (10%).

Shpenzimet e njohura

Per efekt te percaktimit te se ardhures se tatueshme, subjekteve te takses vendore te biznesit te vogel do t’u njihen si nje shpenzim i njohur nga te ardhurat gjithsej, te gjitha shpenzimet e kryera ose te lindura gjate periudhes tatimore, qe jane teresisht te lidhura me qellimin e biznesit.

Shpenzimet e panjohura

1. Per efekt te percaktimit te se ardhures se tatueshme nuk njihen si shpenzim i njohur shpenzimet e meposhtme:

- Kostoja e blerjes dhe e permiresimit te tokes dhe te truallit.

- Kostoja e blerjes, permiresimit, rinovimit dhe rikonstruksionit te aktiveve te veprimtarise, te cilat amortizohen.

- Vlera e shperblimeve ne natyre.

- Kontributet vullnetare te pensioneve.

- Interesat e paguara, te cilat tejkalojne normen mesatare te interesit 12- mujor te kredise per tregun bankar, sipas publikimit zyrtar te Bankes se Shqiperise.

-Gjobat, kamate-vonesat dhe kushtet e tjera penale.

- Krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve te tjera, speciale, pervec rasteve te parashikuara ne ligj apo ne akte nenligjore.

- Tatimi mbi te ardhurat personale dhe ato nga biznesi.

- Shpenzimet per perfaqesim dhe shpenzimet per pritje-percjellje, te cilat tejkalojne shumen 0.3 per qind te qarkullimit vjetor.

-Shpenzimet e konsumit personal, te percaktuara nga ministri i Financave.

- Shpenzimet te cilat tejkalojne kufijte e percaktuar me ligj apo me akte nenligjore. Per kufijte e percaktuar ne ligjin “Per sponsorizimet”, per qellime tatimore, nuk njihen si shpenzime te njohura shumat e sponsorizuara, qe tejkalojne masen 3 per qind te fitimit para tatimit dhe shuma e sponsorizuar per botuesit e shtypit, e cila tejkalon masen 5 per qind te fitimit para tatimit.

- Shpenzimet per dhurata;

- Cdo shpenzim, masa e te cilit nuk vertetohet me dokumente nga tatimpaguesi;

- Shpenzimet per sherbime teknike, konsulence dhe te menaxhimit, te faturuara nga persona te trete, por te palikuiduara brenda periudhes tatimore nga tatimpaguesi;

- Humbjet, demtimet, firot dhe skarcot gjate prodhimit, tranzitimit dhe magazinimit, tej normave te percaktuara ne akte te vecanta ligjore dhe nenligjore.

- Shpenzimet per paga, shperblime dhe cdo forme tjeter e te ardhurave personale, te cilat lidhen me te ardhurat me marredheniet me punesimin, qe u jane paguar te punesuarve, perfshire dhe administratoret, pa kaluar nepermjet sistemit bankar. Keshilli i Ministrave percakton me vendim rastet e perjashtimit nga ky rregull.

- Shumat e paguara ne cash, mbi kufijte e percaktuar ne nenin 36/1 te Ligjit Nr. 8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

- Nese gjate periudhes tatimore, huaja dhe parapagimi tejkalojne mesatarisht kater here shumen e kapitaleve te veta, interesi i paguar per shumen e tejkaluar nuk njihet si shpenzim i zbritshem.

- Borxhi i keq nuk njihet si shpenzim i njohur, nese nuk plotesohen tre kushtet e percaktuar ne nenin 24 te Ligjit Nr. 8438, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat“, i ndryshuar. Nje borxh i keq, qe eshte mbledhur, duhet te perfshihet si e ardhur ne momentin e mbledhjes.

- Shpenzimet per udhetime, ushqim, akomodim dhe levizje duhet te kufizohen tek shumat e specifikuara me Udhezim te ministrit te Financave.

- Shpenzimet mbi asetet kapitale, pervec shpenzimeve per token, veprat e artit dhe pasuri te tjera, qe nuk amortizohen, ne pronesi te taksapaguesit dhe te perdorura per aktivitetet e biznesit te taksapaguesit do te mbulohen gjate kohes permes shpenzimeve te amortizimit, sipas percaktimeve te meposhtme.

- Kostot e blerjes ose ndertimit, kostot e permiresimit, rinovimit dhe rikonstruksionit te ndertesave, te konstruksioneve dhe makinerive e pajisjeve me afat te gjate sherbimi, amortizohen vecmas, ne menyre lineare, me 5 per qind. (Kohajone)

Shqiperia, ne ethet e qendrave tregtare

Miliona euro jane ne plan per t’u investuar me qellim ngritjen e qendrave tregtare ne vend. Burime te konfirmuara pohojne se brenda 2 viteve ne vijim, siperfaqja e qendrave tregtare ne Shqiperi pritet te arrije shifren marramendese prej 250 mije metrash katrore, ne total. Ne gare per keto hapesira, deri tani jane 5 kompani te ndryshme, te cilat kane gati projektet perkatese.

Sipas eksperteve, nje zhvillim i tille do te jete shume pozitiv per konsumatorin, po jo shume per bizneset, te cilave do t'ju duhet te konkurrojne mes tyre per te qene rentabel. Per te arritur nivelin e Hungarine, nje nga vendet me te zhvilluara ne rajon, ne drejtim te qendrave tregtare, Shqiperise i mjaftojne vetem 74 mije metra katrore, nderkohe qe brenda 2009-es do te kemi 3 here me shume hapesira komerciale. Madje, qendrat tregtare do te lulezojne edhe ne qender te Tiranes, poshte kembeve te kalimtareve. Vetem disa dite me pare, Keshilli i Rregullimit te Territorit i kryeqytetit i hapi rrugen fazes se pare te projektimit per ngritjen e qendrave tregtare nentokesore, te sheshi “Skenderbej”.

Qendrat tregtare kane sjelle nje menyre te re shitjeje dhe prezantimi. Pas suksesit te Qendres Tregtare “Univers”, me e madhja ne vend, edhe kompani te tjera po kerkojne pjese te tortes. Por ekspansioni ne nje treg te kufizuar mund te rezultoje fatal per kompanite, qe nuk i kane bere mire planet e investimit. Qendra tregtare do te mund te konkurrojne mes tyre ne baze te elementeve te tilla si vendndodhja, konfigurimi, raporti mes markave vendase dhe atyre te huaja, cmimet, marketingu etj.

Konkurrenca

Specialiste te ekonomise pranojne se konkurrenca mes bizneseve favorizon konsumatorin, te cilit i serviren produkte dhe sherbime me cilesi dhe cmime me te favorshme. Lufta per treg i ben kompanite te tkurrin fitimet ne favor te klienteles. Por, nga ana tjeter, shtimi i konkurrences, sidomos ne rastet e nje tregu te kufizuar, i con kompanite drejt uljes se fitimeve, ne ato kuota aq sa te vihet ne pikepyetje vijimesia e biznesit. Pra, mos berja e hesapeve te sakta qe ne fillim te aktivitetit mund te lere me gisht ne goje kompanite qe synojne nje treg i lakmuar edhe nga shume te tjere. Njihet tashme fenomeni i pikave te karburantit, biznesi i cili eshte perhapur gjeresisht buze rrugeve kombetare. Ka mjaftuar te pasurit e nje cope toke, ca leke te bera ne emigracion, plus edhe lejen e komunarit, per te tregtuar karburant anes akseve rrugore. Por pak syresh arrijne te kenaqen me fitimet, pasi te ardhurat vetem sa e mbajne me fryme biznesin, madje jane seriozisht te kercenuara nga falimentimi.

Le te kthehemi te qendrat tregtare ne vend. Vetem disa dite me pare nje tjeter qender tregtare, “Casaitalia”, i eshte shtuar kryeqytetit. Nderkaq, prej me se dy vitesh operon suksesshem Qendra Tregtare Univers (QTU) me e madhja ne vend, ne nje distance prej 6 kilometrash nga qendra e Tiranes. Ka qene pikerisht QTU, e cila ka thyer tabune e te berit shopping vetem ne rruget kryesore te kryeqytetit. Miliona kliente kane frekuentuar kete qender tregtare, ku kane mundur te kenaqin deshirat e te gjithe grupmoshave dhe gjinive ne dyqanet e veshjeve, ornamenteve, elektronikes e deri te hipermarketi “Euromax”, ku mbushin shporten e ushqimeve.

Marka boterore ne QTU

Rreth 95 per qind e firmave te mirenjohura te tekstileve, qe gjenden ne QTU, perfaqesohen ekskluzivisht. Nder markat me te njohura qe jane te pranishme ne ambientet e QTU-se mund te permendim: Springfield, Motivi, Celio, Esprit, Prental, Mothercare, OBJ, Gruppo Fiori, Colours&Beauty, Calliope, Bata, Roberto Bravo, Collins, Etam, Guy Larouche etj. Zgjerimi i QTU-se me 22 mije metra katrore, do te beje edhe qe siperfaqja e hipermarketit Euromax te rritet nga 4 mije ne 6 mije metra katrore, ndersa siperfaqja e rrjetit te dyqaneve “Neptun” do te shkoje nga 1700 ne 2600 metra katrore. Qendra tregtare gjate vitit te kaluar ka numeruar rreth 2,5 milione vizitore. Nderkaq gjate ketij viti ambientet e QTU-se jane vizituar nga rreth 250 mije persona ne muaj. "Duke pare kete tendence, mendoj se kete vit do te kemi me se 3 milione vizitore", shprehet Iris Meta, menaxhere e QTU-se. (Fjoraldi Zguro / Kohajone)

Konkurrenca: Çmimet e naftës të kontrolluara

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tregun e hidrokarbureve në vend

Ky vendim ka ardhur pas një studimi të Tregut të Hidrokarbureve nga ana e Sektorit të Analizës dhe Studimeve të Autoritetit të Konkurrencës dhe monitorimet e kryera nga Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës, ku ka rezultuar se ka shenja të kufizimit dhe shtrembërimit të konkurrencës, duke mos reflektuar çmime të një konkurrence efektive në treg

Tregu i karburanteve do të jetë edhe fusha e re e hetimit të Autoritetit të Konkurrencës. Sipas një njoftimi për mediat ky autoritet ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se Komisioni i Konkurrencës ka vendosur hapjen e një hetimi të përgjithshëm në sektorin e energjisë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës ky hetim mbështetet në nenin 41 të ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës" dhe do të shtrihet në të gjithë sektorin e energjisë. Raporti i hetimit do të sjellë një pasqyrë të plotë të situatës së konkurrencës në këtë treg duke evidentuar problemet e mundshme.

Ky vendim ka ardhur pas një studimi të Tregut të Hidrokarbureve nga ana e Sektorit të Analizës dhe Studimeve të Autoritetit të Konkurrencës dhe monitorimet e kryera nga Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës, ku ka rezultuar se ka shenja të kufizimit dhe shtrembërimit të konkurrencës, duke mos reflektuar çmime të një konkurrence efektive në treg. Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se hapja e një hetimi për këtë sektor merr një rëndësi të madhe pasi tregu i energjisë mbetet një nga sektorët kryesorë të ekonomisë për shkak të rolit që ka në përcaktimin e kostos së aktivitetit të sipërmarrjes, efiçencës së ndërmarrjeve dhe shërbimeve publike dhe në përgjithësi kostos dhe cilësisë së jetës së konsumatorëve. Hetimi në këtë treg vjen në një kohë që çmimet e naftës në tregun vendës dhe në atë ndërkombëtar kanë kapur majat. Nafta në bursat ndërkombëtare prej ditësh vazhdon që t'i afrohet nivelit prej 100 dollarë për fuçi.

Grosistët të pyetur gjatë ditës së djeshme për këtë vendim të Konkurrencës bëjnë të ditur se çmimi i hidrokarbureve në treg është i lirë dhe operatorët në këtë sektor veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Sipas Kryetarit të Shoqatës së Hidrokarbureve,Viktor Nushi, çmimi i naftës në tregun vendës ka pasur një rritje të moderuar, pavarësisht ecurisë në tregjet ndërkombëtare të këtij produkti. Një konjukturë e tillë e çmimeve në tregun vendës sipas Nushit ka ardhur për shkak të kursit të favorshëm të dollarit kundrejt lekut. (Shekulli)

Projekti: Vilat, trualli me çmimet e tregut

Berisha: Pronarët që kanë blerë vila në fshatrat turistikë do paguajnë truallin me çmimin e tregut

Një projekt i tillë është prezantuar gjatë ditës së djeshme nga ana e Kryeministrit Berisha, i cili ka deklaruar se të gjithë ata që kanë blerë vila në këto zona nuk kanë paguar asnjë lek për truallin dhe kanë paguar vetëm muret e shtëpisë

Pronarët e vilave në bregdet që zotërojnë këto objekte me qira 99 vjeçare në territorin e fshatrave turistikë do të blejnë trojet me vlerën e tregut. Këto fonde do të përdoren nga qeveria për të kompensuar ish-pronarët. Një projekt i tillë është prezantuar gjatë ditës së djeshme nga ana e Kryeministrit Berisha, i cili ka deklaruar se të gjithë ata që kanë blerë vila në këto zona nuk kanë paguar asnjë lek për truallin dhe kanë paguar vetëm muret e shtëpisë.“Fshatrat turistikë janë blerë në kundërshtim me ligjin dhe kompanitë i kanë shitur në kundërshtim me ligjin. Nuk ekziston fshat turistik në kuptimin e destinacionit të tij ligjor. Të gjitha janë shndërruar në prona të palegalizuara dhe të pahipotekuara, prandaj kjo praktikë nuk do të ekzistojë më në Shqipëri”, tha Berisha. Fatmirësisht, harta e çmimeve është bërë evidente kudo, sepse në këtë mënyrë ecet me logjikën që të varfrit bëhen gjithnjë e më të varfër dhe të pasurit gjithnjë e më të mëkëmbur, dhe ky nuk është morali i kohezionit shoqëror. Kryeministri Berisha deklaroi dje në mbledhjen e KRRTRSH-së se do t`i jepet fund praktikës së ndërtimit të fshatrave turistikë, të cilët devijojnë nga destinacioni i tyre. “Koncepti i fshatit turistik është zero dhe nuk do të mund të ndërtohen më fshatra turistikë, të cilat pronari ose zhvilluesi t`i përdorë siç i ka përdorur deri më sot. Kjo praktikë merr fund. Fshatrat turistikë janë dështim i madh i vendit dhe kur një model dështon duhet të përpiqesh të shpëtosh sa më parë prej tij, përndryshe pasojat bëhen gjithnjë e më të rënda”, u shpreh Berisha.

Një pjesë e tyre, tha Berisha, janë toka pronarësh dhe të gjitha këto duhet të marrin zgjidhje me shpejtësi në procesin e reformës së pronës. “Duhet një transformim rrënjësor i këtij koncepti. Ajo praktikë arkivohet si praktika e madhe e dështimit 15 vjeçar të fshatrave turistikë. Duhet të bëhet një amendim ligjor që t`u japë zgjidhje përfundimtare çështjeve të pronësisë,çështjeve kontraktuale dhe detyrimeve të atyre që kanë blerë shtëpitë, por që nuk kanë blerë tokën”, deklaroi Berisha.

“Është shumë e vështirë të zgjidhet çështja mes firmave ndërtuese dhe atyre që kanë blerë banesa në këto fshatra, sepse ka prej atyre firmave që janë edhe fantazmë që janë zhdukur, ndaj dhe ndërhyrja duhet të jetë e atillë që të vendosë në themel kontrata përfundimtare”. (Shekulli)

Edhe makina e kryepolicit, jashte rrethimit

Mungesa e vendit per makinat e bllokuara ka nxjerre jashte dhe vete autoveturen me targa policie te shefit te Policise Rrugore te Tiranes.

Biseda me komisarin Krenar Ahmetajn nderpritet nga nje efektiv i policise rrugore, qe kerkon nga shefi nje rekomandim per vendosjen e nje makine, “Mercedes Benz Rexhina”. Vartesi i tregon Ahmetit, se “nuk ka me vend, vetem nese makina e tij te dale jashte komisariatit”. I gatshem, shefi i policise rrugore i jep celesat dhe kerkon qe makina e tij te dale jashte, nderkohe qe mjeti i bllokuar, me targa te huaja, te vendoset brenda rrethimit. (KohaJone)

Eksporti, 80 per qind ne Itali

Vlera e mallrave te eksportuara ne periudhen janar-gusht 2007, arriti ne 64 miliarde e 356 milione leke, nga 49 miliarde e 965 milione leke mallra te eksportuara ne periudhen janar-gusht 2006, bene te ditur burime te Institutit te Statistikave. Biznesi shqiptar, por dhe sipermarresit italiane, qe kane aktivitet tregtar e prodhues ne Shqiperi, kane rritur per periudhen janar-gusht 2007, vleren e mallrave te eksportuara ne Itali, qe llogaritet te zere, sipas Institutit te Statistikave, afro 80 per qind te totalit te eksporteve.

Sipas INSTAT, ne kete periudhe, mallrat e eksportuara nga Shqiperia ne Itali, kapen vleren e 43 miliarde e 360 milione lekeve, kundrejt 36 miliarde e 384 milione leke, qe ishte vlera e mallrave te eksportuara ne periudhen janar-gusht 2006. Vendin kryesor ne keto eksporte e zene prodhimet e industrise tekstile dhe te kepuceve. Nga totali i mallrave te eksportuara per periudhen janar-gusht 2007, ne vleren e 64 miliarde e 356 milione leke, mbi 53 miliarde leke eshte vlera e mallrave te eksportuara ne shtetet e BE, kryesisht ne Itali dhe Greqi, bene te ditur burime te Institutit te Statistikave. Ritme te larta rritese regjistrohen si per eksportet, ashtu edhe per importet, respektivisht 28 per qind dhe 26 per qind. Edhe pse eksportet jane rritur me shpejt se importet, baza e ulet e tyre nuk ka mundur te zbuse deficitin tregtar, qe perben nje tipar te perhershem te tregtise se jashtme te vendit. Raporti i mbulimit te importeve nga eksportet mbetet ne nivele te uleta rreth 29 per qind, duke deshmuar per orientim te theksuar te tregtise se jashtme drejt importeve. Eksportet paten nje sezon "lulezimi", rezultat ky me teper i permiresimit te situates se industrise se tekstileve dhe kepuceve ne vend, si dhe i eksporteve te mineraleve. Ne krahun e importeve, te dhenat tregojne per zhvillime pozitive dhe zgjerim te metejshem te prodhimeve kryesore te importuara. Sipas nje analize te Bankes se Shqiperise, premtuese jane zhvillimet pozitive te importeve ne makineri dhe pajisje, nderkohe qe eksportet tona duket se kane shfaqur agresivitet me te madh drejt vendeve te rajonit. Ky grupim e rriti perfaqesimin ne rreth 10 per qind te totalit te eksporteve. (KohaJone)

Rritja e çmimeve, testimi i tregut pas një muaji


Kryetari i degës së Tatimeve në Elbasan: Çmimet e produkteve bazë u rritën 10% deri në 15%

Kreu i Tatimeve gjithashtu deklaroi se nga grosistët tek biznesi i vogël, çmimet rriten 30 deri në 40%, dhe këta të fundit nuk duhet të abuzojnë më tepër me klientët e tyre. Rritja e çmimeve ka pasur tek të gjithë jo vetëm një ndikim tek paga, por edhe një efekt psikologjik.

ELBASAN-Ushqimet bazë, nënproduktet ushqimore dhe fruta-perimet kanë qenë edhe shqetësimi kryesor i qytetarëve elbasanas për rreth dy muaj, kur edhe është ndjerë ndryshimi i parë me rritjen e çmimit të bukës. Por, realisht sa janë rritur çmimet në Elbasan? Kryetari i degës së Tatimeve në Elbasan, Skënder Daja deklaron se ka një rritje rreth 10 deri në 15% në produktet bazë, por përkundër tyre ka pasur një ulje në veshmbathje, pajisje elektro-shtëpiake dhe aksesorë, duke përfshirë gjithashtu të gjitha mallrat që vijnë nga Kina.

“Dua të theksoj se rritja e çmimeve e konstatuar në Elbasan nuk është artificiale dhe e krijuar nga vetë tregtarët. Mund të them se rritja e çmimit të miellit p.sh., ka ardhur nga kuotimi në bursën ndërkombëtare. Po kështu ndikim sipas pronarëve të prodhimeve të bukës ndikim kanë pasur edhe furrat private të palicencuara. Në Elbasan produkti bazë është rritur në masën 10%. Po kështu mund t’ju them se luhatjet e çmimeve të fruta-perimeve ka ardhur nga zhvillimet e stinës për tregun vendas, pasi gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë import në këtë drejtim. Edhe ndryshimet e motit nuk janë një arsye artificiale nga tregtarët. Po kështu mund t’ju them se edhe vaji varet nga tregu ndërkombëtar, pasi ai këtu vetëm ambalazhohet dhe përpunohet”,- ka bërë të ditur Daja. Ndërkohë lidhur me testimet apo kontrollet e zhvilluara nga dega e Tatimeve, Skënder Daja sqaroi se janë bërë tre matje çmimesh; në korrik, në gusht dhe në shtator, periudhë kur edhe është reflektuar rritja. Po kështu ai konfirmon se testimi i ri do të bëhet në javën e parafundit të nëntorit, kur edhe do të shikohet realisht sa kanë qëndruar rritjet e çmimeve pasi fillimit të importit. Dega e Tatimeve do të ndjekë listën e çmimeve të INSTAT dhe do t’i detyrojë të gjitha subjektet të afishojnë çmimet reale. Ato do të tatohen në bazë të këtyre çmimeve, kështu që janë të detyruar t’i mbajnë në nivelet e pranueshme. Kreu i tatimeve gjithashtu deklaroi se, nga grosistët tek biznesi i vogël, çmimet rriten 30 deri në 40%, dhe këta të fundit nuk duhet të abuzojnë më tepër me klientët e tyre. Rritja e çmimeve ka pasur tek të gjithë jo vetëm një ndikim tek paga, por edhe një efekt psikologjik. (Shekulli)

Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

Përgatiten strukturat për ligjin e ri të “Procedurave Tatimore”, çmimet në dorë të tatimeve

Në bazë të projektligjit të ri “Për Procedurat Tatimore”, tatimet kanë të drejtë që të nxjerrin me anë të metodave alternative detyrimet e biznesit. Në funksion të këtij projekti është ngritur edhe Drejtoria e Investigimit të Çmimeve në Drejtorinë e Tatimeve, strukturë në bazë të së cilës do të investigohen çmimet në treg.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është ngritur një strukturë e re për investigimin e çmimeve të tregut, në funksion të luftës ndaj evazionit fiskal. Deklarata është bërë gjatë ditës së djeshme nga ana e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Gerta Picari. Sipas Picarit, në 2 muajt e fundit është hartuar për herë të parë buletini i çmimeve të shitjes me shumicë dhe pakicë, për 1000 nga artikuj më të rëndësishëm në treg. Ka qenë vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, që gjatë ditëve të fundit ka lançuar edhe strukturat e reja në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ku më e rëndësishmja është drejtoria që do të ketë si funksion të saj, investigimin dhe caktimin e çmimeve në treg. Me anë të të dhënave që do të mblidhen, me anë të kësaj strukture, parashikohet që të zbatohet edhe ligji i ri për procedurat tatimore.

***

Sipas projektit të ri për procedurat tatimore, strukturave të DPT i lind e drejta që gjatë vetëdeklarimit të barrës tatimore nga ana e biznesit, të realizojnë metoda alternative për të nxjerrë detyrimet. Këto metoda janë vlerësuar si jo-eficiente nga ana e biznesit, ndërsa sipërmarrja ka kërkuar që të hiqet nga projektligji për procedurat tatimore ky nen. Sipas përfaqësuesve të sipërmarrjes, një metodikë e tillë është e dështuar dhe mbart risqe të mëdha për sipërmarrjen. Përfaqësuesit e biznesit bëjnë të ditur se çmimet me të cilat operojnë bizneset vendëse janë dinamike, ndërsa kategoritë e tyre janë të shumëllojshme, duke e bërë të pamundur vlerësimin me metoda alternative. Përfaqësuesit e biznesit bëjnë të ditur se fryma e këtij projektligji dhe mënyra se si ai është shkruar, i jep kompetenca të pakufizuara tatimorëve, duke i lënë rrugën çelur edhe abuzimeve. Sipas këtij projektligji, biznesi ka të drejtë të përcaktojë tatimin dhe taksat me përllogaritjet e veta, me deklarimin e vëllimit dhe të çmimeve, në mënyrë sa më reale. Tatimpaguesi bën vetëdeklarimin e shumës së tatimit, taksës apo kontributit, pa pritur vlerësimin, njoftimin ose kërkesën nga administrata tatimore. Por, nëse administrata tatimore konstaton se vetëvlerësimi tatimor i dhënë në deklaratën tatimore është i pasaktë, atëherë administratat tatimore ribëjnë vlerësimin tatimor, i cili bazohet në informacionin e dhënë në deklaratën tatimore, ose në metodën alternative të vlerësimit.

***

Gjatë ditës së djeshme, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Gerta Picari ka bërë të ditur edhe shifrat e të ardhurave të realizuara nga administrata tatimore gjatë kësaj periudhe. “Gjatë periudhës 9-mujore kemi njohur arritje në fushën e mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave tatimore. Si total, në këtë periudhë kemi mbledhur 89.163 miliardë lekë, shifër kjo që duke u krahasuar me vitin e kaluar është 3.5 miliardë lekë, ose 4.1% më shumë. Vetëm në muajin shtator janë arkëtuar të ardhura tatimore në shumën prej 8.3 miliardë lekë, duke shënuar rezultatin më të lartë në historikun mujor të DPT-së, ndërsa duke e krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar, janë arkëtuar 1.5 miliardë lekë, ose 22.6% më shumë”,- ka deklaruar Picari. Sipas kreut të Tatimeve, pavarësisht uljes së tarifave tatimore, të gjithë treguesit e mësipërm janë realizuar dhe i kanë dhënë biznesit një hapësirë më të madhe, për t’u bërë më i ndërgjegjshëm në deklarimet dhe pagesat e tatimeve. “Këtë fakt e dëshmojnë dhe rritjet pothuajse uniforme të të ardhurave në sektorët e ndryshëm të ekonomisë. Konkretisht, sektori i prodhimit jep 19.5% të të ardhurave, ndërtimi, 13.5%, transporti 9%, tregtia 22.4% dhe shërbimet 35.5%”,- tha Picari. (Shekulli)

Financat, biznesi i vogël do paguajë 10% tatim mbi fitimin

Janar 2008, barazohet tatimi mbi fitimin për biznesin e madh dhe atë të vogël

Skema, hiqet tatimi 1.5% mbi xhiron. Biznes i vogël, deri në 10 milionë lekë xhiro

Zbardhet skema e Ministrisë së Financave për biznesin e vogël. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se biznesi i vogël, që prej janarit të vitit 2008 do të paguajë tatim mbi fitimin në masën 10%, para taksave që ai paguan. Ndërsa tatimi mbi xhiron, që paguhet aktualisht në masën 1.5% nga biznesi i vogël, do të hiqet. Kjo është edhe skema që ministri i Financave kishte parasysh para pak ditësh, gjatë diskutimit të ligjit "Për Procedurat Tatimore".

Një skemë e tillë e përjashton biznesin e vogël nga pagimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, në formën e saj klasike. Por futja e Tatimit mbi Fitimin në masën 10% për biznesin e vogël, do t'i detyrojë këto njësi që të blejnë dhe të shesin me fatura, pasi tashmë ato do të detyrohen që të kenë një bilanc financiar, ku të evidentohen shpenzimet dhe të ardhurat. Nga ana e Ministrisë së Financave, futja e biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe hartimi i ligjit të ri për procedurat tatimore, janë edhe reformat e fundit thelbësore në fushën e tatimeve.

Rritja e nivelit të xhiros, për të gjithë ato subjekte që do të përfshihen në biznesin e vogël, është një nga pikat e tjera të rëndësishme të këtij ligji. Sipas projektit, të gjitha ato njësi ekonomike që kanë një xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë do të jenë pjesë e biznesit të vogël, që tashmë duhet të mbaje një bilanc të vërtetë financiar për vitin fiskal. Kufiri i deritanishëm përcakton që njësitë ekonomike që kanë një nivel xhiroje vjetore deri në 8 milionë lekë, të përfshihen në biznesin e vogël. Realizmi i një skeme të re tatimore për biznesin e vogël është kërkuar me ngulm edhe nga ana e biznesit të madh, që e vlerëson pikërisht këtë hallkë të fundit të shitjeve si tepër problematike. Sipas përfaqësuesve të biznesit të madh në vend, përjashtimi i biznesit të vogël nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe mungesa e kasave regjistruese për shitjet me pakicë, janë vrima e zezë ku shkarkohet gjithë evazioni i sistemit tregtar, që shtyn gjithë biznesin të punojë në informalitet për shkak mbijetese.

Skema e re e Ministrisë së Financave e llogarit 10% tatimin mbi fitimin para taksimit, si një taksë mbi të ardhurat personale që do të paguhen nga sipërmarrësi. Kjo e ardhur e realizuar nga ana e sipërmarrësit do të paguhet çdo muaj, dhe vlera në përqindje është e njëjtë me taksën e të ardhurave personale, duke arritur në këtë mënyrë edhe premtimin e qeverisë për një taksë të sheshtë. Një skemë e tillë do të sjellë rritjen e tatimeve për biznesin e vogël, pasi në këtë rast edhe deklarimi i faturave do të jetë më i saktë.

Pasojat e këtij projekti janë të drejtpërdrejta përsa i përket problemit të faturave të shitblerjeve të biznesit të vogël. Sipas Ministrisë së Financave, projekti bën të interesuar biznesin e vogël, që të marrë fatura për çdo mall të blerë tek biznesi i madh, me çmime reale, duke justifikuara në këtë mënyrë shpenzimet dhe ulur pjesën e fitimit që do tatohet 10%. Pra, në thelb ky projekt, sipas Ministrisë së Financave zgjidh problemin e deklarimit, pasi biznesi i vogël duhet tashmë që të dokumentojë çdo shitje duke përfunduar në këtë mënyrë edhe zinxhirin e faturimit që mbetej në mes të procesit të tregtimit. Një skemë e tillë, sipas ekspertëve, do të ulë maksimalisht evazionin e realizuar në këtë pjesë të fundit të zinxhirit të shitjeve në ekonomi.

Faturat, detyrim ligjor për biznesin e vogël

Tatimi prej 10% mbi fitimin e realizuar nga ana e biznesit të vogël, do të paguhet njëherë në muaj. Për të justifikuar fitimin e realizuar çdo biznes i vogël, prej janarit të vitit 2008 duhet të ketë një bilanc të mirëfilltë financiar, ku të paraqiten të ardhurat dhe shpenzimet e vitit fiskal. Ky bilanc do të pranohet nga ana e organeve fiskale vetëm nëse të gjitha blerjet e realizuara nga ana e biznesit të vogël, tek ai i madh dhe shitjet e biznesit të vogël tek konsumatori përfundimtar janë të dokumentuara me anë të faturave tatimore. Ky projekt, gjithmonë nëse ai nuk mbetet vetëm në letër, nënkupton që prej janarit të vitit 2008 të gjithë klientët që blejnë në dyqane mallra duhet të pajisen me fatura blerje, një kopje e të cilës i mbet shitësit. Të njëjtën procedurë, për çdo mall të blerë, biznesi i vogël duhet të realizojë edhe me biznesin e madh, duke pasur çdo veprim financiar të dokumentuar në bilancin financiar. Në këtë mënyrë, duke u bërë pjesë e zinxhirit të vazhdueshëm të shitjeve në ekonomi me fatura, biznesi i vogël do të mbartë edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në mallrat që ai tregton, duke e shkarkuar këtë të fundit tek konsumatori përfundimtar. (shekulli)

Kontabilistët: Financat personale, të ndahen nga ato të biznesit

Ligji për procedurat tatimore, kontabilistët paraqesin kërkesat e tyre për ndryshime në projekt

Dhoma Kombëtare e Avokatëve dhe Specialistët Kontabël, paraqitën gjatë ditës së djeshme përpara Ministrisë së Financave dhe USAID, kërkesat për disa ndryshime në projektligjin e ri të Procedurave Tatimore, që pritet të hyjnë në fuqi në 1 janar 2008.

Në këtë takim merrte pjesë edhe zv/ministri i Financave, Florjon Mima. Kërkesat e bëra nga ana e kontabilistëve dhe avokatëve vijnë pas sugjerimeve të shumta të sipërmarrjes gjatë këtyre ditëve, për ndryshime rrënjësore në këtë projektligj. Disa nga ndryshimet thelbësore, që janë kërkuar nga ana e sipërmarrjes, janë heqja e të drejtës ekskluzive të tatimorëve për të realizuar vlerësime me metoda alternative për biznesin dhe kthimi i kësaj metode shumë të kontestuar në praktikë pune.

Specialisti Kontabël, Sherif Bundo, e cilësoi projektligjin e ri në harmoni edhe me ato të vendeve të tjera të BE-së, duke kaluar nga një ligj që përcakton parimet bazë të organizimit dhe funksionimit të sistemit tatimor, në një ligj që rregullon procedurat dhe administrimin tatimor. Por, sipas tij, duhet që të kërkohet mbajtja e një minimumi bilanci kontabël. Ndërsa, duke iu referuar procedurave tatimore dhe përgjegjësisë së tatimpaguesve, Bundo shtoi se duhet të bëhet një ndarje e saktë mes financave të biznesit dhe financave personale. Përfaqësuesit e Shoqatave të Kontabilistëve bënë sugjerimet e tyre gjatë këtij takimi, duke kërkuar që disa nene të këtij projektligji të përshtaten me praktikat më të mira ndërkombëtare. (Shekulli)

Qeveria planifikon ta japë me qira plazhin e madh të Ulqinit


Qeveria planifikon ta japë me qira plazhin e madh të Ulqinit

Ministri i zhvillimit ekonomik të Malit të Zi, Branimir Gvozdenovic, konfirmoi të enjten se plazhi i madh i Ulqinit do të jepet me qira në një afat të gjatë, pa theksuar limitin e asaj kohe, duke nënvizuar se një model i tillë është më i mirë se sa ai i partneritetit privat-publik me investuesit.

Shqipëria importon 500 milionë $ ushqime çdo vit


Shqipëri-Kosovë, sesion shkencor blegtoral për racat autoktone dhe prodhimet vendase: duhen tregje ndërkufitare

Gjana: Fermerët mbështeten vetëm me 5 milionë USD, ndërkohë që kërkesa është për 100 milionë USD

Kukës-Import i madh ushqimesh nga jashtë dhe mbështetje fare minimale për fermerët brenda vendit. Megjithë prodhimet bio, cilësore, Shqipëria importon çdo vit 500 milionë dollarë ushqime nga jashtë.

Ky fakt është bërë publik nga ministri i Bujqësisë Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, gjatë simpoziumit shkencor të mbajtur në Kukës, "Situata aktuale dhe perspektiva e zhvillimit të racave autoktone të bagëtive të imta në Shqipërinë Verilindore dhe në Kosovë". Sipas Gjanës, megjithë kthimin e vëmendjes ndaj sektorit të bujqësisë, që pas viteve '90, ishte abandonuar krejtësisht, ende mbetet shumë për të bërë. "Shqipëria importon ushqime me një vlerë prej 500 milionë USD në vit, megjithatë raportet janë ulur nga 1:12 në 1:7, gjithnjë në favor të importeve",- theksoi zyrtari më i lartë i bujqësisë në Shqipëri.

Fermerët, sa pak mbështetje

Sipas kreut të dikasterit të bujqësisë, Shqipëria përsa i përket bujqësisë është e prirur të zhvillojë sektorin e frutikulturës, vreshtarisë dhe blegtorisë. "Aktualisht fermerët në Shqipëri mbështeten vetëm me 5 milionë USD donacione, ndërkohë që kërkesa e tyre është për rreth 100 milionë USD",- tha ai, duke lënë të kuptohet mbështetja fare minimale që i bëhet fermerëve, e për pasojë edhe prodhimit vendas. Sipas Gjanës, kjo ka ardhur si pasojë e orientimit të buxhetit të shtetit shqiptar në drejtim të infrastrukturës, veçanërisht asaj rrugore. "Nga 800 milionë Euro që është buxheti i shtetit shqiptar, rreth 80 për qind e tij shkon për infrastrukturën në Shqipëri",- tha ai, duke premtuar mbështetje për bujqësinë dhe fermerët. Rritja e çmimit të grurit dhe sfida e problemeve me drithërat e bukës, sipas Gjanës, nuk duhet të na trembë dhe të na çorientojë në objektivat e caktuara. Sipas tij, ligji i ri për bujqësinë që do të shkojë së shpejti në parlamentin shqiptar do të jetë një mekanizëm i fuqishëm që do t'i detyrojë politikëbërësit për t'uorientuar drejt bujqësisë. Ministri i Bujqësisë ka kërkuar që të realizohen projekte të përbashkëta për donatorët për të mbështetur racat autoktone në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Kosova siguron 70% të nevojave ushqimore

Me dëme të shumta nga lufta, por e ripërtërirë falë donacioneve. Kështu është shprehur në fjalën e tij,zv/ministri i Bujqësisë Pylltarisë e Zhvillimit Rural të Kosovës, Tomë Hajdaraj. Sipas tij, për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Kosovë më shumë kujdes i është kushtuar legjislacionit, ku në sferën agrare është arritur që të implementohen disa projekte. "Në ligjin bazë për blegtorinë i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë ruajtjes së racave autoktone si Delja Bardhokë dhe Qeni i Sharrit që janë të mbrojtura me ligj, me porosi edhe të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova",- tha ai. Titullari i bujqësisë së Kosovës, duke iu referuar ekspertëve deklaroi se Kosova siguron rreth 70 për qind të nevojave për ushqim, ndërkohë që ka garantuar se në sajë të një bashkëpunimi më të mirë në fushën e bujqësisë në mes të Kosovës e Shqipërisë do të sigurohej një kontenier i gjelbër për një periudhë 7- mujore për Kosovën e Shqipërinë.

Më të mirat e Kosovës

Zyrtarët kosovarë kanë pranuar se qeveria e Kosovës nuk ka mundur të mbështesë fermerët e Kosovës, ndërkohë që praktikat fiskale kanë qenë të disiplinuara. Por prej saj vazhdojnë të dalin prodhime me emër. Zv/ministri i Bujqësisë së Kosovës ka veçuar sukseset në drejtim të kapaciteteve përpunuese të prodhimeve bujqësore, ku ka theksuar se djathi i Sharrit do të mbrohet ndërkombëtarisht dhe do të konkurrojëme logon e tij në Evropë. Përsa i përket sigurisë ushqimore, sipas tij, Kosova ka përfituar nga një projekt për një bazë laboratorike moderne, projekt i cili do të përfundojë në nëntor. Ndërkohë që pas përcaktimit të statusit të Kosovës do të krijohet fondi për bujqësi dhe banka agrare.

Tregje ndërkufitare

Për një treg të bashkuar me prodhime bio

Tregje ndërkufitare për të dhënë më të mirën e prodhimeve shqiptare. Në këtë përfundim është arritur në fund të takimit të zhvilluar mes palëve. Sipas Hajdarajt, këto tregje duhet të bëhen në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve. Ndërkohë sekretari permanent i Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës, Qazim Kokalaj, i ka mëshuar idesë së krijimit të një tregu të bashkuar shqiptar. "Vetëm të bashkuar me një treg bujqësor mund të konkurrojmë në Evropë me prodhime bio, aq të kërkuara",- theksoi Kokalaj. Në këtë simpozium referuan tema të ndryshme nga specialistë dhe pedagogë të njohur të fushës së veterinarisë.

Takimi

Në simpoziumin e Kukësit, është zhvilluar edhe panairi i racave autoktone nga treva verilindore e Shqipërisë dhe nga Kosova, ku janë ekspozuar bagëti të imta nga këto treva si dhe prodhimet blegtorale të këtyre trevave. Në këtë simpozium dhe në panairin e zhvilluar me këtë rast kanë marrë pjesë specialistë të bujqësisë e blegtorisë nga Shqipëria e Kosova, pedagogë të fakulteteve të veterinarisë nga të dy vendet si dhe mbarështues të blegtorisë nga rrethet e Shkodrës, Lezhës, Matit, Dibrës, Tropojës, Hasit, Kukësit, Lezhës e Mirditës. Ndërkohë që nga Kosova janë paraqitur në panair blegtorë nga Rrafshi i Dukagjinit dhe nga zona e Opojës. Ndërkohë nga zyrtarët kosovarë në takim, ishte zv/ministri i Bujqësisë Pylltarisë e Zhvillimit Rural të Kosovës, Tomë Hajdari, dhe sekretari permanent i kësaj ministrie, Qazim Kokalaj. (Shekulli)

Projekti, taksimetër për të gjitha taksitë


Taksitë që ofrojnë shërbimin në kryeqytet dhe në qytetet e tjera do të pajisen detyrimisht me taksimetër, çka do të ndikojë në mënjanimin e abuzimeve të këtij shërbimi. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit u ka kërkuar këto ditë të gjitha subjekteve të licencuara si shërbim taksi, që të pajisin sa më parë me taksimetër automjetet e tyre, bënë të ditur burimet e saj.

Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se janë përcaktuar të gjitha parametrat teknikë në përputhje me metrologjinë ligjore dhe të miratuar, lidhur me hedhjen në treg të taksimetrave për shërbimin e taksive, të cilat duhet të jenë miratuar nga kjo drejtori. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit ka bërë të njohur edhefirmat private, të cilat tregtojnë taksimetra sipas parimeve të metrologjisë ligjore të miratuar. Sipas burimeve, të gjitha taksitë që aplikojnë për licencë në bashki, duhet të përcaktojnë dhe tipin e taksimetrit që do të përdorin, pasi blerja dhe montimi i taksimetrit në automjet është detyrë e subjektit. (Shekulli)
Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors