Showing posts with label Kulture. Show all posts
Showing posts with label Kulture. Show all posts

Turizmi kulturor, prioritet i qeverisë per 2011

Turizmi kulturor në Shqipëri është një nga prioritetet kryesore e Institutit të Monumenteve per vitin 2011.


Këtë gjë e theksoi drejtori i këtij instituti, Apollon Baçe, i cili theksoi se ky është edhe prioritet i qeverisë shqiptare e cila ka dhënë fonde të mjaftueshme për restaurimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës.

Sezoni turistik, plazh dhe folk në Vlorë

Ka qenë tepër e veçantë atmosfera e sezonit turistik në Vlorë. Një axhendë e ngjeshur aktivitetesh ka përshkruar këto ditë të fundit të javës në qytetin bregdetar. Ndërsa epiqendra u shënuar dje përgjatë rrugës kryesore, për t'u përqendruar më pas në sheshin e skelës me xhirrot motorrike e ritmet rock, parashutistët kanë shoqëruar thuajse gjithë orët e pasdites dhe ditës së sotme me fluturimet e tyre.

Berati përgatitet për Festivalin e parë kulturor


Qyteti i Një–mbi–një dritareve do të jetë në qendër të një festivali kulturor, i cili do të promovojë përmes aktivitetesh të larmishme, jo vetëm vlerat turistike të këtij qyteti, tashmë pasuri botërore e UNESKO-s, por edhe trashëgiminë shpirtërore, artistike të qytetit ndërshekullor. Nga 1 maji deri në 9 maj, në Ditën e Europës, Ambasada Italiane dhe Ministria e Kulturës, mbështesin këtë projekt në kuadeë të pranverës italo-shqiptare “Dy popuj, një det, një miqësi”, që do të rigjenerojë të gjithë jetën e qytetit.

Lagjia e njohur Mangalem, Kalaja e Beratit, Ura e Goricës, Galeria e Arteve "Eduart Lir", Parku para bibliotekes së qytetit, sheshi kryesor, do të jenë disa nga mjediset, që do të evidentojnë veprimtaritë e ndryshme, gjatë festivalit të Beratit, që do të ngërthejë konkurse pikture, letrare, sportive dhe gastronimie. Dita e fundit e festivalit do ta kthejë qytetin në një arenë vallëzimi nën ritmet e muzikës shqiptare dhe italiane. (Klan)

Befasohen arkeologet, del në dritë një objekt monumental në Hadrianopol

Një objekt monumental që i përket periudhës romake të shekullit III pas Krishtit, u zbulua dje në teatrin e qytetit antik të Hadrianopolit, rreth 14 kilometra larg Gjirokastrës, gjatë ekspeditës së përbashkët italo-shqiptare, që ka nisur prej ditësh në këtë zonë arkeologjike në jug të Shqipërisë.

Arkeologu italian, Roberto Pena, i cili prej pesë vjetësh bashkëpunon me Institutin e Arkeologjisë në Tiranë në kuadër të projektit “Archadrin”, tha se “objekti i zbuluar është një banjë romake me avull, ku dyshemeja qëndron mbi tullat rrethore dhe katrore”.

“Objekti që prej shekujsh është ruajtur i paprekur, - vijoi arkeologu italian, - ka në përbërje edhe tubacionet e shkarkimit të ujit, të realizuara në material plumbi”. Ndërsa arkeologu shqiptar prof. Dhimitër Çondi, bashkëdrejtues i projektit, vlerëson se “ky objekt është bashkëkohor, pasi cilësia dhe mënyra e organizimit është e njëjtë me ato që janë zbuluar në vilat luksoze në Vrinë, Diaporit dhe Butrint”.
Projekti “Archadrin”, me vlerë 35 mijë euro, financim i Rajonit të Markeve (Itali), u shtri fillimisht në teatrin e Sofratikës në rrethin e Gjirokastrës.

Ky projekt përfshiu rihapjen e kanalit për kullimin e ujërave të shiut që grumbullohen në zonën e teatrit, duke rivënë në funksion rrjetin e shkarkimit të ujërave të shiut në lumin Drino. Në luginën e këtij lumi ndodhet dhe qyteti antik i Hadrianopolit, teatri i të cilit është objekti i dytë ku po zbatohet ky projekt. Teatri i Hadrianopolit ka një kapacitet prej 4 mijë spektatorësh, është i pajisur me 27 shkallë, ka 4 hyrje dhe një skenë me dy kate. Për herë të parë ai u evidentua gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologu austriak, Prashniker. Gërmimet e para në këtë objekt u kryen në vitet ’80 nga Instituti i Arkeologjisë, nën drejtimin e arkeologut Apollon Baçe. Misioni arkeologjik italo-shqiptar që po punon në Hadrianopol, mbështetet nga Ministria e Jashtme italiane.

Isa Qosja: "Pasaporta kosovare më pengon të bëj film shqiptar"

Regjisori nga Kosova provoi për një prodhim kinematografik shqiptaro-kosovar, skenari i të cilit u rrëzuar në Qendrën Kombëtare Kinematografike. Qosja: "Më eliminuan, sepse nuk kam pasaportë shqiptare".


Kryetari i QKK-së, Xhevdet Feri: "Zbatuam ligjin"


"Mendoja për një kooproduksion Shqipëri-Kosovë, prandaj konkurrova në QKK, por kryetari i Qendrës doli kundër vendimit të bordit, me argumentin se nuk kam pasaportë shqiptare, se filmi nuk do të xhirohet në Shqipëri etj." Regjisori Isa Qosja flet për herë të parë për projektin filmik, me të cilin konkurroi në Shqipëri, por që është rrëzuar si në bordin e Tiranës, si në të Prishtinës.

Autori 62-vjeçar i "Kukumit", suksesi i tij i fundit filmik, shpreh keqardhjen për mospërmbushjen e kësaj "ëndrre" dhe tregon ç'është rrëfimi për "vrasësin e qenve".
Në edicionin e 12-të të Festivalit Kombëtar të Filmit, ku kinemaja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për herë të parë u gjykuan si kinema shqiptare, regjisori mori çmimet e "Regjisë më të mirë" dhe çmimin e madh për "Filmin më të Mirë Artistik".


Regjisori i filmave "Proka" (1984), "Rojet e mjegullës" (1988), "Kukumi" (2005), pedagog në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, na shkroi nga mali, nga fshati i lindjes Vuthaj, ku po kalon pushimet, jo vetëm për punën e tij, po edhe për situatën ku ndodhet prodhimi kinematografik në Kosovë.


Z. Qosja, ju aplikuat për herë të parë në Qendrën Kombëtare Kinematografike me projektin "Vrasësi i qenve". Fillimisht u vendos që të trajtohej si rast i veçantë, pastaj asgjë. Është me interes të na thoni diçka për idenë e filmit që do të bënit tre vjet pas "Kukumit". Ç'u bë më këtë projekt?


Skenarin për "Vrasësin e qenve" kam filluar ta shkruaj menjëherë pas filmit "Kukumi". Ishte rasti të kapja momentet më të rëndësishme të aktualitetit kosovar karshi pranisë ndërkombëtare në Kosovë, e posaçërisht karshi pranisë së UNMIK-ut.


Dukej se politika e UNMIK-ut ngapak po shkallëzohej dhe unë mendoja që këto josinkronitete mes ne kosovarëve dhe UNMIK-ut, duheshin trajtuar dhe në film. Në fakt, rrëfimi im është një komedi e zezë, që ndërthur edhe momente të tjera.


Aty kemi një "vrasës" me porosi të qenve; një plakë që nuk do të vdesë pa një vajtojcë pranë kokës, që do t'ia njohë të gjitha shkrumet e kësaj bote; një administratore, e cila sa herë luan në piano, qentë e qytezës i ulërijnë përfund dritares; një balerin, i cili u mëson grave të qytezës vallëzimin dhe kështu justifikon praninë e administratores në Kosovë, një grua që ngjitet nëpër shtylla të rrymës dhe josh kalimtarët.


Për çfarë arsyesh konkurruat në Shqipëri?


Pas "Kukumit" më dukej se kjo temë më intrigonte më shumë.
Skenarin e bëra për dy vjet duke e hulumtuar mirë situatën, duke parë se cilat janë trendet e kinemasë europiane, duke hetuar pritjen e shikuesit europian nga kinematografia shqiptare, duke planifikuar që ky të ishte një projekt shqiptar, pra kooproduksion Shqipëri-Kosovë.


Gjithnjë kam patur dëshirë të punoj bashkë me filmpunues nga Shqipëria dhe pikërisht për këtë arsye edhe konkurrova në QKK. Pas konkurrimit të parë, produktorit tim nga Kosova, i pari i qendrës, i tha që skenari im ka mbetur për rishqyrtim. Ishte kjo një befasi, por nuk e diskutova dhe prita momentin e rishpalljes së konkursit.


Në rikonkurrim morëm njoftim se skenari im është aprovuar nga juria dhe si rast i veçantë, por këtë vendim e rrëzoi kryetari i qendrës, duke e arsyetuar këtë veprim, me faktin se nuk kam pasaportë shqiptare, se ky film nuk do të xhirohet në Shqipëri, se projekti nuk ka tjetër autorë nga Shqipëria etj.


Në fakt, unë kisha ndërmend që të angazhoj më tepër se 50% të stafit nga Shqipëria, por nuk m'u dha rasti as të bisedoj për këtë mundësi.


Megjithatë, edhe Goran Paskaleviqi nuk kishte pasaportë shqiptare, e mori buxhet sikur Serbia nuk ka para për film; edhe një gjerman nuk kishte pasaportë shqiptare, e mori buxhet sikur gjermanët nuk kanë buxhet për kinematografi.


Më vjen keq, shumë keq, që nuk m'u dha një rasti qoftë në këtë projekt, qoftë në ndonjë tjetër, që të punoj me artistë nga Shqipëria, sepse e kisha vërtet ëndërr.


Kam besuar në "Vrasësin e qenve" më shumë se në të gjitha projektet e tjera dhe besoj që me staf të kombinuar do të shprehesha shumë më fuqishëm se asnjëherë gjer tani.


Si është gjendja e prodhimit kinematografik në Kosovë në këtë moment?


Në Kosovë, fatkeqësisht, kinematografia akoma nuk ka filluar të kuptohet seriozisht dhe ka dy vjet që qeveria ndan nga 300.000 euro për film.


Kjo është shumë pak për të arsyetuar pjesëmarrjen e shtetit në krijimin e kulturës kinematografike. Konsideroj që në këtë mënyrë krijohet atmosferë tunduese tek kineastët, rivalitet joprincipial dhe mbytet dëshira për të qenë shfrytëzues i një buxheti për një film të vetëm në vit. Vitin e kaluar nuk konkurrova pikërisht për faktin se në konkurrim kishte edhe studentë të mi. Doja që njëri nga ata ta shfrytëzojë këtë mundësi modeste.


Sivjet konkurrova dhe juria kërkoi ta ndryshoj skenarin, duke mos saktësuar çfarë të ndryshoj dhe për çfarë arsyeje. Unë nuk pranova që të bëj ndryshim vetëm për sadisfaksion të rishqyrtimit dhe kështu përsëri m'u mbyll edhe kjo mundësi. Tani gjendem në (Vuthaj) vendlindja ime në Mal të Zi, duke pritur Godonë.


Së fundi, keni megjithatë një angazhim, jeni në bordin e nderit të festivalit ndërkombëtar të filmit, që do të bëhet këtë vit në Prishtinë. Çfarë shpresoni të sjellë ky festival, çfarë do të ndryshojë në klimën e kinemasë në Kosovë?


Mendoj që Prishtinës i duhet një festival ndërkombëtar i ngjashëm me atë të Sarajevës, apo të them sikur i Lokarnos. Besoj që në bazë të projekteve të përzgjedhura dhe në bazë të emrave që e kanë konfirmuar ardhjen në Prishtinë, do të kemi një festival të tillë. Nuk duhet pritur që në nivelin e organizimit dhe performancave të tjera, gjithçka të shkëlqejë, por po bëjmë të pamundurën që filmdashësit të shijojnë një eveniment, të cilin gjer tani nuk kanë patur rast ta përjetojnë.


Po ashtu, shpresoj që ajo pjesë e opinionit që do të bindet se filmi është komponent i kulturës së një populli, do të ketë rast të bindet. Për një pjesë të madhe të adhuruesve të filmit, ky festival dhe evenimentet e tjera filmike do t'u shërbejnë për t'u mësuar se si shikohet një vepër filmike, si vlerësohet dhe si çmohet.


Për ne kineastët është me rëndësi edhe për faktin se do takojmë kineastë, produktorë, selektorë dhe të tjerë, të cilët një ditë, kur ne të konkurrojmë me projekte nga Kosova e Shqipëria, do të kenë durim dhe kureshtje që ato projekte t'i shohin e shqyrtojnë.


Pra, pres shumë nga ky festival dhe uroj që çmimi i parë në edicionin e parë të shkojë në duart e një shqiptari, natyrisht për një vepër cilësore kinematografike. Sa i përket klimës politike të kinemasë, nuk besoj se mund të ndryshojë shumë, sepse ne nuk kemi asgjë në dorë, pos dëshirës për të realizuar një herë në pesë apo dhjetë vjet.

“Dy anetaret e jurise jane gangstere”

Drejtorja e Festivalit, Zamira Koleci, quan raciste anetaret e jurise qe i ka firmosur vete. Thashethemet e dites se pare te festivalit i lane vendin akuzave pas perfundimit te tij dhe shpalljes se kenges fituese. Nuk jane vetem artistet, ata qe leshojne akuza per “mafien” e Festivalit te Kenges ne RTSH, por cudia e radhes ka ndodhur.

Eshte vete Zamira Koleci, drejtore e Pergjithshme e Festivalit, e cila e pyetur per zhurmen dhe tymnajen qe po hidhet mbi garen, u shpreh per “Koha Jone”: “I vetmi reagim i imi zyrtar eshte se dy anetare te jurise jane gangstere”. Madje, shkon edhe me tej duke thene: “Ata jane te papergjegjshem dhe raciste”. Nuk ka dashur aspak te permende emra, duke u shprehur se fare qarte mund te kuptohet se per cilet behet fjale. Por, per cilindo prej tyre qe te behet fjale, ka qene edhe Koleci nje nder ata qe kane dhene miratimin per anetaret e jurise se festivalit.

Megjithate nje gje eshte e sigurt, qe zhurma me e madhe nga ana tjeter po behet per faktin se ishte kenga “Zemren e lame peng”, interpretuar nga Olta Boka, me autoret Adi Hilen e Pandi Lacon, ajo qe fitoi. Dhe jo vajzat nga Kosova, Flaka Krelali dhe Doruntina Disha, me kengen “Jeta kerkon dashuri” te Edmond Zhulalit, e cila u spostua ne vendin e dyte. Mjaft te kthejme pak vemendjen ne piket e anetareve te jurise ne finalen e 16 dhjetorit, per te zbuluar se kush e pengoi kete kenge te ishte fituese. Qene kineasti Gjergj Xhuvani dhe kantautori Alban Skenderaj, qe nuk dhane asnje pike per kengen e dy vajzave nga Kosova dhe kompozitorin Zhulali, njekohesisht drejtor artistik i festivalit.

Mes ketyre akuzave, autoret e kenges “Zemren e lame peng”, Hila e Laco, kane preferuar te heshtin. Tymnaje akuzash kjo qe edhe nje dite pas shpalljes se fitueses 16-vjecare te festivalit, e ka lene jashte vemendjes Olta Boken dhe kengen qe do na perfaqesoje ne Beograd. Ca me pak galane e madhe, se ciles nuk i mungoi show dhe te ftuarit sic ishin grupi italian “Neri per caso” dhe norvegjezet “Rednex”. Apo edhe performancat artistike te dy prezantuesve te festivalit, Elsa Lila dhe Pirro Cako. Madje, ka lene edhe larg vemendjen prej faktit se kenga, e cila u shpall fituese, ajo e 16-vjecares Olta Boka, e cila per te paren here mori pjese ne festivalin e madh te kenges, u duartrokit jo pak. Jo vetem ne performancen e nates se dyte te festivalit, por sidomos ne finale kur publiku i Kongreseve e ktheu pas interpretimit te saj. Lane jashte vemendjes edhe lotet e imcakes teksa shfaqte emocionet e saj prej fitueseje. Ndersa s’mund te mos thuhet se edhe kenga ritmike e te dy vajzave kosovare, te cilat u renditen te dytat, u duartrokit jo pak nga publiku ne finalen e cmimeve te festivalit. E nese kenga e dy vajzave nga Kosova do te ishte pelqyer mjaftueshem edhe nga dy anetaret e tjere te jurise, Xhuvani e Skenderaj, “Jeta kerkon dashuri”, do te perfaqesonte Shqiperine ne Beograd ne Festivalin Evropian te Kenges ne maj te vitit 2008. Pasi qene ata, dy anetaret e fundit, te cilet nuk i dhane asnje pike kenges “Zemren e lame peng”,

Edmond Zhulali, drejtor artistik dhe pretendent per cmim

Zhurma me e madhe, jo vetem ne minutat e para pas perfundimit te festivalit, por edhe nje dite me pas, ka qene per kengen e kompozitorit Edmond Zhulali. Nuk ka qene asnjehere larg festivalit ky kompozitor, nje nder me te miret e muzikes se lehte shqiptare, por kete vit ishte njekohesisht edhe drejtori Artistik i gares se kenges. C’ka ne njeren ane eshte konflikt interesi, edhe organizator, edhe kompozitor ne gare, e ne anen tjeter duket si nje e drejte e nje krijuesi per te marre pjese me krijimet e tij. Megjithate, juria e perzgjedhur prej organizatoreve, e nje nder ata qe kane vene firmen per kete juri te edicionit te 46-te te festivalit ka qene edhe Zhulali, vendosi qe kjo kenge te renditet e dyta.

Anetaret e jurise se Festivalit te 46-te:

Agim Krajka

Gjergj Leka

David Tukiqi

Rudina Magjistari

Gjergj Xhuvani

Alban Skenderaj

Amerikanet “50 cent” ndezin Prishtinen

Mbremja e 17 dhjetorit ka qene e zhurmshme per Prishtinen. Grupi amerikan “50 cent” ka terbuar te rinjte jo vetem nga Kosova, por mijera te rinj udhetuan edhe nga Shqiperia per te shijuar adrenalinen e rrep-ereve amerikane. Rezultatit qe i dukshem.

Stadiumi i Prishtines s’ka qene asnjehere me pare i mbipopulluar kaq shume. Mbi 25 mije bileta te shitura per “50 cent”, duke mos pyetur aspak as per te ftohtin e acarte dhe ca me pak per cmimet e larta te biletave. E s’mund te ndodhte ndryshe, pasi grupi amerikan eshte ne kulmin e tij te suksesit. E keshtu s’i mungojne aspak edhe fansat ne hapesiren shqiptare, ku te rinjte perhere e me shume rendin drejt rrymave muzikore te tilla.

Kryqezimi i Oltes


E dashur Olta!

Une, qe po te shkruaj, jam nje gazetare qe te ndoqa me shume vemendje naten e fundit te festivalit, kur ti interpretove aq bukur kengen tende. Ne castin kur prezantuesit ne skene shqiptuan emrin tend si fituesja e festivalit, qellova te isha fare prane teje ne paskuinta dhe te pashe se si u drodhe, si u hutove dhe se si u ngashereve ne lot. Pastaj te ndoqa nga salla, kur u shfaqe serish ne skene ashtu duke qare e duke falenderuar Zotin per ate moment te bukur, te cilin nuk do te ta linin ta shijoje gjate. Te pashe si u trembe pas kuintave, ndersa po shikoje se si ata te medhenjte e festivalit po grindeshin, po cirreshin, gati sa nuk po rriheshin per cmimin tend. Te pashe se si t’u shua gezimi, menjehere.

Sepse, ti, e dashur Olta, nuk e di akoma se ne cfare bote po synon te hysh. Duhet te ta kishin thene para se te mberrije ne finalen e ketij festivali se ne Tirane, pasi ndodh dicka e bukur, duhet te presesh pa diskutim nje debat te ashper, qe synon ta zhbeje ate qe arrihet te behet si duhet. E se jane pikerisht vete ata, artistet, qe shkaterrojne gjithcka.

Ti, sigurisht qe je cuditur dhe trembur nga e gjithe kjo situate, por duhet ta dish se kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh. Une dhe koleget e mia, jemi gjendur me shume se nje here ne te tilla situata te renduara prej akuzave (mediatike ose jo) e sharjeve banale mes artisteve, qe kane pasuar nje aktivitet artistik. Kemi pasur raste plot per te kuptuar se c’race artistesh eshte kjo, ku po synon te hysh edhe ti. Une kisha filluar te behesha indiferente ndaj te tilla debatesh, qe nuk nxjerrin kurre asgje ne drite, pervec shfryrjeve dhe hakmarrjeve personale. Por, rasti yt me ngacmoi serish per te mos ndenjur dot me rehat, jo perballe kesaj dukurie qe perseritet gjithnje e me e shemtuar, por perballe teje, e dashur Olta. Me vjen shume keq, ndersa kuptoj se nga e gjithe kjo histori, viktima je pikerisht ti, qe nuk ke asnje faj.

Per autoret e kenges tende “Zemren lame peng”, Adi Hila dhe Pandi Laco, te cileve gjithashtu po u mohohet e drejta per ta gezuar ate cmim te merituar, nuk me vjen dhe aq keq, te them te drejten. Jo vetem sepse ata e kane provuar dhe here te tjera shijen e nje fitoreje te tille, por dhe sepse jane te stervitur me kesi lloj situatash.

E vec kesaj se c’kam nje bindje se edhe ata do te kishin reaguar (kurrsesi si Edmond Zhulali), perballe ndonje fituesi tjeter. As ata nuk mund te dalin jashte ketij zakoni, post- festival. Sepse ndonese ti (si e vogel dhe e panjohur qe je) as qe e ke cuar dot neper mend kete fitore te madhe, ata duhet ta kene synuar qe c’ke me te. Emrat e medhenj nuk hyjne pa kete ambicie ne gare e pa e menduar mire zgjedhjen e duhur te radhes, qe ishte ti.

Nuk me vjen kaq shume keq sa per ty, as per anetaret e jurise, te cilet, edhe pse arriten te japin nje gjykim te drejte - duke mos lejuar asnje prej organizatoreve te festivalit te marrin pjese ne vleresime e duke i dhene piket e tyre krejt te hapura - u gjenden (ne fakt dy prej tyre, Xhuvani e Skenderaj) prapeseprape perballe akuzash te shemtuara, qe kete here aluduan edhe per qendrime armiqesore ndaj Kosoves. Nuk mund t’ia mohoj kesaj jurie guximin per te votuar aq hapur, por nuk mundem gjithashtu t’i besoj deri ne fund, se mes tyre nuk eshte luajtur ndonje loje e fshehte (qofte edhe ne emer te nje kokefortesie), qe e vertitur keshtu te demtoi jo pak, pavaresisht se te dha cmimin e pare. Qofsha gabim, por e shkuara me ka imponuar kete bindje, se asgje mes artisteve e jurive nuk eshte aq e vertete dhe e sinqerte sa duket.

Nuk me vjen keq as per drejtorin artistik, Edmond Zhulalin, i cili duket ne plan te pare si viktima me e madhe e ketij festivali: pas gjithe asaj pune gjigante qe beri per festivalin, nuk mori dot asgje tjeter si shperblim vec kesaj situate aspak te kendshme, qe do ta lodhte edhe me shume se vete festivali. Por ishte vete ai qe e ndolli gjithe kete debat, duke hyre ne konkurrim ne nje kohe qe kjo mund te quhej konflikt interesi e duke ngritur me pas akuzat e renda ndaj atyre qe nuk i dhane pike kenges se tij. Keshtu, Zhulali do t’i vinte krejt pa te keq shkelmin jo vetem punes se tij, por dhe te gjithe stafit realizues, te regjisorit Pali Kuke, i cili arriti te realizoje nje prej festivaleve me te mire te ketyre viteve te fundit e punen e dy prezantuesve, Elsa Liles e Pirro Cakos, qe me aq mund arriten te vijne ne naten finale ne formen e tyre me te perkryer. Zhulali i vuri keshtu shkelmin e fundit besimit te luhatur te krijuesve te ky festival.

Por, as per keta te fundit nuk me vjen keq, per aq kohe sa nuk jane ne gjendje te vendosin qe ne fillim pikat mbi “i”, qe problemet mos te dalin gjithmone nga pas.

Gjithsesi, secili prej ketyre personazheve qe te permenda e kane te lehte ta kaperdijne tashme nje situate te tille, sepse per asnjerin prej tyre kjo nuk eshte hera e pare e as e fundit.

Ndaj, e dashur Olta, vendosa ta shkruaj kete leter per te ngritur zerin vetem ne emrin tend, ne emrin e kengetares se re qe vjen ne nje festival me endrren e madhe per t’u bere pjese e botes se artit dhe mbetet peng i nje debati te ashper, pa rregulla, pa moral. Sepse artistet keshtu jane e dashur Olta. Ti nuk kishe si ta dije. Ja ku ta treguan qe ne fillim vete ata. Dhe per kete me vjen keq, vertet keq. Nxitova te t’i them tani keto fjale, e bindur se vetem tani do mund te me besosh. Me vone, jam e bindur qe s’do mundesh dot me, sepse do jesh bere edhe ti nje me shume, si te gjithe ata. (Kohajone)

Aurela Gaçe rrëmben trofeun e “Kënga Magjike”

Këngëtarja Aurela Gaçe ka rrëmbyer të dielën në mbrëmje, Kupën e Artë të Festivalit “Kënga Magjike 2007”, pas një gare të etshme mes këngëtarëve finalistë, pjesëmarrës në një Gala plot me emocione, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Auruela Gace, këngëtarja vlonjate, e cila i iku Shqipërisë në vitin 2001, është shfaqur me një performacë energjike për disa qindra tifozë të këngës shqiptare.

Ka qënë kënga “Hape veten”, me tekst të Timo Fllokos dhe muzikë të Flori Mumajesit dhe orkestrim muzikor nga Darko Dimitrov, që ka ekzaltuar votat dhe duartrokitjet e publikut. Në fakt qindra sms e kishin votuar këngën e saj që në natën e parë, duke e përcjellë si një këngë të realizuar në të gjithë komponentët e saj.
"Falenderoj publikun e shkëlqyer që më ka mbështetur dhe që nuk gjëndet në asnjë vend të botës”, është shprehur Gaçe e emocionuar me trofeun e artë në dorë, dhe e rikthyer në skenën ku ajo u rrit, kësaj here me një look krejt ndryshe nga sa ishte shfaqur më parë . E nderuar edhe me çmimin e interpretimit, Gaçe ka pohuar se në Amerike është tejet e lidhur me komunitetin shqiptar dhe se atje këndon vetëm shqip."
"Dua të jem sërish me publikun shqiptar dhe do të kthehem", ka pohuar këngëtarja energjike, duke falendeuar njëherazi edhe producentin e ketij Festivali tradicional në Shqipëri, showman-nin e njohur Ardit Gjebrea.
Çmimi i madh, fituesi i Edicionit të nëntë të “Kënga Magjike 2007”, u zgjodh nga votat e fshehta të këngëtarëve, që garuan në këtë edicion nën drejtimin e Ardit Gjebresë. Ka qënë një show televiziv i drejtpërdrejtë plot me surpriza dhe me nje realizim me cilësi të lartë artistike, i sjellë me profesionalizëm nga regjisorët nga Kosova, Agron Vula dhe Astrit Idrizi , me skenar te realizuar nga Aldon Lipe dhe skenografi nga Bashkim Zahaj.
Spektakli u realizua përmes performancave artistike të sjella nga vetë konkurrentët, ndërsa juria ka qënë më se e veçantë, e përbërë kësaj here nga çifte artistësh, me kryetar këngëtarin e njohur Gaqo Cako. Në këtë natë të madhe çmimesh, janë nderuar me trofe edhe këngëtarët Kastro Ziso, me Çmimin Tendencë, me Çmimin e publikut, Leonora Jakupi, me Çmimin Jon Muzic, Besa, me Çmimin e kritikës, Anjeza Shahini, për Prezantimin skenik më të mirë, Çiljeta, Endri dhe Stefi, trofeja Kënga Hit, ia dha Flori dhe Soni Malajt, Best Vokal, Jehona Sopit, etj. (Balkanweb)

“Kenga Magjike 2007”, show dhe emocione gare

Festival qe, ne asnje sekonde te tij, nuk i mungon show. “Kenga Magjike 2007” shenoi mbreme galane e madhe, te shumepritur, ku emocionet e kengetareve s’kishte se si te mungonin. Prej 40 gjysmefinalisteve, qene vetem 18, ata qe munden te vijojne garen, duke u ngjitur mbreme ne skene per te percjelle te tjera emocione per publikun.

Performance ishte kryefjala e mbremjes! E te gjithe munden te qene te denje per skenen e ketij edicioni, i cili, pa dyshim, qe nje hap para edicioneve te shkuara. E nese thuhet se ishte nje supersukses edhe galaja e mbremshme, aspak nuk teprohet. Duartrokitje qe nuk munguan ne asnje prej neteve te festivalit ne finale u shpeshtuan. Po ashtu edhe personalitetet, jo vetem ata te artit, por edhe te politikes u bene bashke mbremjen e se dieles.

Nuk ishte surprize prania e saj ne “Kenga Magjike 2007”, por emocione sigurisht qe u percollen shume. Kaliopi, nje nder kengetaret me te suksesshme ne Maqedonine e saj, e pertej Maqedonise u ngjit edhe ne skenen e festivalit “Kenga Magjike 2007”. Ka percjelle te tre netet e ketij evenimenti te rendesishem te muzikes sone, duke qene pjese e jurise, e cila kete vit kishte nje format krejt tjeter, e perbere nga cifte te rendesishem, personalitete publike. Hit-et e saj, kenge nder vite, qe kane bere buje ne kohen kur jane lancuar u ngjiten edhe ne skenen tone. E prej saj, festivali ka marre edhe shume komplimente, duke pohuar: “Eshte nje organizim fantastik dhe duhet qe edhe vendet e tjera te marrin shembull prej ketij festivali per t’i organizuar ne kete menyre edhe festivalet ne vendet e tyre”.

Pritej qe sukses teper te madh te kishte rikthimi i nje prej zerave potent te kenges se lehte shqiptare, Aurela Gace, e cila ka ekzaltuar per te dyja netet qe u ngjit ne skene publikun, qe prezantuesi dhe producenti i festivalit “Kenga Magjike”, Ardit Gjebrea, tanime e ka pagezuar “skena e koncerteve”. “Hape veten” duket se u shnderrua edhe ne hit-in e rikthimit te Aureles qe pas vitesh te tera mungese, e qe se shpejti pritet te nxjerre ne tregun muzikor shqiptar nje album.

Ka qene pergjate gjithe diteve me e votuara ne faqen e internetit te festivalit, duke mos mbetur aspak pas edhe nje tjeter potencial i ri i kenges se lehte, Anjeza Shahini.

Rrok-balada e saj, “Nxenesja me e mire”, ka mundur te rrembeje jo pak fansa.

Perfundimi, ky festival cdo vit e me shume po percjell jo vetem shume show, por edhe cilesi artistike, duke mbeshtjelle emra te njohur te muzikes, jo vetem nga Shqiperia, por Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Kjo eshte nje tjeter bukuri e ketij festivali, pasi ne skene ngjiten gati te gjitha dialektet e shqipes, duke i dhene shume bukuri skenes se muzikes shqiptare. Duke e percjelle kete feste te madh edhe ne ekranet e televizioneve ne Kosove e Maqedoni pos transmetimit ne Tv “Klan” dhe “Ora News” ne Shqiperi.

“Kenga Magjike” nder vite

Ideuar nga kengautori Ardit Gjebrea edicioni i pare i festivalit “Kenga Magjike u shenua ne vitin 1999. Formule e re, festival qe asnjehere me pare nuk ishte shfaqur ne Shqiperi, nuk mundi te mos rrembeje vemendjen e publikut, e sidomos te kengetareve pjesemarres. Te gjithe renden per t’u ngjitur ne skenen e tij. Madje, mundi te riktheje ne skene kengetaret me ne ze te muzikes shqiptare qe ne edicionin e pare, qe per gati 10 vjet i munguan skenes. Luan Zhegu, Tonin Tershana, Liljana Kondakci, Mefarete Laze dhe shume te tjere. Elsa Lila fitoi festivalin mes 34 kengetareve qe garuan ne te. E tradita vijoi per vite te tera, duke mberritur keshtu ne edicionin e tij te nente. Rikthimet nuk munguan kurre ne skenen e tij, edhe kete here pati nje rikthim te bujshem, ai i Aurela Gaces, qe per vite nuk eshte ngjitur ne asnje skene festivali ne Shqiperi. (Kohajone)

Mevlana Xhelaledin Rumiu, miti i poezise persiane

Mevlana Xhelaledin Mehmed Rumiu eshte nje prej poeteve me te shquar te letersise persiane, nje poet i njohur jo vetem ne boten arabe, por dhe ne vendet anglishtfolese. Rumiu lindi ne Iran, ne qytetin Balkh, ne provincen Khorasan, pjese e Afganistanit te sotem dhe vdiq ne Konia, Turqia e sotme. Rumiu njihet ndryshe dhe si Mevlana Xhelaledin Mehmed Balkhi. Ai ka jetuar mes viteve 1207-1273 dhe njihet si poet mysliman, jurist dhe teolog.

Veprat e tij jane te shkruara ne persisht dhe jane lexuar ne vendet e Iranit, Afganistanit dhe Taxhikistanit, ndersa jane perkthyer ne shume gjuhe te botes. Rumiu eshte nje nga poetet me te lexuar ne Amerike, si dhe ne vende te ndryshme te Evropes. Rendesia e Rumiut, si poet, qendron ne kapercimin e kufijve kombetare dhe etnike te letersise. Gjate shekujve ai ka ushtruar nje ndikim ne letersine persiane, urdu dhe ne letersine turke. Vepra e Rumiut ndahet ne te ashtuquajtura quatrina, sic quhen ndryshe dhe rubaira, ne oda, gazale dhe divane.

Vepra kryesore e tij eshte Mathnavi, i perbere nga 6 libra, i cili quhet ndryshe Kurani Persian dhe eshte konsideruar nga shume studiues dhe kritike, si nje nga veprat me te medha te poezise mistike. Nje poeme qe perbehet nga 27.000 vargje, ne te cilen ai ka shtjelluar dhe predikuar misticizmin e tij dinamik. Metoda qe perdor poeti eshte ajo anektodike dhe toni eshte ai lirik. Nje tjeter veper e rendesishme e Rumiut eshte “Divani per Shams Tabriz”. Shams Tabriz do te mbetej ne kujtesen e poetit si miku me i ngushte dhe njekohesisht si udheheqesi shpirteror i tij ne rrugen qe ai ndermori si nje sufit per te arritur persosmerine shpirterore.

Kjo veper eshte e perbere nga 40.000 vargje. Te dyja veprat kane nje rendesi te madhe ne letersine persiane. Gjate nje periudhe 25-vjecare ai kompozoi 70.000 vargje poetike, poezi kushtuar dashurise hyjnore, pasionit mistik. Si nje sufit ai besonte se muzika, poezia dhe kercimi jane menyrat per te arritur Zotin. Doktrina e tij evokon pafundesisht tolerancen, miresite, gezimet, dhe kuptimin e gjithckaje permes dashurise. Tema qendrore e gjithe vepres se Rumiut, ne pergjithesi, eshte ajo e konceptit te Tavhidit, unitetit, nje koncept qe e shohim dhe ne poetet e tjere sufite. Vizioni, fjalet dhe jeta e Rumiut na meson se si te arrijme paqen dhe lumturine brenda nesh, duke pushuar se jetuari ne armiqesi e urrejtje dhe duke zgjedhur te jetojme ne paqe dhe harmoni.

Gjate nje periudhe 25- vjecare Rumiu hartoi 70.000 vargje poetike, poezi kushtuar dashurise hyjnore, pasionit mistik, si dhe poezi per ekstazen. Studiuesit e sotem besojne se Rumiu eshte nje nga poetet me te medhenj te koherave dhe se veprat e tij mund te krahasohen me ato te Dantes dhe Shekspirit. Veprat e Rumiut jane te pashoqe ne letersine persiane per cilesine dhe pasurine ideore dhe figurative qe ato mbartin. Kompleksiteti i Rumiut qendron ne mendimin mistik ne lirshmerine dhe ne shkujdesjen e tij gjate te shkruarit, centrifugal, sheronjes dhe indiferent gjate gjuhes tradicionale, ku ne sy te bie nje gjuhe e lemuar dhe jo e lehte per ta kuptuar.

Veprat e tij permbajne njekohesisht dhe shume histori, qe karakterizohen nga nje sharm i holle, ne te cilat levizin paragrafe plot pasion. Bota e shprehur ne to eshte ajo e sufiteve dhe jo bota hindu apo e krishtere, bota e qenies, e zhvillimit dhe e transformimit te saj. Metafizika islame, kozmologjia, psikologjia tradicionale dhe njohurite ezoterike do te perbejne ne vepren e Rumiut dhe boshtin qendror te ideve te tij. (Blerina Harizaj / Kohajone)

TIFF sjell ne Tirane 92 filma

Krahas konkurrimit nderkombetar dhe atij shqiptar, nje program special, me retrospektiva dhe prodhimet me te mira kinematografike boterore te diteve tona, do te shfaqet per publikun gjate diteve te edicionit te peste te Tirana International Film Festival (26 nentor- 2 dhjetor). Risia e ketij viti eshte se, pas nje raporti te ndertuar prej me se nje viti me TIFF, regjisori amerikan, i famshem per krijimet e tij indipendente, fitues i Sundance Film Festival, Alexandre Rockwell, do te prezantoje vete para publikut te kryeqytetit, programin special te ketij edicioni.

Nga veprat e tij, Rockwell ka sjelle ne Tirane, “In the soup” dhe “Somebody to love”. Edicioni i peste i TIFF, celet te henen, me 26 nentor ora 18:00 me filmin fitues te shume cmimeve dhe kandidat per cmimin OSCAR per filmin e huaj me te mire, “Eduart”, me regji te Angeliki Antoniut. Regjisorja greke do te jete e pranishme ne Tirane, gjate premieres se filmit, ashtu edhe gjate diteve te TIFF ’07-te. Po keshtu, per here te pare, nje kompani prodhimi irlandeze vendos te shfaqe premieren boterore te filmit te saj, per publikun shqiptar. ”Tonight is cancelled”, me regji te Brendan Grant, nje film i xhiruar teresisht ne Kosove dhe me nje pjese te kastit shqiptar. I ftuari i nderit i edicionit te peste te TIFF, eshte regjisori i njohur italian, Gianni Amelio. Retrospektiva me krijimet e tij me te mira, nder te cilat “Open Doors” dhe “America”, do te shoqerohet edhe me nje diskutim mes autorit, publikut dhe intelektualeve te ftuar. Grupi seleksionues ka perzgjedhur 92 filma, me nje shtrirje gjeografike nga 47 vende te botes, nga 500 filma qe kane aplikuar te marrin pjese ne te. Pas seleksionimit per cmimin e madh te festivalit dhe cmimet sipas kategorive perkatese, ndare sipas zhanreve, marrin pjese ne kete konkurrim 52 filma artistike, 15 eksperimentale, 12 dokumentare dhe 15 filma te animuar. Per sa u takon filmave shqiptare, 11 jane perzgjedhur per konkurrimin nderkombetar dhe 28 filma konkurrojne ne seksionin e filmit shqiptar.



Cmimet e festivalit:

The Best Film of TIFF

The Best Fiction

The Best Documetary

The Best Experimental

The Best Albanian Short

Media Award

The Public Award
(Kohajone)

“Kur kenget vijne me tjeter veshje”

Jane kenge qe mbajne veshur nje tjeter petk, ndryshe nga koha kur jane shkruar, ato qe vijne cdo fundjave ne “Kenget e Shekullit”, duke marre ne kete menyre ngjyrimin e kohes, kur edhe vijne. Shumekush do thoshte s’ka pse, ose me mire te rikthehen ne skene ashtu si kane qene dekada me pare. Ndersa nje nder personalitetet me ne ze te muzikes shqiptare, kompozitori Robert Radoja, rrefen ne nje interviste se, “Po nese do te vishet dikush me kostumin e para 50 viteve dhe te dale sot ne rruge do te dilte jashte kohes.

Ndaj edhe eshte mire qe keto kenge te vijne me nje veshje tjeter, me mjetet e kohes dhe s’ka asgje te keqe, madje eshte bukur. Por jo cdo here eshte me bukur se ka qene, ose eshte aq e bukur sa ka qene”. Gjithcka varet nga realizimi i riorkestrimeve, por ama s’ka asnje te keqe, sipas tij, qe ato te vijne ne kohe, duke mos humbur origjinalitetin. Ndersa mban qendrimet e tij edhe mbi ate cka po ndodh sot me muziken, krijuesit e vjeter dhe ajo cka eshte teper e rendesishme, per mospermendjen gati fare te krijuesve te kengeve dhe muzikes shqiptare, duke i lene “meritat” e medha per kengetaret.

Jeni ne “Kenget e Shekullit”, por ju vini prej shekullit te shkuar...

Ka qene fati im qe kam jetuar ne keto dy kohe! Ne fakt, ato kenge qe ngjiten ne skene nuk jane te nje shekulli, por me pak se nje shekull, pasi vetem ne vitin 1932 Kristo Kono kompozoi kengen “S’kam c’e dua pasurine”. Eshte thene shpesh se eshte kenge popullore, por qe ne fakt e ka nje autor ajo dhe pse shpesh autoret nuk permenden. Dhe vetem pas viteve ’30-te te shekullit te shkuar munden te krijohen institucionet dhe te vijne ne Shqiperi te paret te shkolluar ne Lindje e Perendim. Dhe ajo cka dua te theksoj eshte, se ne vendin tone qe pas vitit 1945 arti ka qene ne qender te vemendjes dhe eshte kontribuar shume nga shteti, qe ai te kishte hovin qe pati. Pasi kane qene shtetet e centralizuara ato qe kane bere me shume per kulturen dhe ketu ashtu qe!

Pse kane ngelur keto kenge te shekullit, edhe sot qe ne i degjojme me endje?

Keto mbeten si kenge, sepse ne baze te asaj tradite te vogel, sidomos ne qytetet kryesore, ku kishte nje lloj zhvillimi, Shkodra, Korca, Durresi, Elbasani apo edhe Berati, qe eshte ende i pa eksploruar teresisht. Ngelen kenge te krijuara ne ato vende ku jetuan krijuesit. Me shume ne to dominon tema e dashurise, ne kuptimin e saj te gjere dhe jo ngushtesisht ajo mes nje djali dhe nje vajze, mes femres dhe mashkullit. Ka nje spekter me te gjere dhe pse takohen rralle, pasi ne to ndikon shoqeria dhe sfera sociale ku jane ngjizur keto kenge. Ketu ka nje problem, degjon shpesh te thone muzika shqiptare, arti shqiptar! Por kenge eshte vetem nje pjese e vogel e asaj te vertete te madhe qe eshte muzika dhe pse ajo eshte ushqimi i perditshem, por nuk eshte arti shqiptar, vetem nje pjese e tij. Po kenga lindi per te qene me e komunikueshme, pasi gjinite me serioze kane qellimet e tyre me te medha dhe nuk eshte e thene qe ajo t’i drejtohet vetem elites, sic shprehemi ne per operen. E nga nje kenge mbushesh momentalisht shpirterisht, ndersa nga nje veper e permasave te medha jane mbresat ato qe mbeten dhe filozofia ajo qe e pershkon. Po ato vite krijohej shume dhe po marr vetem krijimet per femije, qe qene lume ato kohe.

Pos pozitives, a pati edhe negativitet ne kete lume krijimesh?

Po bej krahasim, pasi me duhet nje pike referimi...Po vetem te mendosh 700 kenge ne vit, te krijuara per femije, kishte jo uje, por edhe rere e balte. Me gjithe fillimet, qe qene naive, evoluoi cdo gje dhe filluam te kemi kenge koncertale dhe gjithcka u ushqye nga njerez teper profesioniste. E sa i takon kenges, qe percaktohet si kenga e muzikes se lehte...ja pse quhet e lehte, pasi e tille duhet te shikohet e percillet tek njerezit. Ajo qe na ndodh eshte te flasim shume per kengen, por muzike te vertete vallezimi nuk kemi, muzike shqiptare jo! Nuk kemi muzike per te vallezuar dhe perdorim kengen si te tille.

Por ajo qe ka qene specifike e periudhes se kaluar, sa i takon muzikes, eshte se tingujt e bukur mbeteshin edhe kur censura ndalonte fjalet, pasi kontrolli i vetem ne kenge ka qene tek fjalet, se muziken ata qe “kontrollonin” nuk ishin ne gjendje ta kuptonin. Ndaj edhe u gjeten hapesira, qe kenga te mos pesoje fatin e keq te kufizimit.

Po riorkestrimet e kengeve pse duhen bere?

Po nese do te vishet dikush me kostumin e para 50 viteve dhe te dale sot ne rruge, do te dilte jashte kohes. Ndaj edhe eshte mire qe keto kenge te vijne me nje veshje tjeter, me mjetet e kohes dhe s’ka asgje te keqe, madje eshte e bukur. Por jo cdo here eshte me bukur se ka qene, ose eshte aq e bukur sa ka qene. Varet nga realizimi. Por, ama, nese kenget vijne origjinale, si ne kohe e ngjiten ne skene...dyshoj se do tingellojne aq bukur, sa eshte krijuar imazhi i bukur. S’ka se si te ngjaje po aq bukur, eshte tjeter kohe dhe ka kerkesa te tjera.

Ju duket e drejte ajo qe ndodh, pas shume vitesh kenget ju mbeten kengetareve, ata kane “meriten”, ndersa kompozitore, orkestrues e autore tekstesh nuk permenden?

Ketu tregohet niveli i kultures ne mase! Thuhet kenget e Vace Zeles..ajo eshte e paarritshme, por ato jane kenge qe Vacja i ka kenduar, pasi ajo s’ka shkruar vete asnje fjale. “Kenge te Ema Qazimit”, thuhet shpesh, por eshte Agim Prodani pas dhe kjo eshte ceshtje e kultures dhe pak respektit nga institucionet. Nje interpretues, ku hyn kengetari apo edhe instrumentisti, rron duke rishprehur apo rigjalleruar, jep edhe shpirtin e vet ne vepren e dikujt tjeter. Sa zihet ne goje kjo pune?! Thuajse fare!

Thuhet se fundi shume se shijet muzikore te ketij populli po prishen...

Vetem kenga prish shijet?! Une them jo, pasi jane nje mori sendesh dhe dukurish qe i prishin ato, por mes tyre eshte edhe kenga. Ky vendi jone i vogel po shkel ne nje rruge te re, te pashkelur me pare! Ndaj edhe une ngulmoj shume tek fakti, nese kane mesazhe ato qe jepen dhe nese ato s’kane mesazh, me mire te mos jepen. Madje, ne nuk kemi pika te qarta referimi vlerash dhe ende i referohemi atyre qe kane bere me shume kenge e kane marre me shume cmime.

Po, sipas jush, ku duhet te referohemi per vlere?

Eshte e veshtire ne kete trazire te thuash se ku duhet te referohemi, por s’duhet te kemi frike se s’do te krijohet. Pasi sot kerkohet te shfrytezohen maksimalisht te gjitha kerkesat qe ka kengetari per tregun dhe harrohet qe eshte me e bukur e thjeshta, pasi kalohet shume me bukur edhe tek populli.

Raporti yne me krijuesit e vjeter

Ky eshte nje problem teper i madh i asaj cka ndodh sot. Jo rralle harrohen rrenjet, krijuesit e pare. Robert Radoja preferon te flase shkurt per kete ceshtje, por mesazhi i tij percillet qarte. “Jeta ka tre dimensionet e saj. Nese mungon njera prej tyre, asgje nuk eshte e plote. Ka te shkuar, te tashme dhe te ardhme! Njera nga keto, nese mungon, prish ekuilibrin, ndaj per te gjitha kategorite duhet te kene vendin e tyre ne kulturen tone dhe kjo eshte e padiskutueshme”. Por ajo cka perben edhe nje tjeter problem, sipas tij, eshte mungesa e studimeve per muziken, duke mos lene menjane nje studim te mirefillte te Eno Kocos dhe disa biografi, jo teper te thelluara per personalitete te muzikes sone.

C’po ndodh me kengen tani, sipas kompozitorit

Shpesh ngrihet zeri se muzika po prish shijet e ketij populli dhe s’ka me muzike te lehte shqiptare. Mirepo Robert Radoja preferon te flase nga pozitat e nje realisti dhe aspak te nje nostalgjiku, kur thote se, “ajo qe ne kemi ne tranzicion, si fillim, eshte mendja jone, dhe te gjitha te tjerat jane derivat i kesaj, e ca me shume arti. Ai eshte i brishte dhe ka fije qe i lidhin e qe i ndajne njerezit. Dhe nga tere ai boshllek qe patem dhe pse mosha ime s’e ka ndjere shume kete boshllek, pasi pati prurje...tani do te kaloje fazen e saj”. Ndaj edhe eshte shume e vertete, se ka nje faze ne tranzicion te kenges, pa mohuar vlerat, por pasoje e tranzicionit qe kalon shoqeria jone. (Anisa Ymeri / Kohajone)

“Pamje nga ura”, tharm artistik ne TK

Vemendja per dramen “Pamje nga ura” nuk ka munguar ne asnje moment. Jo vetem pse nje drame nga Artur Miler ngjitej ne skenen e Teatrit Kombetar, por edhe per aktoret qe interpretuan ne te jane me te zeshmit e skenes shqiptare. Kane preferuar te heshtin pergjate provave, duke qendruar larg deklaratave per nje sukses te mundshem, jo vetem Timo Flloko, por edhe Yllka Mujo e deri te me te rinjte.

Vetem pak ore para premieres, Flloko i skenes shqiptare, apo Edi Karbone i Milerit, ka thene pak fjale, duke rrefyer se i ka shkelur ato lagje ne Bruklin, ku ishte vendosur drama e madhe njerezore. Pak fjale per te mberritur te suksesi i madh i premiere se mbremjes se 23 nentorit, e cila celi edhe sezonin e fundit te vitit 2007 per Teatrin Kombetar.

Munden te perkulnin publikun me lojen e tyre, jo vetem ata Edi Karbone e Bea, qe rreken nga Flloko e Mujo, por edhe dy aktoret e rinj te skenes, Indrit Cobani dhe lozonjarja Holta Gixhari. Duke rikthyer paksa ate tharmin artistik ne skenen e TK-se, qe prej kohesh ka nisur ta kete me pikatore.

Drame njerezore, qe mjerisht eshte aktuale cdo minute, mundi te rroket mire prej spektatorit dhe te percjelle emocione. Aq sa per minuta te tera, duartrokitjet e publikut nuk lane aktoret te largoheshin nga skena. Megjithate, ishte nje motiv me shume i gjithe ky sukses per aktoret, qe pasi te hiqnin petkun e rolit, te festonin me gjate suksesin e nje shfaqjeje boterore ne TK. E duket se per shqiptaret sot eshte ai realitet i italianeve te fillimshekullit te shkuar. Ndaj, edhe ajo veper ka nje lloj lidhje gati organike me kete realitet te sotem shqiptar dhe pse shkruar vite me pare, per emigrantet italiane, ata te jugut te varfer ne Ameriken e larget. Skenografia, qe mban firmen e te paarritshmit Agim Zajmi, ishte nje pjese teper e rendesishme e shfaqjes. E sikunder Zajmi eshte shprehur kahera, skenografia e mire eshte atehere kur nuk qendron vecmas shfaqjes, por arrin te behet njesh me te dhe te mos vihet re... duket se kjo e arriti. Ishte ne vendin e saj, teper funksionale, e kendshme per syrin e spektatorit dhe nje element per ta mberthyer me mire kumtin e shfaqjes. E megjithate, pakez mish i huaj nuk mungoi ne te.

Por, suksesi qe i padiskutueshem, e kjo fale nje pune teper te gjate, jo vetem ne tavoline me aktoret e me pas ne skene, por edhe punen parapergatitore te regjisorit Albert Minga. Perhere e gjeje ne sallen e provave para orarit te caktuar, kur duhej edhe aktoret te vinin. Cdo detaj bluhej ne koken e tij per te kerkuar me teper tek aktoret. Pra, nje pune aspak e shpejtuar, duke i lene kohen e duhur fjales dhe veprimit te piqej ne nje shfaqje, e cila padyshim qe perkuli publikun e Teatrit Kombetar naten e premieres, per te vijuar edhe ne mbremjet e tjera kur do te shfaqet. (Anisa Ymeri / Kohajone)

Trofeu i 10-te per “Syrin Magjik”

“Filmi “Syri magjik” , nje bashkeprodhim shqiptaro-gjerman, i regjisorit shqiptar, Kujtim Cashku, prodhim i vitit 2005, eshte nderuar ne “CINEDAYS European Film Festival” 2007, ne Shkup te Maqedonise, me cmimin special “Mention Best Actress Award” dhene aktores Arta Dobroshi. Ne kete festival, i cili eshte mbyllur te premten ne mbremje, e qe u mbajt ne datat 15-23 nentor, ne Shkup, kane marre pjese rreth 30 filma te realizuar nga kineaste te njohur evropiane.

Cmimi eshte terhequr nga aktori i “Syrit Magjik”, Alban Ukaj, meqenese aktorja fituese, Arta Dobroshi, ndodhet me xhirime ne Bruksel, ku luan rolin kryesor ne filmin “Le silence de Lorna” i vellezerve Dardenne (dy here fitues te “Palmes se Arte”). Me regji te Kujtim Cashkut dhe skenar te Kujtim Cashkut dhe Vath Koreshit, filmi (93 minuta dhe me format 35 mm), i vendos ngjarjet ne jug te Shqiperise se vitit ’97-te, ne prag te nje lufte civile. Nje fotograf i dale ne pension eshte deshmitar i nje tragjedie, te cilen e fotografon rastesisht me kameren e tij. Ai udheton nga fshati i tij i lindjes per ne Tirane. Ne rolet kryesore te ketij filmi interpretojne, Bujar Lako, Arta Dobroshi, Alban Ukaj, Timo Flloko, Miriam Laco, Raimonda Bulku, Petraq Xhillari. Ndersa cmimet e fituara me pare prej tij jane ato ne Cairo International Film Festival 2005”, “Mostra de Valencia 2006”,”Trieste International Film Festival 2007” etj. (Kohajone)

Aurela Gace ekzalton publikun e kongreseve

Nje rikthim jo pak i bujshem, ai i Aurela Gaces, me kengen “Hape veten”, duke ekzaltuar naten e pare te festivalit “Kenga Magjike 2007” publikun e kongreseve.

Votat dhe duartrokitjet e publikut duket se e kane zgjedhur fituesen e ketij edicioni te festivalit “Kenga Magjike 2007”. Qindra sms kane votuar kengen e saj, ndersa naten e pare, ajo shkeli e fundit ne skene. Duke pritur “Kenga Magjike 2007” beri te veten, duke e percjelle te publiku jo vetem kengen e saj, por te 40 kengeve pjesemarrese ne te. Ndaj edhe nuk qe aspak cudi qe salla shoqeronte kengetaret ne interpretimet e tyre.

Nese mbremja e pare ngjiti ne skene Aurela Gacen, dhe emra te tjere te muzikes shqiptare, e dyta pati jo pak ritem. Gili, por edhe Leonora Jakupi u ngjiten ne skene, ndersa nata u mbyll nga Anjeza Shahini, talenti i “Ethe”-ve, qe tanime eshte renditur denjesisht perkrah kengetareve te suksesshem shqiptare. Ndersa s’mund te mungonin duetet e te dashuruarve, Flori dhe Soni Malaj, si edhe Marsida Saraci e Arber Arapi.

“Kenga Magjike” njihet edhe si festivali ku performanca merr nje rendesi teper te madhe. E pos kengeve, nje gare aspak e heshtur eshte edhe ne kete drejtim, ate te paraqitjes se denje skenike. Te gjithe duan te vijne ndryshe, shperthime te medha, prurje kengetaresh te rinj, zera te vjeter qe bucasin ne skene. Ka prej atyre qe shenojne daljen e pare ne skenen e ketij festivali, por edhe te kalitur ama, duke qene fitues te cmimeve edhe ne edicionet e shkuara. Nje prej tyre eshte Elvana Gjata, e cila, ne vitet e fundit, ka qene pjesemarrese e rregullt ne kete festival. Ndersa emra te njohur te muzikes nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi jane ngjitur nje nga nje ne dy netet e festivalit. Rosela Gjylbegu apo Marsida Saraci e Arber Arapi, Anjeza Shahini, Erga Halilaj e Valon Shehu, por edhe shume te tjere jane ngjitur ne dy netet e para te festivalit. Ndersa sot, ne galane e madhe te cmimeve, 18 finalistet, prej te cileve 10 dolen nga votat e kengetareve dhe 8 te tjere nga juria, do te ngjiten ne skene, per te shpallur ne fund edhe fituesin.

Juria e cifteve te artisteve

Juria kete vit eshte krejt ndryshe nga cdo vit tjeter, e akoma me ndryshe nga jurite e festivaleve te tjere. Emra te njohur te kultures dhe artit shqiptar, por edhe ne gazetari jane pjesetare te jurise se “Kenga Magjike 2007”. Mjaft te permendim te mirenjohuren e ekranit te Televizionit Publik Shqiptar, Tefta Radin dhe bashkeshortin e saj, nje nder emrat me te njohur te muzikes shqiptare, kantautori Francesk Radi. Do te jete juria e perbere nga keto personalitete te jetes publike qe perzgjodhen 8 kengetaret qe do te ngjiten ne naten finale serish ne skene per te vijuar garen per cmimin e madh. Kengetare qe do t’i bashkengjiten 10 emrave finaliste qe jane zgjedhur nga vete konkurrentet. E ne fund, cmimi i madh, fituesi i “Kenga Magjike 2007” do te zgjidhet nga votat e fshehta te kengetareve qe garojne ne kete edicion.



40 kengetaret gjysmefinaliste ne “Kenga Magjike 2007”:

Nata 1

1. Qelbanix

2. Dorina Muceku

3. Samanta Karavella

4. Lena

5. Ani Cuedari

6. “Alb Magji”

7. Blerina Matraku

8. Jetmir Hyseni

9. Joana

10. Emi Bogdo

11. Erga Halilaj

12. “NRG Band”

13. Valon Shehu

14. Hana Cakuli

15. Berkan

16. Elvana Gjata

17. Rosela Gjylbegu

18.Ciljeta ft. Endri & Stefi

19. Jehona Sopi

20. Aurela Gace



Nata 2

1. “Burn”

2. “Grupi 0290”

3. Vini

4. Xhuli

5. Evi Reci

6. Seldi

7. Valbona Ostreni

8. Lori

9. Vitmara Basha

10 . Master Bas & 25%

11. Rezarta Shkurta

12. Julka

13. M. Saraci & A. Arapi

14. Kastro Zizo

15. Besa

16. Gili

17. Leonora Jakupi

18. Alberia

19. Flori &Soni Malaj

20. Anjeza Shahini
(Kohajone)

“Stili shqiptar i divorcit” shfaqet ne Sofje

Kinemaja “Lumiere” e Sofjes, dy dite me pare ka qene vendi ne te cilin u shfaq dokumentari me ne qender Shqiperine. I pagezuar “Divorce Albanian Style” apo shqip “Stili shqiptar i divorcit” mban firmen e nje regjisoreje bullgare, Adela Peeva dhe rrefen realen, ate qe ka ndodhur ne Shqiperine e viteve te komunizmit.

Sikunder shkruhet ne agjencite e lajmeve dhe ne te perditshmet bullgare, ky dokumentar ka ne qender familjet shqiptare, te cilat jane ndare forcerisht ne vitet e komunizmit. Arsyeja?!

Eshte fare e njohur per shqiptaret, por cudi e madhe per te huajt! Jane ngjarje reale, sipas saj, qe kane ndodhur ne regjimin totalitar te Enver Hoxhes, i cili ka mundur te mbaje me gjate te “izoluar” nje vend ne Evropen e shekullit te 20-te. Ajo cka rrefehet shkurtimisht eshte kthimi pas ne vitin e hershem 1961, kur dihet carja e madhe mes Shqiperise dhe Bashkimit Sovjetik.

Percillen ngjarjet e tre familjeve shqiptare, kur burrat e martuar me gra te huaja u detyruan te ndaheshin prej tyre dhe ato e femijet te largoheshin. Ose te zgjidhnin te jetonin ketu ato femra, pa pasur te drejten te takojne te afermit e tyre.

Shkruhet madje qe ato gra, te cilat qendruan ne Shqiperi per hir te dashurise se tyre, u detyruan te jene “robinja” apo te denuara dhe te diferencuara nga shoqeria. Ekzagjerime keto, pasi shpesh nuk ka qene keshtu! Ky dokumentar ka qarkulluar ne disa kinema dhe do te jete pjesemarres ne disa festivale filmash neper Evrope. (Kohajone)

Monumentet, në rrezik shembjeje 13 shtëpi


Specialistët japin alarmin për rrezikun e banesave karakteristike. Të kërcënuara, 45

GJIROKASTËR- Gjendja e monumenteve të kulturës në qytetin e Gjirokastrës, vazhdon të mbetet problematike, megjithë ndërhyrjet për rikonstruksione gjatë viteve të fundit. Informacione zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës kanë bërë të ditur se një pjesë e mirë e godinave që mbajnë statusin "monument kulture", si ato të kategorisë së parë, ashtu edhe të asaj të dytë janë plotësisht të rrezikuara, si nga dëmtimet e pjesshme, ashtu edhe nga ato të plota.

Kështu, 45 monumente të kategorisë së parë janë plotësisht të rrezikuara, ndërsa në gjendjen më të rëndë ndodhen 13 prej tyre. Angonate, Çuberi, Kikino, Galanxhi etj janë ndër banesat më të dëmtuara të kategorisë së parë, por që përveçse mund të shemben plotësisht, katër prej tyre e më konkretisht Angonate, Çuberi, Çene e Vaso Konomi rrezikojnë edhe jetën e banorëve në shtëpitë pranë apo që mund të jenë kalimtarë.

Ndërkaq, nga 545 monumente të kategorisë së dytë, 172 prej tyre paraqesin rrezik, ndërsa në gjendjen më të rëndë paraqiten 48 banesa. Po sipas të njëjtave burime mësohet se gjatë viteve të fundit janë restauruar një numër i madh i këtyre banesave të kategorisë së dytë, gjithsej 245.

Vetëm përgjatë këtij viti në Gjirokastër janë investuar38.4 milionë lekë të rinj në gjashtë objekte të pjesës karakteristike në qytetin e gurtë si dhe kanë nisur procedurat tenderuese ndërkombëtare për 6 objekte monumentale, falë fondit prej 1.2 milionë dollarësh të akorduar nga qeveria shqiptare për qytetin e gurtë e që është marrë në administrim nga organizata e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore botërore.

Të gjitha këto objekte, ku pritet të fillojnë së shpejti ndërhyrjet ndodhen në gjendje tepër të rëndë.Por, sipas mendimit të specialistëve, shifrat që i duhen qytetit të Gjirokastrës për të kaluar fazën e rrezikut janë shumë më të mëdha. "Qytetit të Gjirokastrës I duhen çdo vit një shifër prej 1.5 milionë dollarësh për një periudhë 10-vjeçare në mënyrë që të dalë nga faza e emergjencës", shprehen ata. (Shekulli)

“I kam shkelur lagjet qe pershkruan Mileri”

Jane radhe te shkruara per te goditur “drejt e ne qender te rrenjeve tona”. Se paku, Artur Miler keshtu rrefente ne vitin 1988, teksa fliste per veprat e tij!

Ka shkelur ne skenat boterore, dhe “Pamje nga ura” ngjitet ne skenen e Teatrit Kombetar. Kete here Edi Karbones ja jep fytyren e tij Timo Flloko!

Fare pak ore larg premieres se mbremjes se 23 nentorit, dhe vetem tani ka preferuar Flloko te flase per rolin ne nje shfaqje, qe historia ka treguar se fare mire mund te kthehet ne legjende. Deri me tani, Timo Flloko ka punuar te pertype rolin, te gjeje detaje, t’i jape atij fytyren me te mire qe mund t’i jepte! Fytyre per plagen e madhe te shoqerise njerezore, emigracionin! Plage, qe, ndonese jo si pjesa me e madhe e emigranteve, e ka prekur edhe vete aktori, te cilit i eshte dashur te qendroje larg Shqiperise mjaftueshem.

“Une e njoh zonen per te cilen flet vepra. E njoh Bruklinin, njoh lagjet, per te cilat flitet dhe pershkruhen ne radhet e saj, i kam shkelur, kam levizur neper to, njoh konceptin amerikan te jeteses. Njoh ne nje menyre disi me shqisore edhe natyren e vecante te emigranteve, ne kete rast edhe te emigranteve italiane, pasi kam takuar shume emigrante italiane ne Amerike, dhe ata ruajne nje koloristik te caktuar te gjuhes, qe here-here jam perpjekur ta perfshij ne karakterizimin e Edi Karbones”. Jane fjale te thena gati me nje fryme, teksa perpiqesh t’i shkepusesh dic prej misherimit te ketij roli.

Ndoshta ky do te jete edhe celesi e nje suksesi te mundshem, ne skenen e teatrit neser ne mbremje. Ka pervoje personale, te ngjizur me ate qe cdo rol mund te perceptohet prej aktorit dhe regjisorit. “Kur flitet per momente te caktuara dhe vende te caktuara ne veper, mua me konfigurohet vizioni real i atyre lagjeve, vendeve, emrave... dhe kjo i jep doemos nje ngjyrim tjeter”, rrefen Flloko.

Eshte ne natyren tone te kthehemi pas, per te pare se kush tjeter prej aktoreve boterore kane qene ne skene, Edi Karbone. E kane qene aq shume, saqe perhere mund te gabohet nese flitet me numra. Por ajo cka, sipas regjisorit Albert Minga, do te percillet nepermjet vepres, qe do te kete premieren neser, eshte fakti se, “Jo pa dhembje e me nje trishtim qe te prek shpirtin, dramaturgu gjenial, Artur Miler, na kujton se te gjithe jemi lene ne “mes te rruges”. Sikunder edhe Flloko tregon: “Kurora e Edi Karbones i ka mbetur aktorit italian Raf Vallone, jo vetem ne film, por edhe ne teater, por edhe Mikele Placido”. E ne fakt, eshte pikerisht drama e madhe e emigranteve italiane ne Amerike, po sipas regjisorit Minga: “Ndonese personazhet e drames “Pamje nga ura” jane emigrante italiane, qe kane shkuar ne Amerike ne kerkim te nje jete me te mire, publiku shqiptar nuk do ta kete te veshtire ta perceptoje dramen e tyre, si dramen e bijve te vete, aq te shumte ne numer, dhe qe kane marre edhe ata rruget e emigracionit deri ne kontinentin e larget”. Sipas tij, kjo do te jete edhe pika me e forte e spektaklit te tyre. “Ky kontakt i fuqishem emocionesh, aktor-spektator, do krijoje bazamentin e nevojshem per te zgjuar interesin e publikut ndaj spektaklit tone”, tregon Minga. (Anisa Ymeri / Kohajone)

Edi Karbone nga Pirro Mani te Timo Flloko

Edi Karbonen e kane luajtur shume aktore, 8 vjet pasi e ka shkruar Miler, ka qene nje venie e saj ne Teatrin e Korces, nga Pirro Mani, regjisor dhe aktor. Ndersa tani, ne vitin 2007, Timo Flloko e ngjit ate ne skenen e Teatrit Kombetar. “Edi Karbone eshte nje figure komplekse, karakter realist, i cili ndeshet jo vetem me problemet sociale te jetes ne Amerike, te cilat ai ne nje kohe te konsiderueshme i ka perballuar dhe jeton mire, por ngec ne nje cengel, dje kjo e ben veprim me interesant, dhe kjo e var ate ne nje fare menyre, sigurisht qe ne ndergjegjen e tij, dashuria qe ka ai, e paarsyeshme nga dashuria qe ka ai per mbesen e gruas, qe e marros dhe e cekuilibron ate si personalitet”.

Mileri per dramen “Pamja nga ura”

Ka folur jo pak per dramat e tij, nje nder dramaturget me ne ze te shekullit te shkuar, Artur Miler. “Kur shkruaja kete drame, rrefente Miler, isha i interesuar te vija ne fokus pikerisht marredhenien mes tradites shekullore dhe zbulimit te dhunshem te nje realiteti te ri dhe te ndryshem nga vendi prej nga vijne. Gjithmone kam menduar se rasti i Edi Karbones, i frymezuar nga nje ngjarje e vertete, do te kuptohet nga kushdo dhe te them te verteten, me kalimin e viteve kam pare me kenaqesi qe drama ime “Pamje nga ura” eshte vene ne skene vazhdimisht nga regjisore dhe aktore, qe vinin nga vende dhe kultura te ndryshme. Ky fakt me ka dhene kenaqesine te mendoj se interesi i vazhdueshem ndaj kesaj vepre eshte tregues i universalitetit te temes qe ajo trajton”.

“Pamje nga ura” e Artur Miler

Albert Minga-regjisor

Agim Zajmi-skenograf

Aktore:

Timo Flloko

Yllka Mujo

Fatos Sela

Bujar Asqeriu

Holta Gixhari

Indrit Cobani

(Kohajone)
Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors