Showing posts with label Sport. Show all posts
Showing posts with label Sport. Show all posts

Finalja, Barca që sonte në Londër

Finalja, Barca që sonte në Londër
Barcelona do të shpërngulet që mbrëmjen e sotme në Londër, ku të shtunën do të takohet me Manchester United në finalen e Champions League.
Vendimi është marrë për të shmangur probleme eventuale në ditët e ardhshme për shkak të hirit vullkanik që ka coroditur trafikun ajror.

Kupa e Shqipërisë, sfida sonte në Durrës

Një finale e tillë meriton të quhet klasike, por kur e thua këtë fjalë në këtë fund sezoni, sikur të mbetet në grykë. Dinamo e Tirana do të diskutojnë kupën e Shqipërisë, sonte në orën 19:00 në “Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa kanë qenë hija e vetvetes gjatë gjithë këtyre 9 muajve.

Kuqezinjte e Kuzhe, nis i mbare viti 2010


Shqiperi-Iralande e Veriut, 1-0 Kuqezinjte arriten te fitojne ndaj Irlandes se Veriut, duke i dhene nje start pozitiv perballjeve nderkombetare te vitit 2010. Ne ndeshjen e per kete vit kuqezinjte fituan perballe nje kundershtari me te forte, 1-0, me gol te Skeles. Nje pjese e pare me e mire per kuqezinjte. Shqiperia shenoi fitoren e dyte ne 9 perballje, ndaj Irlandes se Veriut.

Ne miqesoren e djeshme, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" , miqte zbriten ne fushe me disa mungesa ne formacionin baze. Pjesa e pare e ndeshjes ishte me e mire per ekipin tone kombetar. Kuqezinjte krijuan me shume raste se skuadra mike. Perballe kercenimit te pakte te Irlandes se Veriut, mesfushori Ervin Bulku krijoi rastin e pare gjate ndeshjes. Duro ne '17 pati nje tjeter rast per shenim. Pas nje pengimi ne afersi te zones, mesfushori Ervin Skela goditi bukur dhe topi perfundoi ne trekendeshin e portierit te Irlandes se Veriut.

Pas pesimit te golit, Duro ne pjesen e pare pati edhe nje mundesi te mire per te dyfishuar shifrat. Ne '42 topi i goditur prej tij kaloi shume prane shtylles. Pjesa e dyte nis me e vaket dhe me pak raste per shenim per te dy ekipet. Kuqezinjte tregohen me kerkues, per te gjetur golin e dyte. Pas largimit te Lales nga fusha, shiritin e kapitenit e mori Ervin Skela. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Lorik Cana dhe Jahmir Hyka. Pas aktivizimit, Cana kishte nje rast per te shenuar golin e dyte. 15 minuta para perfundimit te ndeshjes, miqte ishin shume prane barazimit.

Topi kthehet nga shtylla pingule ne loje. Trajneri Josip Kuzhe, 10 minuta para perfundimit te ndeshje largon nga loja edhe mesfushorin Ervin Skela. Ne vend te fantazistit vlonjat, i cili aktivizohet me Tuz Koblenc, aktivizohet lojtari i Dinamos, Emiliano Vila. Ne fund te ndeshjes trajneri Josip Kuzhe aktivizoi edhe sulmuesin Edmond Kapllani, duke larguar nga fusha mesfushorin Ervin Bulku. Deri ne fund, pak raste sporadike per te dy ekipet dhe perfundimisht ekipi kuqezi shenoi nje fitore te rendesishme.

Irlanda e Veriut klasifikohej plot 40 vende para ekipit tone, sipas FIFA-s, ndaj edhe per trajnerit Jozip Kuzhe ne fund te ndeshjes fitorja ka pasur vlera morale. Lala: Gezim dyfish, rikthehem me fitore Mesfushori i Hanover '96 eshte rikthyer pas nje demtimi qe e la jashte kombetares per shume kohe, me nje fitore te rendesishme.

Altin Lala, 15 minuta pas fillimit te pjeses se dyte eshte larguar nga fusha e lojes dhe u shpreh entuziast me nje rikthim pozitiv. - "Natyrisht jam i kenaqur, me lojen" - theksoi Lala, - "Kisha nje vit pa luajtur dhe jam rikthyer duke zhvilluar nje ndeshje pozitive me ekipin perfaqesues." Ndaj Irlandes se Veriut Lala luajti ndeshjen numer 72, duke qene shume prane rekordit, qe mbahet nga portieri Foto Strakosha.

Goli Nga rreth 25 metra, Ervin Skela shenoi ne '25 golin e pare te ndeshjes. Pas nje pengimi ne afersi te zones, gjyqtari boshnjak dha 11-metersh. Fantazisti kuqezi, Ervin Skela realizoi pas goditjes se denimit nje gol te shkelqyer per kuqezinjte.

Juventus ringjallet ne Europe


Juventus duket se eshte ringjallur. Bardhezinjte pas fitores ne kampionat ndaj Xhenoas arrijne te mposhtin edhe Ajaksin ne Amsterdam me rezultatin 1-2, ne nje ndeshje te vlefshme per Ligen Europiane.

17 minuta nga nisja e takimit holandezet kalojne ne avantazh me ane te Miralem Sulejmani. Por skuadra e drejtuar nga Zakeroni arrin te kunderpergjigjet me Amaurin ne minuten e 32 i cili shfrytezoi mjaft mire nje top te marre prej De Celjes duke sigluar barazimin 1-1 per 45 minutat e para.

Ne pjesen e dyte megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave goli vjen prej bardhezinjeve, qe ne minuten e 58 shenojne serish me ane te Amaurit. Minutat e mbetura vec kartonit te kuq per Salihamixhic nuk rezervojne ndryshim rezultati. Pas kesaj fitorje Juventus hedh nje hap drejt 1/8-es se ketij kompeticionit.

Ne ndeshjet e tjera ra ne sy humbja e Romes ndaj Panathinaikosit ne Athine. Golat e Vicinic dhe te Pizarros nuk mjaftuan per verdhekuqte ndaj 3 rrjetave te grekeve. Marseja fitoi ne transferte ndaj Kopenhagenit 3-1, Hamburgu mundi PSV 1-0, po 1-0 Liverpuli fitoi ndaj rumuneve te Unireas. (T.CH)

Champions League, arbitrimi fiton ndaj futbollit


Mbremja e djeshme, per futbollin europian nuk ka dhuruar emocionet qe percon zakonisht nje eveniment si Champions League, madje ka bere te kunderten, duke vendosur ne plan te pare gabimet arbitrale qe kushtezuan dy ndeshje te destinuara per te hyre ne faqet e erreta te historise se futbollit europian.

Porto-Arsenal dhe Bayern-Fiorentina do te mbahen mend gjate, jo per shkak te fitoreve te skuadrave vendase, por per gabimet e pafalshme te drejtuesve te ndeshjeve, te cilet u kane dhene nje goditje te forte shpresave te Arsenalit dhe Fiorentines per te vazhduar me tej. Ne “Allianz Arena”, protagonisti absolut ishte Tom Henning Ovrebo, emri i te cilit u kujton dicka edhe futbollisteve te Chelsea-t.

Pikerisht ne syte e presidentit te UEFA-s, Michel Platini, arbitri nordik ka drejtuar si amator ndeshjen, duke nxjerre nga fusha italianin Gobbi pas nje nderhyrjeje te diskutueshme. Por gafat e tij nuk perfunduan ketu, sepse pak me vone ai “fali” gjermanin Klose, i cili shenoi ne pozicion te dukshem jashte loje edhe golin e fitores ne minuten e 88-te. Tom Henning Ovrebo eshte arbitri qe shkaktoi zemerimin e skuadres se Chelsea rreth nje vit me pare kur dukshem favorizoi Barcelonen ne gjysmefinalen e Champions League.

Akti i dyte i mbremjes “tragjike” u luajt ne “Dragao” te Portos, ku lojtaret vendas e shenuan golin e fitores jashte cdo norme fair play. “Topcinjte” kane pare topin te kaloje vijen fatale te tyre edhe pse ishin ende duke protestuar per nje vendim te dyshimte. Portieri Fabianski ia dorezoi topin arbitrit Hanson pas nje faulli ne zone, por lojtaret e Portos perfituan nga kjo, duke e rivene menjehere ne loje dhe duke shenuar golin e avantazhit.

Arbitri suedez Hanson nuk vihet per here te pare ne qender te vemendjes, pasi irlandezet nuk e kane harruar ende golin e parregullt te Frances ne play off per Boterorin 2010. “Eshte e pabesueshme si arbitri lejoi Porton te riniste lojen. Jam prej kohesh ne futboll dhe nje gje e tille nuk me ka ndodhur asnjehere. Eshte dicka e veshtire per t’u kuptuar”, shprehet Arsene Wenger.

Nderkohe, shtypi gjerman i ka hapur faqet e para me paraqitjen skandaloze te treshes arbitrale norvegjeze. “Nje gol skandaloz i dhuron fitoren Bayern-it”, shkruan “Sport Bild”. Te njejten linje ndjekin edhe te perditshmet e tjera sportive, sipas te cilave, bavarezet nuk e kane merituar fitoren ne mbremjen e ftohte te “Allianz Arena”.(T.CH)

Miqësorja me Kosovën, Kuzhe shpall listën


Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, publikoi sot listën e futbollistëve që do të grumbullohen për miqësoren ndaj Kosovës, e cial do zhvillohet më 17 shkurt në Prishtinë me rastin e 2-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjithsej janë 18 lojtarët e grumbulluar nga tekniku kroat dhe vetëm futbollisiti i ri Hamels Hoxha, që luan me Iraklis në Greqi, nuk është lojtar i Superligës.

uzhe ka grumbulluar edhe portierin Ilion Lika, dikur titullar i Kombëtares, ndërsa tani aktivizohet me Kastriotin. Ndërsa në mbrojtje nuk mungojnë emrat e Andi Lilës së Tiranës, që grumbullohet rregullisht me Kombëtaren, por edhe i kapitenit të Dinamos, Arjan Pisha, që provon pas disa vitesh sërish shijen e gumbullimit në ekipin përfaqësues.

Në listë nuk mungojnë edhe dy lojtarët e Dinamos, Elis Bakaj dhe Emiljano Vila, si dhe sulmuesi i talentuar, 19 vjeçari shkodran, Bekim Bala. Kuzhe ishte sot i pranishëm në takimin Dinamo–Besa (1-0) dhe ka mundur të shohë për herë të fundit formën që po kalojnë lojtarëte Dinamos dhe Besës.

Ekipi shqiptar do të niset nesër drejt Kosovës, ndërkohë sipas Federatës Kosovare të Futbollit, sot janë hedhur në treg 20 mijë bileta të cilat do të shiten në të gjitha rajonet e vendit. Një biletë do të kushtojë 2 euro. Të gjitha përfitimet nga kjo ndeshje do t’u dedikohen familjeve të prekura nga përmbytjet në veri të Shqipërisë. Ndeshja e 17 shkurtit midis përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, do të fillojë në orën 14:00.

Ja lista e futbollistëve të përfaqësueses shqiptare për miqësoren e 17 shkurtit ndaj Kosovës:
1. Shpëtim Moçka Flamurtarti
2. Ilion Lika Kastrioti
3. Andi Lila Tirana
4. Arjan Pisha Dinamo
5. Franc Veliu Flamurtari
6. Ditmar Bicaj Tirana
7. Hamels Hoxha Iraklis
8. Nertil Ferraj Dinamo
9. Gentian Muça Dinamo
10. Sabien Lilaj Tirana
11. Jetmir Sefa Tirana
12. Gjergji Muzaka Tirana
13. Emilian Vila Dinamo
14. Emiljno Veliaj Laçi
15. Sokol Cikalleshi Besa
16. Elis Bakaj Dinamo
17. Bekim Bala Vllaznia
18. Odise Roshi Flamurtari

Mbërrin në Tiranë trupi i Panajot Panos, nisin homazhet


TIRANE- Në mesditë avioni zbriti në atdhe trupin e pajetë të legjendës së futbollit shqiptar Panajot Pano. Sulmuesi brilant ndodhej për një vizitë familjare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur zemra i ndali rrahjet në moshën 71 vjecare.
Vetë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri dhe presidenti i FSHF-së Armando Duka ishin mes delegacionit që priti në aeroportin e Rinasit arkivolin e talentit të vërtetë të futbollit shqiptar, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij lojës magjike të futbollit.

Sot Shqipëria është në zi. Do të përcjellë për në banesën e fundit njeriun i cili i dha emër futbollit shqiptar. Flamujt nëpër institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa Radio Televizioni Publik Shqiptar transmeton vetëm muzikë funebre.

Gjatë gjithë paradites Pallati i Kongreseve ishte mbipopulluar nga të afërmit, miqtë, shokët, dhe dashamirës të futbollit që prisnin mbërritjen e arkivolit, për ti bërë homazhet e fundit, me nderime dhe respekt ashtu sic e meriton Panajot Pano.
Në orën 13.10 arkivoli i mbuluar nga me flamurin e sport Klub Partizanit, dhe fanelën me numër 10 nën të cilën talenti Pano luajti për 15 vjet, u akomodua në ambientet e Pallatit të Kongreseve me nderimet më të mëdha. Askush nuk pipëtinte vetëm dëgjohej tingulli i muzikës funebër.

Krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bamir Topi, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë të botës së sportit do të bëjnë homazhet e fundit para trupit të pajetë të legjendës Pano.

Pas homazheve trupi i Panajot Pano do të përcillet për tu prehur përgjithmonë në varrezat e Sharrës, në periferi të Tiranës.

Kush ishte Panajot Pano
lindur në Durrës 71 vjet më parë, djaloshi Panajot Pano tregoi menjëherë talentin dhe dëshirën për t'u bërë një lojtar futbolli. Në vitin 1956 Pano filloi karrierën e tij si futbollist tek Tirana. Pas shkëlqimit me ekipin e të rinjve të Tiranës, nën drejtimin e trajnerit Xhavit Demneri, Pano kaloi tek skuadra e Partizanit, ku dhe luajti për 15 vjet (janar 1960 - maj 1975).
Pano dha gjithçka për klubin e Partizanit. Ky klub mbeti gjithnjë në mendjen e Panos. Një lidhje që vazhdon e edhe sot për shkak të Ledio Panos, djalit të tij, i cili ashtu si i ati luajti për këtë skuadër dhe kontribuoi për klubin e Partizanit.

"Kam ardhur që 18 vjeç tek Partizani. Kam luajtur për 15 vjet me këtë skuadër të madhe. Kujtimet e ndeshjeve me këtë klub i kam në mendje edhe sot", tregonte Pano.

"Të kesh prind Panajot Panon është një privilegj dhe një detyrim. Sot është dita më emocionuar e jetë sime”, u shpreh Ledio në ditën kur babai i tij u dekorua me titullin “Nderi i Kombit" nga ana e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
"Në ndeshjen e parë tek Tirana luajta si portier", tregonte Pano për ATSH-në gjatë ceremonisë së 70 vjetorit të lindjes, "por trajneri i asaj kohe, Xhavit Demneri, më aktivizoi si sulmues, ku luajta gjatë gjithë karrierës sime. Më pas kalova tek ekipi i Partizanit me të cilin fitova gjithçka".

Paraqitja e parë ndërkombëtare e Panos në rang skuadrash kombëtare i përket ndeshjeve kualifikuese të Lojërave Olimpike “Tokio 1964”, më 2 qershor 1963, kur Shqipëria e drejtuar nga trajneri Loro Boriçi humbi në Tiranë me Bullgarinë 0-1.
Megjithatë pas debutimit do të vinte edhe goli i parë me përfaqësuesen shqiptare për Panajot Panon më 30 tetor të vitit 1963. Goli erdhi në fitoren 1-0 të Kombëtares shqiptare ndaj Danimarkës, që është njëkohësisht dhe fitorja e parë për Shqipërinë në eliminatoret e një kampionati Evropian.

Ashtu siç ka pranuar ai vetë, goli i parë me Kombëtaren Shqiptare në 1964 ndaj Danimarkës, që i dhuroi fitoren 1-0 kuqezinjve, mbetet edhe sot një nga çastet më të bukura të jetës të tij. "Goli ndaj danezëve i dha fitoren skuadrës dhe ishte i pari për mua me kombëtaren. Kënaqësia ishte mjaft e madhe", tregonte Pano për ATSH-në në ditën e 70 vjetorit të lindjes.
Pano e përshkruante kështu golin historik të kuqezinjve: “Nuk ka gol pa vlerë se fundja për atë luhet futboll. Për të shënuar dhe për të mos pësuar. Goli im me Danimarkën në Tiranë pati një vlerë të madhe se u shënua shumë shpejt (minuta e 3-të). Publiku i pranishëm në “Qemal Stafa”, por dhe e gjithë Shqipëria, e ka ndjekur ndeshjen me kënaqësi, pasi dolëm në fund si fitimtarë. Goli erdhi pas një pasim të Lin Shllakut nga e majta e sulmit tonë. Kam dribluar dhe sa jam afruar tek zona e 16-shes në krahun nga tribuna qendrore kam gjuajtur rrufeshëm në krahun e djathtë të portës daneze. Portierit i ka kaluar topi nën duar se ishte fare rrafsh me tokën dhe me shpejtësi shumë të madhe, pasi e godita plotësisht e fuqishëm. Ishte goli i parë në shkallë europiane dhe ndaj një skuadre shume të fortë e cila u rendit e 4-ta në Europë. Të mos harrohet edhe fakti tjetër: ne nuk pësuam gol”.

Për “sportistin shqiptar të shekullit të kaluar”, ky konsiderohet edhe si goli më i bukur i i tij, që përkoi me ndeshjen e parë me përfaqësuesen, karrierë që përfundoi pas 20 vjetësh, më 7 nëntor 1973, në ndeshjen miqësore me përfaqësuesen kineze.

Trajneri i Panajot Panos, Bejkush Birçe, vlerëson modestinë e madhe të këtij kampioni. “Pano është mjaft modest saqë është për t'u admiruar”, u shpreh ai në 70 vjetorin e lindjes së Panos. Këtë virtyt të Panajotit e vlerësojnë edhe miqtë e tij, ata që luajtën me të dhe ata që e patën si kundërshtar.

Midis ndeshjeve të tjera të paharrueshme për numrin 10 të Partizanit janë ato vitit 1964 ku Pano luajti në dy ndeshje me Kombëtaren ndaj Holandës.

Në vitin 1965, për eliminatoret e Kupës së Botës 1966, Zvicra shtohet në listën e Panajotit: dy humbje 0-2 në Tiranë dhe 1-0 në Gjenevë. Dhe po në këtë vit Shqipëria humbi 4-1 me Irlandën (07.05.1965, goli i Robert Jasharit) dhe barazoi në Tiranë 1-1 (gol i Mehdin Zhegës).(s.g/Atsh/BalkanWeb)

“Cmendet” Real, 80 milione euro per Fabregas


Real Madrid nuk deshiron te degjoje asnje kritike duke vendosur te shpenzoje nje tjeter shume marramendese per te marre yllin e radhes ne “Bernabeu”.

Behet fjale per talentin e Arsenal, Cesc Fabregas, per te cilin jane ofruar plot 80 milione euro. Spanjollet nuk e kane bere oferten vetem ne te holla, pasi kane ofruar sulmuesin Higuain qe vlen te pakten 35 milione dhe 45 milione ne dore.

Real do te deshironte te fuste ne kete marreveshje mesfushorin Van Der Vaart por Arsene Wenger deshiron vetem Higuain. Por endrren “merengues” e kercenon Barcelona pasi Pep Guardiola vazhdon te kembengule per talentin katalanas.

Nis me probleme Kupa e Afrikes


Kupa e Afrikes ne futboll qe zhvillohet ne Angola ka filluar me probleme.

Vetem disa ore para startit te ketij evenimenti, autobusi qe shoqeronte kombetaren e Togos eshte qelluar me arme zjarri nga disa rebele vendas, si pasoje e ketij sulmi kane mbetur te plagosur rende 3 persona, shoferi i autbousit dhe dy futbolliste.

Mediat franceze shkruajne se dy lojtaret e perfaqesueses se Togos vazhdojne te jene ne rrezik per jeten, nderkohe qe sipas tyre jane plagosur lehte edhe trajneri i portiereve, nje tjeter anetar i stafit dhe nje perkthyes.

Mesfushori i kesaj kombetareje, Tomas Dosevi ka deklaruar se te gjithe lojtaret kane qendruar me shume se 20 minuta te fshehur poshte sediljeve te autobusit per te shmangur plumbat e rebeleve vendas.

Perfaqesuesja e Togos ndeshjen e pare ne Afriken e Jugut do te luaje te henen perballe Ganes, por nuk dihet ende nese ata do te vazhdojne apo do te terhiqen nga ky kampionat.

Kampione bote, asnje shperblim


Kampionia e botes dhe e Europes per te reja ne xhudo, Majlinda Kelmendi, nje nga sportistet me me shume medalje ne vend nuk perfiton asnje shperblim nga shteti shqiptar.

I vetmi faj i saj eshte se garon ne nje sport te ri qe nuk eshte pare si elitar nga drejtuesit e sportit ne Ministrine e Sporteve. Lajmi eshte konfirmuar nga perfaqesues te ketij institucioni te cilet theksojne se do te cojne ne Keshillin e Ministrave disa ndryshime ne listen e sporteve qe duhen shperblyer ne rast te rezultateve pozitive.

Disa kohe me pare me propozim te MTKRS, Keshilli i Ministrave percaktoi shperblimet per sportistet e rritur te disa disiplinave sportive ne rast se ata sjellin medalje apo renditen mes me te mireve te Europes dhe botes, nderkohe qe sportistet e rinj per te njejtin sukses do te perfitonin 25% me pak se shperblimet e te rriturve.

Majlinda Kelmendi, shqiptare nga Kosova, vetem 1 vit pasi marrjes se pasaportes shqiptare arriti te sjelle 2 medalje ari, nje Europe dhe nje bote, nderkohe qe qellimi i saj kryesor eshte pjesmarrja ne ekipin qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Lojrat Olimpike Londer 2012. (TOP-Channel)

Shqipëria dëfren me Qipron, fitore rekord


Kuqezinjtë shënojnë 6 gola në "Qemal Stafa", duke dhënë sinjale pozitive nën drejtimin e Kuzhes


Tani e tutje, Shqipëria mund të mburret me një fitore të thellë në historinë e saj, 6 1. Një fitore rekord për kombëtaren kuqezi, e arritur nën drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe. Gjyqtari turk dhe miqtë nga Qipro janë treguar vërtet miqësorë në stadiumin "Qemal Stafa", ashtu si nuk kemi parë ndonjëherë më parë.

Trajneri Kuzhe ka hedhur në fushë formacionin më të mirë, por me ndryshime postesh për disa lojtarë. Titullar në portë ka luajtur Ujkani, i cili ka bërë një paraqitje mjaft të mirë.


Armend Dallku ka luajtur në qendër të mbrojtjes, përkrah Lorik Canës, kurse Curri është spostuar në të majtë, duke i lënë më shumë liri veprimi në mesfushë Agollit në këtë krah. Për të synuar fitoren, ashtu sikurse kishte deklaruar para ndeshjes, ai ka hedhur në fushë sulmuesit Erion Bogdani dhe Hamdi Salihi.


Minutat e para kanë folur për Qipron, që ka shpërdoruar 2 3 raste, por më pas Ervin Skela ka shënuar dy gola me 11 metërsh në pjesën e parë, kur kuqezinjtë kanë qenë episodikë në lojën e tyre.


Falë dinakërisë së Hamdi Salihit dhe zemërgjerësisë së kryesorit turk, brenda pak minutash, Shqipëria ka fituar dy 11 metërsha dhe kapiteni vlonjat nuk ka gabuar, ndërkohë që Qipro kishte barazuar përkohësisht, pas një gabimi në mbrojtje të skuadrës tonë.


Pjesa e dytë është më e mirë për kombëtaren tonë, që dominon totalisht në lojë dhe arrin të shënojë edhe 4 gola të tjerë. Salihi bën një roveshatë spektakolare, por është i pafat, sepse portieri qipriot nuk e lejon të shënojë në këtë ndeshje.


Megjithatë, ai nuk arrin ta kontrollojë topin dhe Bogdani, i cili e ka ndjekur aksionin, përfiton dhe e shtyn topin në rrjetë, duke shënuar golin e 3 të. Miqtë nga Qipro janë të shokuar dhe nuk arrijnë ta marrin veten.


Më pas, Shqipëria fiton 11 metërshin e 3 të, me anë të Armend Dallkut. Duket e çuditshme, pasi kurrë më parë gjyqtarët nuk e kanë pasur kaq qejf kombëtaren tonë. Skela është zëvendësuar në këtë moment dhe të drejtën për të goditur nga pika e bardhë e ka Klodian Duro.


Topi i gjuajtur prej tij pritet nga portieri mik, por shkon përsëri tek elbasanasi, i cili godet me kokë dhe një nga mbrojtësit qipiriotë e shtyn drejt rrjetës, duke shkaktuar autogol.


Ansi Agolli shënon golin e 5 të, kur gjuan nga e majta dhe topi, pasi merr një trajektore të çuditshme, përfundon në rrjetë. Trajneri Kuzhe bën shumë zëvendësime dhe një nga të rinjtë e talentuar, durrsaku Emiliano Vila, shënon golin e 6 të dhe të fundit të ndeshjes, duke devijuar bukur një top të krosuar tokazi prej Dallkut nga e djathta.


Deri në fund të ndeshjes ka edhe raste të tjera për ekipin tonë, por rezultati mbetet i pandryshuar. Rezultati i thellë, 6 1, nuk ka si të mos sjellë kënaqësi te futbollistët kuqezinj, tifozët, drejtuesit e kombëtares shqiptare dhe stafi teknik, me në krye trajnerin Kuzhe, i cili ndoshta nuk e kishte parë as në ëndërr se Shqipëria mund të fitonte kaq thellë.


Ai e ka arritur plotësisht qëllimin e tij, duke marrë fitoren që kërkonte, ndërkohë që ka provuar edhe shumë futbollistë, me të cilët mendon të ndërtojë Shqipërinë e së ardhmes.


Megjithëse mund të ketë pasur pika të dobta të kombëtares kuqezi edhe në këtë ndeshje, më tepër në fillimin e saj, trajneri kroat tani e ka të qartë se Shqipëria i ka mundësitë për të ecur përpara.

Rezart Taçi heq dorë nga blerja e 80% të Bolonjës


Lajmi i bujshëm i pak ditëve më parë për blerjen e ekipit të Bolonjës nga biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, ka rezultuar një blof spektakolar. "Rezart Taçi heq dorë nga blerja e 80% të aksioneve të ekipit italian të Serisë A", - shkruhej dje në faqen zyrtare të internetit të klubit të Bolonjës. Lajmi u përcoll menjëherë nga mediet më të rëndësishme sportive italiane.

"Dush i ftohtë për familjen Menarini dhe gjithë ambientin e Bolonjës. Rezart Taçi, biznesmeni shqiptar i naftës, i ka njoftuar shoqërisë kuqeblu heqjen dorë nga blerja e 80% të aksioneve të klubit", - shkruante "Sport Mediaset"

"Lajmi që asnjë prej tifozëve të Bolonjës nuk e priste, është bërë i ditur në orën 20:26 në sitin e klubit të Bolonjës", - shkruante gazeta "La Gazzetta dello Sport".

Presidenti i Bolonjës, Menarini, shprehu keqardhjen për këtë gjë, në gazetën "Sport Mediaset", i befasuar.

Njeriu që pak vite më parë punonte në Itali si kamerier ndezi shpresat e tifozëve për një ekip të madh, duke premtuar një merkato "alla Real Madrid".
Presidenti i ekipit të Bolonjës u shpreh se do të vazhdojë tratativat për shitjen e klubit me shoqëri të tjera.

Heqja dorë nga blerja e Bolonjës vjen vetëm një ditë para se ai të zyrtarizonte blerjen e ekipit, për të cilin Taçi do të paguante 20 milionë euro, ndërsa kishte premtuar shpenzimin e 40 milionë eurove për merkato futbollistësh, një shifër kjo që konsiderohet luks dhe për ekipet më të mëdha në botë.

Tirana shkatërrohet nga norvegjezët e Stabaekut

Bardheblutë kanë pësuar një humbje të thellë mbrëmë në "Telenor Arena" të Norvegjisë

Komenti

Skuadra e Tiranës nuk ka mundur që t'u bëjë ballë norvegjezëve të Stabaekut, të cilët kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 4-0 dhe të eliminojnë bardheblutë mbrëmë në "Telenor Arena".


Bardheblutë shkonin në këtë sfidë me dy mungesat e ditëve të fundit, kapitenit Muka dhe Muzakës, që kanë patur ndikimin e vet në takimin e djeshëm. Vendësit kanë qenë më të qartë në kërkim të golit të parë, madje i kanë dhënë shumë shpejt "shkëndijat" e para që në minutën e 2-të, por edhe në të 7-n me anë të njërit prej lojtarëve të tyre më të mirë, Nanskog, por ka qenë "gardiani" i portës së Tiranës, Blendi Nallbani, i cili e ka mbajtur rrjetën të paprekur.


Pas 7-të minutave, Stabaeku do të shënonte golin e parë me anë të Segerstrom, i cili i pambuluar në zonën e Tiranës nuk e ka të vështirë të kalojë ekipin në avantazh. Do të jetë sërish, Segerstrom, që në minutën e 18-të, sërish i pambulluar, pas një goditje të Kobayashit, topi përplaset te njëra këmbë e Segerstrom dhe shkon në rrjetën e Nallbanit.


Dy golat e para brenda një harku kohor prej katër minutash duket se kanë shokuar bardheblutë të cilët nuk kanë arritur që të markojnë si duhet lojtarët vendës. Më pas loja do të flasë tërësisht për kampionët e Norvegjisë që marin frenat e lojës në dorë, por kanë edhe raste të pastra shënimi, kur dalin disa herë të zbuluar në zonën e Tiranës. Vlen të përmenden rastet e Nanskog, Kobayashit apo Berglundit që mund të kishin thelluar akoma më shumë diferencën e golave, që janë devijuar vetëm për meritën e portierit Nallbani.


Dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë do të jetë Berglund i cili shënon golin e tretë për norvegjezët, që tashmë i jep siguri vendasve. Në pjesën e dytë, Lonçareviç, kërkon të ndryshojë diçka pasi nuk pajtohet me rezultatin. Heq nga fusha e lojës Patushin dhe në vend të tij aktivizon vlonjatin Abialiaj.


Futja e sulmuesit duket se e ka gjallëruar disi ofensivën bardheblu, pasi ka qenë dy herë Xhafaj, përballë portës së Knudsen, por që nuk ka mundur të shënojë. Kur dukej se Tiran po përmirësohej vjen dhe goli i katërt dhe i fundit për vendasit, kësaj radhe ka qenë njëri prej "xhevahirëve" të Stabaekut, Farnerud, i cili nuk ka falur nga jashtë zone, duke "vulosur" përfundimisht fitoren dhe kualifikimin e kampiones së Norvegjisë për në turin tjetër.


Lonçareviç aktivizon edhe Mohelebin dhe Hajdarin, ndërrime taktike për të forcuar sulmin dhe mesfushën, po ashtu vepron edhe kolegu i tij Jonsson, kur zëvëndëson Kobayashin, Farnerud dhe Berglund përkatësisht me Skjelvik, Aase dhe Hoff. Në minutat e mbetura të lojës Tirana përpiqet të shënojë golin e nderit, mirëpo vjen edhe e papritura e radhës. Sikur të mos i mjaftonin katër golat, Mohelebi gjatë një debati me Keller ka marrë kartonin e kuq duke e lënë Tiranën me 10-të lojtarë.


Bardheblutë janë dorëzuar pa kushte ndaj një Stabaeku të përgatitur fizkisht duke mbyllur kështu aventurën europaine me një humbje të thellë në Norvegji. Shuhet kështu përfundimisht ëndrra e bardhebluve dhe fansave të tyre për ta parë për herë të parë skuadrën e tyre në turin e tretë të Ligës së kampionëve.


Në humor të mirë si gjatë lojës ashtu edhe në fund të takimit nuk është parë edhe trajneri i Tiranës, kroati i mirënjohur Ilija Lonçareviç, i cili pjeën më të madhe të sfidës së djeshme e ka ndjekur në këmbë.


Tekniku kroat erdhi me synimin e mirë për të ndërtuar një skuadër të denjë edhe në Champions, mirëpo edhe mungesat apo largimet duket se ja bënë më të vështirë punën atij dhe Tiranës, që tashmë i duhet të mendojë për kampionatin që vijon të kategorisë superiore.

Ndeshja, Flamurtari s'merr viza për stafin teknik. Gjika akuza ambasadës britanike

VLORË- Ndeshja mes Flamurtarit dhe Motherwell e vlefshme për ligën Europiane krijon incident me ambasadën britanike në Tiranë. Presidenti i klubit të Vlorës, Shpëtim Gjika ka thënë se pas refuzimit të vizave për stafin teknik të skuadrës unë ndërpres çdo lloj marrëdhënie me ambasdën britanike. Sipas tij është e turpshme gjithë kjo që ka ndodhur.


"Nuk e refuzova vizën time me të vetmen arsye për të qenë pjesë e mbështetjes së ekipit të Flamurtarit, por deklaroj se ndërpres çdo mardhënie me ambasadën Britanike. Është fyer klubi i Futbollit Flamuartari që është një klub serioz, i cili po shkon për një paraqitje dinjitoze, ashtu siç e tregoi edhe në Shqipëri", deklaron ashpër Gjika.


Ekipi i Flamurtarit nuk rrezikon për të qenë pjesë e ndeshjes së kthimit me Motherwell, por rrezikohet mbarëvajtja e cilësisë së ndeshjes. Ambasada Britanike për një pjesë të stafit teknik të ekipit vlonjat nuk ka lëshuar viza. "Para ndeshjes së parë që do të zhvillohej në Vlorë, ne kemi aplikuar për viza në mënyrë shumë institucionale dhe nuk e kemi pritur këtë reagim të ambasadës Britanike", sqaron Gjika. "Arsyet që ata nxorrën ishin absurde. Ekipi nuk aplikoi për vizë turistike. Përfaqësuesit e tij janë të liçensuar dhe të federuar. Ne kërkuam mundësinë e përfaqësimit, ashtu siç patën të njëjtën mundësi edhe ekipi skocez kur erdhi në Vlorë", vijon më tej Preësidenti i Flamurtarit.

Sipas tij është e padrejtë lënia jashtë e një pjese të stafit teknik të cilët janë të nevojshëm për parapërgatitjen në ndeshje ndërkohë që edhe skuadra skoceze erdhi me staf të plotë për ndeshjen në Shqipëri.


Siç mësohet ndër të tjerëve viza u është refuzuar dy inspektorëve të klubit, Ardi Behari dhe Petraq Bifsha, magazinierit të ekipit e shefit të marketingut, etj.

Problemi pati jehonë edhe në mediat e huaja, të cilat ngriten problemin e diskriminimit të skuadrës shqiptare.

Kualifikimi, vleresim ekipeve tona ne UEFA

Kualifikimi i Flamurtarit, apo edhe i Tiranes, ne raundin e trete te kompeticioneve te Evropes do te thote jo thjesht me shume para ne arkat e klubeve respektive.

Perfitimi ne kete rast do te jete i larte dhe nuk sherben vetem per t'iu kenaqur anes financiare, por edhe per nje ngjitje apo vleresim te futbollit shqiptar, ne arenen nderkombetare. Ne baze te vleresimit te UEFA-s, ne edicionin tjeter futbollistik, ato vende qe kane pasur nje sukses ne kompeticionin e fundit, do te kene edhe nje vleresim tjeter. Shqiperia ne vitet e fundit ka arritur te kaloje vetem nje tur evropian dhe kjo eshte arsyeja qe klubet shqiptare renditen ne grupin e dyte te vazove te tureve te para paraeliminatore dhe perballe ato kane ekipe me nje koeficent me te larte, duke e pasur te veshtire kualifikimin.

Burime prane FSHF-se theksojne se kualifikimi ne raundin e trete do te thote se ne edicionin e radhes, ekipet tona nuk do te renditen me ne grupin e dyte te vazove. Kjo do te thote se kualifikimi do te jete me i lehte, ne vitet e tjera, ne rast se hidhet hapi i pare i madh, sic edhe eshte rasti i Flamurtarit te Vlores, por pse jo edhe i Tiranes. Sidoqofte, humbja e Vllaznise ne Austri, e ka zbehur pak entuziazmin e ekipeve tona, qe e nisen mire eventuren evropiane.

Shkodranet kaluan njerin tur, duke eliminuar Sligo Roversin, por perballe austriakeve u treguan te pafuqishem. Megjithate, shprese ka dhene Flamuratri ne raundin e dyte, qe fitoi 1-0 dhe mund te kishte siguruar nje fitore me te thelle ndaj skocezeve. Kualifikimi eshte dicka e mundur, per vlonjatet, te cilet pervec 70 mije eurove qe akordon UEFA ne rast kualifikimi, me pjesemarrjen ne raundin e trete, do te thote edhe po kaq te ardhura, vec faktit se ne sezonin tjeter futbolli shqiptar do te kete nje vleresim tjeter nga UEFA. Por edhe loja e mire e Tiranes ne ndeshjen e pare premton per ndonje sukses te mundshem. Pra, pritet nje hap i madh i ekipeve tona, ne raundin tjeter dhe nje permisim ne imazhin tone ne Evrope.

Te pakten, nese nje prej tyre arrin dhe kualifikohet, serish vleresimi do te kete efekt ne edicionin tjeter. Flamurtari i Vlores, ekipi qe ka shkruar historine 20 vjet me pare eshte prane perseritjes se suksesit. Shqiperia mori pjese kete vit per here te pare me kater ekipe ne kupat e Evropes. Kualifikimi i Vllanzise ne raundin e dyte, nje fitore e Dinamos, dhe e Flamurtarit, apo mundesia e vlonjateve per te shkuar ne raundin e trete dhe Tiranes qe konkurron ne "Champions" do te thote se vitin tjeter vleresimi do te jete i sigurte.



Vizat, vazhdojne problemet per ekipet tona

Ekipet tona, pjesemarrese ne Evropa jane duke hasur probleme me pajisjen me vize. Tirana i mori masat me kohe, qe te mos kishte problemet e fundit te Flamurtarit, kjo edhe per shkak te eksperiences evropiane. Bardheblute paten pak probleme per t'u pajisur me viza, per ne Norvegji. Po ashtu edhe vlonjatet jene duke hasur probleme me viza, per ne Skoci. Sikur te mos mjaftoje udhetimi i larget, edhe vizat jane bere nje problem per vlonjatet.

Propozim "famekeq" i Blaterit, per kombetaren


Ne evropianin "Euro 2012", kombetarja mund te mbetet edhe jashte grupit. Propozimi i Sep Blaterit, nese merr forme zyrtare, do te klasifikoje ekipin kombetar ne nje turne para- eliminator, sic ndodh me ekipet tona qe luajne ne kompeticionet evropiane. Ne ndeshjet e grupeve ne "Champions" ekipet tona nuk arrijne dot te kualifikohen, sepse ato eliminohen shume shpejt.

Por pjesemarrja e kombetares sone, ne ndeshje me te medhenjte e Evropes, i ka sjelle te ardhura te mjaftueshme futbollit tone, ne keto vite, per te mbijetuar dhe madje per te ecur edhe para. Por, ne nje kohe kur kuqezinjte po mendojne qe te arrijne suksesin e pare nderkombetar, nje propozim i cuditshem i Blaterit mund ta lere jashte fazes se grupeve ekipin tone. Fitoret e lehta te Anglise, ndaj Andorres dhe Kazakistanit kane hedhur idene e zhvillimit te nje turi paraeliminator, ne zonen e Evropes, pas boterorit, "Afrika 2010". Anglia ne dy ndeshjet e fundit fitoi 4-0 dhe 6-0, ndaj dy kundershtareve te lehte dhe me keto fitore, qe u shoqeruan jo vetem ne rezultat por edhe me loje, anglezet e Kapelos dukeshin sikur te ishin vetem ata ne fushe. FIFA pritet te ndryshoje skemen e metejshme, per ekipet qe konkurrojne ne eliminatoret e boterorit, ne zonen evropiane. Propozimi vjen nga kreu i FIFA-s, Blater dhe ne vendet e propozuara prej tij ben pjese edhe vendi yne, Shqiperia. Nese ne mbledhjet e ardhshme te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s do te votohet per te mos i klasifikuare 16 vende evropiane direkt ne fazen e grupeve, kombetarja jone duhet te luaje ndeshja paraelemiminatore dhe me tej, te pretendoje kualifikimin. Sipas formules ne fjale, endrra kuqezi per te shkuar ne boteror, tani e tutje do te jete me e veshtire. Kjo per te larguar disa ekipe te dobeta ne fazen e grupeve, me qellim qe konkurrenca te jete e forte dhe te mos kete ndeshje formale. Diferenca mes te medhave te grupit dhe disa ekipeve, ku per fat te keq eshte klasifikuar edhe Shqiperia, eshte e theksuar. Si shembull, Italia nuk ka pse ndeshet me San Marinon, pasi diferenca mes tyre eshte shume e madhe. Keshtu ekipet qe mbeten gjithmone te fundit dhe te parafundit ne grupet eliminatore te zones evropiane, ne do te luajne nje mini -faze, ku do te dalin fituesit qe do te konkurojne me tej me ekipet e tjera evropiane, per fazen e grupeve, . Keshtu, FIFA dhe UEFA po mendojne qe te ndryshojeni sistemin, ne ndeshjet e tjera dhe ne keto ndryshime do te perfshihet edhe ekipin yne kombetar. Kuqezinjte, nen drejtimin e Josip Kuzhe i kane gjasat qe t'i nisin eliminatoret e evropianit te radhes, pas nje turneu paraeliminator.

Shqiperia, mes 16 ekipeve te fundit

Sipas klasifikimit, 16 ekipe evropiane do te perfshihet ne nje turne para se te nisin me tej ndeshjet ne fazen e grupeve: Shqiperia, Malta, Luksemburgu, Moldavia, San Marino, Azerbaixhani, Liehtenshtaini, Lituania, Armenia, Estonia, Kazakistani, Andorra, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Islanda. 16 ekipet do te ndahen ne dy grupe dhe dy te parat kualifikohen automatikisht, kurse te dytat do te luajne nje ndeshje per te percaktuar ekipin e trete, qe do t'i bashkohet 37 vendeve te tjera evropiane. Zona e Evropes do te perbehet ne nje format me 40 vende, qe do te ndahen ne tete grupe, me nga pese ekipe. Keshtu, konkurrenca do te jete me e forte dhe do te kete interesin e duhur, para se te percaktohen fituesit qe do te shkojne ne nje evropian apo boteror.

Propozimi i Blaterit, ne dem te futbollit

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ne nje konference per shtyp theksoi se do te kerkoje veton ne mbledhjen e radhes, qe te ndryshoje sistemin aktual te organizimit. Sipas medieve kjo eshte edhe nje shprehje e qarte e egoizmit te Blaterit dhe per kete arsye, ai ka shprehur gatishmerine qe te ndryshoje sistemin. Blater qe deshiron te kthehet ne nje njeri te madh, ne boten e futbollit, ka ndermend qe te flake tutje 16 vende evropiane, qe kane edhe ato te drejten e votes. Por shume prej ketyre vendeve mbijetojne ne boten e futbollit, pasi ndeshje eliminatore te kombetareve, ndaj ekipeve te medha sjellin te ardhura te mjaftueshme qe ato te zhvillohen edhe me shume. Propozimi i Blaterit, per pjesen me te madhe te tyre do te thote, "kapitullim" .

Kontestimi

Idea e nje sistemi parakualifikues mund te funksionoje mire, por ne Evrope propozimi i Blateri,t nuk do te pritet mire kurrsesi nga 16 vende te klasifikuara, per fazen para elimiantore. 13 ekipe kombetare do te mbetet gjate eliminatoreve, jashte Evropes. (Koha Jone - Aranit Muraci)

Kombetarja barazon me Gjeorgjine, enigme emrat e rinj


Barazim 1-1, me Gjeorgjine. Pas humbjes se pesuar ne minuten e fundit me Portugaline por me nje loje premtuese, trajneri Josip Kuzhe shenon rezultatin e pare pozitiv, ne krye te kuqezinjve. Kroati si mision ne kete miqesore kishte qe te vezhgonte lojtaret e rinj ne moshe, per t'i seleksionuar me vone ne radhet e kuqezinjve. Nje rast i paster ne fund te ndeshjes, me autor Ansi Agollin mund t'i kishte dhene edhe fitoren kombetares.

Gjithsesi loja e disa lojtareve, ku u provuan te gjithe te thirrurit ishte e kenaqshme dhe trajneri nuk permendi emra, pasi pritet qe gjate veres te deklaroje edhe ndryshimet e nevojshme ne kombetare. Ndaj Gjeorgjise, Muzaka, Vila, pervec Agollit qe eshte pjese e kombetares, u aktivizuan qe nga minuta e pare. Por edhe Lila qe u aktivizua ne pjesen e dyte, apo Berisha dhe Hyka, ishin ne nje prove para trajnerit Kuzhe. Ndeshja nisi shume shpejt me gol per Gjeorgjine. Miqte pas nje zbritje te shpejte ne zonen tone shenuan ne '2, me ane te D'valiashvilit, qe pas nje krosi te sakte, kerceu dhe me koke e dergoi topin ne rrjete, pa i dhene mundesi portierit Saimir Ujkani, qe te nderhynte ne kohe. Ne pjesen e pare te ndeshjes kombetarja jone nuk krijoi shume raste, per te barazuar rezultatin e ndeshjes. Lojes se kuqezinjve i mungoi agresiviteti, per shkak te vendosjes se mire te miqve, ne repartin e mbrojtjes. Ndonese kuqezinjte aktivizuan dy sulmues qe prej fillimit, Salihin dhe Kapllanin, qe krijuan disa mundesi, e mbyllen pjesen e pare ne disavantazh dhe pa shkelqimin e duhur. Kuqezinjte e perqendruan lojen e tyre ne krah, ku u dalluan ne levizje Agolli dhe Muzaka, dy futbolliste te Tiranes, njeri prej te cileve eshte aktualisht pjese e kombetares se pare. Ne pjesen e dyte loja e kombetares ndryshoi ndjeshem. Kuqezinjte ishin me kerkues per te gjetur golin e barazimit, duke krijuar disa raste te pastra. Pas disa rasteve te humbura, ne '58, Ansi Agolli provoi me nje goditje te forte tokazi nga jashte zones dhe topi perfundoi ne rrjete. Pas barazimit kombetarja e zhvendosi lojen ne gjysmefushen e miqve, por para portes u pa edhe nje egoizem i tepruar i lojtareve, cka solli humbjen e disa rasteve te pastra per te gjetur fitoren.\

Formacioni baze

Trajneri kuqezi, Kuzhe ne fillim te ndeshjes me Gjeorgjine hodhi ne fushe kete formacion baze: Ujkani, Vangjeli, Beqiri, Dallku, Curri, Muzaka, Vila, Agolli, Bulku, Salihi, Kapllani. Ne ndryshim me Portugaline, dje kombetarja aktivizoi dy sulmues.

Ne pjesen e dyte

Trajneri Kuzhe aktivizoi ne pjesen e dyte edhe lojtare te tjere qe ishin grumbulluar per kete miqesore si: Lila, Bylykbashi, Teli, Hyka, dhe G. Lika. Josip Kuzhe krijoi nje ide te qarte per secilin prej tyre dhe pritet te deklaroje verdiktet finale.

Tifozet kuqezi, serish prane kombetares

Ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ishin te pranishem edhe nje pjese e mire e tifozeve kuqezi, qe edhe pse ne nje ndeshje miqesore nuk reshten se bertituri, ne perkrahje te ekipit. Ne ritmet e muzikes, ne pjesen e dyte te ndeshjes numri i tifozeve eshte shtuar, pas hapjes se portave. Per te ndjekur ndeshjen ne tribunen A, ishin edhe mjaft trajnere dhe futbolliste te shumte shqiptare. Mbyllet sezoni pas perfundimit te ketij takimi miqesor, per kombetaren tone, qe do te prese muajin gusht, per te luajtur nje ndeshje tjeter miqesore, ndaj Qipros.

Shqiperia bie ne ferrin nordik

Shqiperia do te kete nje jete te veshtire ne grupin e dyte eliminator te zones evropiane per ne boterorin Afrika e Jugut 2010. Kuqezinjte kane rene ne nje prej grupimeve me te veshtira, ku bashke me Portugaline, Suedine, Danimarken, Hungarine dhe Malten, do te ndeshen per nje vend, qe te con direkt ne finalet e boterorit dhe per nje vend te dyte qe te con ne play-off.

Grupi 1

Portugali

Suedi

Danimarke

Hungari

Shqiperi

Malte

Nese do te kishte nje emer me te goditur per Grupin 1 eliminator te kuqezinjve, ai do te ishte grupi i ferrit. Tre ekipe pretendente, si edhe Hungaria, qe eshte paraqitur me mire se Shqiperia gjate ketyre viteve te fundit, e bejne gjendjen te pashprese ende pa nisur mire. Kur Kombetarja jone nuk ka nje trajner dhe eshte ne fazen e rindertimit, Portugalia, Suedia dhe Danimarka vijne ne momentin me te mire te tyre. Per te mos folur me pastaj per superyjet si Kristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic apo edhe Martin Jorgenes qe ata kane ne perberje.

Historiku i kuqezinjve ne perballjen me keta kundershtare eshte ne disfavor te plote. Me Polonine, nuk kemi buzeqeshur kurre, ndersa Danimarka na ka kaluar lehtesisht gjithmone. Me Suedine kemi fituar nje here ne nje miqesore, por nordiket nuk kishin me vete asnje prej formacionit titullar, perfshi ketu Ibrahimovic dhe Larson. Pare keshtu, Shqiperia do te kete vertet nje periudhe ferri ne keto eliminatore.

Ne grupet e tjera, bie ne sy grupi 6, ku Kroacia e Anglia takohen serish, por kesaj radhe do te kene me vete edhe Ukrainen. Me shume fat Italia, qe do ta ndaje vendin e pare me Bullgarine. Paksa me e komplikuar per Gjermanine dhe Cekine, ku Rusia e Polonia jane vertet skuadra te rrezikshme. Ja edhe perberjet e plota te 8 grupeve te tjera:

Grupi 2

Greqi

Izrael

Zvicer

Moldavi

Letoni

Luksemburg

Grupi 3

Ceki

Poloni

Irlande V.

Sllovaki

Slloveni

San Marino

Grupi 4

Gjermani

Rusi

Finlande

Uells

Azerbajxhan

Lihtenshtejn

Grupi 5

Spanje

Turqi

Belgjike

Bosnje

Armeni

Estoni

Grupi 6

Kroaci

Angli

Ukraine

Bjellorusi

Kazakistan

Andorra

Grupi 7

France

Rumani

Serbi

Lituani

Austri

Ishujt Faroe

Grupi 8

Itali

Bullgari

Irlande

Qipro

Gjeorgji

Mali i Zi

Grupi 9

Holande

Skoci

Norvegji

Maqedoni

Islande
(Jeton Selimi / Kohajone)

"Superliga" - Ngec Besa, Dinamo merr kreun - "Java 6"

Jane luajtur dje 6 takimet e javes se 12-te te kampionatit shqiptar. Dinamovitet, si ne javen e pare te fazes se pare, edhe ne javen e pare te fazes se dyte, kane mundur te marrin kreun. Kane qene pikerisht ndeshjet me Beselidhjen, qe e kane nxjerre skuadren e Agim Canajt ne krye, kjo edhe per arsyen se Besa eshte mposhtur ne Lushnje nga Kastrioti.

Ne takimin e djeshem, ata munden te thyenin perseri lezhjanet, por kesaj radhe me gjysmen e shifrave te takimit te pare, ku e mbyllen takimin ne 0-2. Per cdo pjese ka pasur nga nje gol. I pari eshte shenuar nga Pisha, ne te 29-en dhe i dyti nga Pejic, ne minuten e dyte shtese te pjeses se dyte.

Bardheblute me ne fund ia kane marre hakun Flamurtarit, duke i mposhtur ne “Selman Stermasi” me rezultatin e paster 2-0. Goli i pare eshte shenuar ne minuten e 41-te takimit nga Fortuzi, ndersa i dyti eshte realizuar ne te 70’, ku Leci i Flamurtarit del me te kuqe, duke i dhene penallti bardhebluve dhe Duro e kthen ne gol. Teuta eshte thyer ne shtepine e saj nga Skenderbeu, i cili me anen e Mariu Ngjeles ka shenuar dy here ne porten e Kapllanit. I pari ne minuten e 5-te dhe i dyti ne te 60-en.

Besa, qe e mbylli fazen e pare si kampione, eshte mposhtur ne fushen neutrale te Lushnjes, nga Kastrioti, ne shifrat 2-1, duke humbur keshtu dhe kryesimin. Megjithese, kishin shenuar te paret, ata jane ndeshkuar dy here. Partizani, po ashtu eshte ndalur ne Peqin, pasi ka barazuar ne shifrat 1-1. Te kuqte kane shenuar ne minuten e 64-et me anen e Elvis Bakajt, por jane ndeshkuar me nje penallti, ku Ilir Qorri barazoi gjithcka. Vllaznia, po ashtu ka mundur te thyeje Elbasanin ne fushen e saj, ne 2-1. Ajo mbetet ne vendin e katert dhe eshte vetem 4 pike larg kreut.

Arber Hoxha

Tirana – Flamurtari 2-0

Shenues: Fortuzi 41’, Duro 70’ (p)

Te kuq

Teuta – Skenderbeu 0-2

Shenues: Ngjela 5’, 60’

Beselidhja – Dinamo 0-2

Shenues: Arjan Pisha 29', Pero Pejic 90+2'

Te kuqe: Alcani 60’

Shkumbini – Partizani 1-1

Shenues: Qorri 77’ (p) / Bakaj 64’

Kastrioti – Besa 2-1

Shenues: Renaldo Kalari 74’, Erjon Rizvanolli 88’ / Parid Xhihani 62’

Vllaznia – Elbasani

Shenues: Sukaj 29, Sinani 51’ / Karcev 12’

Renditja

1 Dinamo 24

2 Besa 24

3 Partizani 22

4 Vllaznia 20

5 Elbasani 17

6 Shkumbini 19

7 Flamurtari 16

8 Kastrioti 16

9 Tirana 16

10 Beselidhja 9

11 Teuta 8

12 Skenderbeu 7

Salihi gol, Skela e Lala qajnë


Hamdi Salihi e meriton plotesisht nofken “gjahtar i golit”. Sulmuesi i nenkampioneve te Austrise ishte autori i golit te skuadres se tij, SV Ried, por qe fatkeqesisht nuk solli dot fitoren, pasi skuadra vendase Matersburgu, barazoi ne minuten e 90-te me ane te Naumoskit. Futbollisti i Kombetares shqiptare shenoi ne minuten e 59-te. Portieri i Matesburgut, Boreniç nuk arriti te priste mire nje gjuajtje te Erbekut, dhe atje prane portes si gjithmone ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur u ndodh Salihi, duke shenuar golin e tij te tete ne kampionatin austriak. Salihi kishte edhe raste te tjera.

Ne minuten e 6-te, shkodrani humbi nje rast te madh goli, ne minuten e 20-te, goditi me koke shtyllen.

SKELA – Energi Kotbus pesoi nje tjeter humbje shtepiake, kesaj radhe me Verder Bremenin (0-2, Diego me penallti, ), por mesfushori i Kombetares shqiptare, Ervin Skela ishte nje nder me te dalluarit gjate 90 minutave. Trekuartisti shqiptar ekzekutoi disa goditje te rrezikshme te lira (11’, 22’ 65’), por pa mundur te ndihmoje ekipin e tij per te realizuar golin e nderit.

LALA – Hanover 96 i Altin Lales pesoi nje humbje dramatike ne shtepi 2-3 me Shalke 04, edhe pse e nisi takimin me gol dhe pjesen e pare e mbylli ne barazim 1-1. Kapiteni i Kombetares shqiptare zhvilloi nje loje mesatare dhe luajti deri ne minuten e 70-te, i zvendesuar nga Hashemian.

KAPLLANI – Sulmuesi i Karlsuhes duket se dy ndeshjet me kombetaren - ku dhe realizoi dy gola – i kane bere shume mire, pavarsisht se Kapllani nuk ishte autori i golave te ekipit te tij ne fitoren 2-1 kunder Hertes se Berlinit. Golashenuesi me i mire i kuqezinjve (5 gola) ne fushaten kualifikuese Euro 2008, realizoi nje goditje te shkelqyer me koke ne minuten e shtate te takimit, teksa topi perfundoi paksa siper shtylles horizontale. Durrsaku pati te tjera momente te mira gjate lojes (23’, 27’)dhe ishte arkitekti i nje topi te hedhur me zgjuarsi, te cilin e shnderrroi ne goli Sebastian Freis. Kapllani luajti per 83 minuta.

VATA - Tus Koblenc i Fatmir Vates arriti fitoren e dyte sezonale ne transferte. Ekipi i trajnerit Uve Rapolder fitoi me Visbadenin 2-0 ne Bundesliga 2, me gola te Sahin dhe Ça. Vata (luajti per 89 minuta) pati nje rast shume te mire per te realizuar ne te 30’, kur topi i goditur nga afer me koke prej tij u shpetua ne vijen e portes nga mbrojtesi kundershtar Simak. Per Koblencin u aktivizua gjate gjithe takimit edhe shqiptari nga Mali i Zi, Gjokaj.

BOGDANI – Livorno eshte duke u pergatitur per sfiden me Sampdorian ne Serine A, takim i programuar per diten e diel. Trajneri Kamoleze ka ne dispozicion edhe sulmuesin shqiptar Erion Bogdanin, te bashkuar qysh te enjten me skuadren pas impenjimeve me Kombetaren. Sulmuesi shqiptar, duke marre parasysh edhe gjendje jo te mire te Rosinit, mund ta nise ndeshjen si titullar kunder Sampdorias perkrah Tavanos.
Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors