Showing posts with label Politike. Show all posts
Showing posts with label Politike. Show all posts

Basha: Pres edhe Kolegjin

I shpallur fitues, pas një mbledhjeje të gjatë maratonë mbrëmjen e djeshme në KQZ, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë shtypi, i qeshur, por jo euforik.

Deklarata e zotit Basha ishte në sinkron të plotë, me ato që kryeministri Sali Berisha tha mesditën e djeshme, në mbledhjen e grupit parlametar, ku anoncoi fitoren e kandidatit demokrat.

Butler: Rezultati eshte shqetesues


Komisioni Europian pret rezultatin e procesit zgjedhor në Shqipëri. E pyetur nëse Komisioni do të njohë rezultatin përfundimtar për garën e Tiranës, zëdhënësja e Komisionerit Fule, Natasha Butler shpjegoi se do të merret parasysh dhe saktësia ligjore e vendimmarrjes nga KQZ.

Butler: Standardet e zgjedhjeve, kusht për integrimin

Butler: Standardet e zgjedhjeve, kusht për integrimin Zëdhënësja e Komisionerit të BE-së, Natasha Butler deklaroi se procesi elektoral në Shqipëri nuk ka përfunduar ende dhe se Kolegji Zgjedhor që do të shqyrtojë ankimimet duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur.  

Ristani emëron Bashën në Tiranë: Në kuti, më shumë vota se votues

KQZ ka mbyllur pas 15 ditësh telenovelën e zgjedhjeve në Tiranë duke ndryshuar në tavolinë rezultatin por duke bërë një gabim trashanik në përllogaritje. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, në Tiranë ka më shumë vota në kuti se sa njerëz që kanë votuar. Diferenca është jo e vogël, por 870 vota më shumë se sa votues, një shifër kjo që mund të ndryshojë disa herë rezultatin e zgjedhjeve. Edhe në zërin e votave të pavlefshme ka një mospërputhje, këtë herë me 238 vota.

Ristani, plan për evakuim me helikopter nga zyrat e KQZ-së

TIRANË - Policia e Shtetit ka një plan sekret për evakuimin e kryetarit të KQZ-së dhe personelit mbështetës, nga godina e Pallatit të Kongreseve, ku janë të vendosura zyrat dhe administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. "Shekulli" ka dokumentin që provon se një plan i tillë është përgatitur nga Policia e Shtetit dhe është parashikuar të realizohet nga forcat e repartit elitë të forcave speciale të Policisë së Shtetit, RENEA.

KQZ shpall rezultatin Lulzim Basha zyrtarisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës

TIRANË- Në 8 maj kryeqytetasit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre, por u deshën plot 15 ditë me debate, protesta, kontestime e akuza për tu shpallur rezultati përfundimtar i Tiranës.

Topi: KQZ te dale mbi partite

Presidenti i Republikës Bamir Topi kërkoi nga liderët politikë shqiptarë që të mos krijojnë tension, por t'i kthehen ndërgjegjegjjes civile, duke vepruar sipas Kushtetutës dhe ligjit. 

Rama: Berisha, përpjekje për gjunjëzimin e opozitës

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se kryeministri Berisha me manipulimin e votës për Bashkinë e Tiranës, po përpiqet të gjynjëzojë opozitën. 


Përgjigje: Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Z. Jeremić

Z. Minisër,

Jam një qytetar i thjeshtë i Kombit Shqiptar. Ju sapo u kthyet nga O.K.B.-ja dhe me 8 gusht 2010, ora 21:00 dhatë një intervistë të transmetuar në televizionin anglez BBC News si dhe në CNN. Besoj se në Asamblenë e Përgjithshme të O.K.B.-së, ligjëratën tuaj për Kosovën si shovinist i bindur e kanë pritur me mospërfillje, bashkë me miliona shqiptarë, edhe shumë popuj të botës, sepse folët për Ali Babën me 40 hajdutë, përrallë që më ngjalli neveri në këtë rast.

Çfarë “xhevahire prej Dipllomati” i servisni opinionit anglez dhe atij ndërkombëtar me fjalët tuaja të padrejta?

PS do të qeverisë rreth 2.5 milionë shqiptarë, PD, rreth 650 mijë


Socialistët në zgjedhjet e 2011 kanë fituar gjithsej 38 bashki ndërsa demokratët 28 prej tyre. Këto janë shifrat zyrtare e dhëna nga KQZ-ja. Bashkitë e fituara nga PS janë bashkitë me numër më të madh banorësh, pra bashkitë e mëdha të vendit me shumë
komunitet njerëzor. Bashkitë e fituara nga PD janë bashki të vogla. PS do qeverisë mbi 2.5 milionë shqiptarë, pas fitores së djeshme në Tiranë kurse PD rreth 650 mijë shqiptarë.

Tirana akoma pa fitues, PS:Te shpalle rezultati, Ristani i KQZ: Do verifikojme tabelat

TIRANE- Një javë nga 8 maji,kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e kryeqytetit, ende nuk ka një rezultatet të çertifikuar nga KQZ nëse do jetë Edi Rama i PS-se apo Lulzim Basha i PD-së.

Prapaskenat e draftit të OSBE-së, u tërhoqën negociatorët e Berishës


TIRANË- Drafti "misterioz" i OSBE-së për zgjidhjen e krizës politike shqiptare ka afruar dhe larguar sërish dy partitë kryesore në vend duke i pozicionuar qartë në dy llogore ku askush nuk duket se do të lëvizë, të paktën për disa ditë. Deri më tani është i qartë fakti që PS-ja dhe PD-ja kanë qëndrim të njëjtë në lidhje me Komisionin e Venecias por problemi është tek mënyra se si do të shkojnë atje fletët e votimit.

Protesta e madhe, sot bllokohen kryqëzimet e rrugëve në Tiranë


Opozita do të zbresë sërish në shesh sot për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të shkuara. Por, siç kanë paralajmëruar drejtuesit e saj, protesta e sotme pritet të jetë jo vetëm një mbështetje për grevistët e urisë, por edhe një demonstrim force i mbështetësve që mbështesin kërkesën e opozitës për hapjen e kutive. Për këtë arsye, Tirana do të presë sot mijëra qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, të cilët për nga numri parashikohen të jetë thuajse të njëjtë me ata që tubuan më 30 prill.

Megjithatë, ashtu siç edhe kanë deklaruar nëpër tubimet e ditëve të shkuara krerët e opozitës, protesta e sotme pritet të jetë dhe një përshkallëzim i reagimit si kundërpërgjigje për mungesën e reagimit nga ana e mazhorancës për të zgjidhur krizën. Kështu mësohet se organizatorët kanë menduar të shfrytëzojnë masën e madhe të njerëzve që do të vijnë në Tiranë për të paralizuar për disa kohë jetën publike në kryeqytet. Burime pranë grupit parlamentar socialist kanë bërë të ditur se protestuesit e ardhur nga rrethet, por edhe ata të Tiranës do të shpërndahen në kryqëzime të ndryshme të Tiranës për të bllokuar qarkullimin e makinave për një kohë të kufizuar, si shenjë sensibilizimi me grevën dhe kauzën, për të cilën PS-ja dhe aleatët e saj po luftojnë prej ditësh. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe deputeti socialistë Erion Braçe dje në mitingun e mbrëmjes, kur ftoi qytetarët që për disa minuta të bllokojnë kryqëzimet e rrugëve në Tiranës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj grevistëve të urisë. Për rrjedhojë protesta, ashtu si edhe në 30 prill, do të nisë nga sheshi "Skëndërbej", por njerëzit do t'i bashkëngjiten asaj nga pjesë të ndryshme të bulevardit, sipas vendtakimeve që është lënë paraprakisht për çdo njësi vendore dhe rreth.



*****




Rama: Protestë për të fituar lirinë

TIRANË - Hapja e kutive të votimit për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit është kthyer tashmë për opozitën në një kauzë, nga e cila nuk mund të heqë më dorë. Kreu socialist, Edi Rama, në ditën e 14-të të protestës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është shprehur i palëkundur në vendosmërinë për t'i shkuar deri në fund kësaj çështje, për të cilën, siç u shpreh ai, nuk ka kthim prapa. Në fjalën e tij të mbajtur në protestën e radhës, kreu socialist ka denoncuar edhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj manifestuesve dhe përkrahësve të opozitës, dhe në veçanti ndaj ish-kryeministrit të vendit Pandeli Majko, teksa ka paralajmëruar se ndaj atyre, (drejtuesve të policisë) që po i shërbejnë pushtetit, duke goditur protestuesit do të bëhet drejtësi sapo të vendoset shteti i së drejtës.


Rama

Opozita ka mbyllur dje në mbrëmje plot dy javë protestë intensive dhe greve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Dje ka qenë sërish radha e socialistëve të qarkut të Tiranës për të tubuar dhe mbështetur grevistët e urisë që kanë plot 13 ditë që në shenjë proteste për mos hapjen e kutive i kanë privuar vetes ushqimin. Kreu socialist, Edi Rama, duke marrë fjalën në këtë tubim, që në fillim i ka kushtuar një vëmendje të veçantë incidenteve të ndodhura ditët e fundit mes policisë dhe protestuesve të opozitës që në akse të ndryshme rrugore kanë shprehur solidaritetin e tyre me grevistët e urisë. Sipas Ramës, protestat nëpër akset rrugore nuk ishin për të bllokuar qarkullimin, por, siç u shpreh ai, protesta për të vënë në lëvizje Shqipërinë. "Ishin protesta sensibilizueze, shfaqje të solidaritetit qytetar me grevistët e urisë, aty ku policia respektoi protestën dhe protestuesit gjithçka shkoi normalisht. Aty ku ato u sollën harbutërisht gjithçka shkoi keq", - tha Rama në fjalën e vet.


Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë se nuk do të jetë e largët dita që të gjithë ata që shkelin ligjin dhe prekin përkrahësit e opozitës të mbajnë përgjegjësi ligjore. "Të gjithë, pa përjashtim që të gjithë ata që sot marrin rrogën e shtetit për t'i shërbyer qytetarëve, duke garantuar ligjin duhet ta fusin mirë në mendje se një ditë sado e largët, unë ju premtoj se do të mbajnë përgjegjësi", - tha Rama. Ai e konsideroi të turpshëm faktin që Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, nuk reagoi lidhur me dhunën e ushtruar edhe ndaj deputetit Majko. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk habitet nga kjo heshtje e ministrit, për shkak se ai është më i interesuar se kushdo tjetër që të mos pranojë transparencën e votës, pasi kështu do të merrte fund qeveria ku ai, sipas Ramës, ka strehën e tij për tu mbrojtur nga drejtësia. "Nuk habitem nga mosreagimi i Ministrit të Brendshëm, sepse ai është në atë vend që është sepse drejtësia nuk është në atë vend që duhet të ishte", - tha më tej Rama. Nisur edhe nga këto veprime të forcave të policisë, por edhe nga mungesa e një zgjidhje të kësaj krize, kreu socialist i ka bërë të ditur kundërshtarëve të vet se presioni dhe lodhja fizike nuk do të detyrojnë kurrë opozitën që të heqë dorë nga kjo betejë. "Askujt mos t'i shkojë mendja se ne mund të lodhemi, se ne mund ta zmbrapsemi. Ne jemi këtu në këtë beteje dhe nuk duam pushtetin në tavolinë, por duam që transparenca të bëhet në tavolinë në mënyrë që shtetit të mos gjeneroi vetveten", - shtoi Rama, duke ftuar të gjithë qytetarët që vuajnë nga qeverisja e tashme që t'i bashkohen protestës së sotme. "Ejani nesër (sot) në orën 18:00 këtu që të gjithë. Ejani nesër (sot) në orën 18:00 këtu, sepse bëhen dy javë nesër nga ngritja e kësaj çadre. Bëhen dy javë nesër që Ermonela, Shega, Olta, Anila, Mimoza, Flora janë këtu brenda për të gjithë ne, janë këtu brenda për të gjithë ju. Janë këtu brenda jo vetëm për fëmijët e tyre, por edhe për fëmijët tuaj. Janë këtu brenda që qeveria të ndihmojë çdo shqiptarë e shqiptare që ta fitojë bukën, duke fituar lirinë dhe të drejtën e punës së ndershme...", tha ai.



Protesta

Akoma më i ashpër në fjalën e vet ka qenë ish-deputeti demokrat, Spartak Ngjela, i cili ka ftuar qytetarët që të vendosin drejtësi në këtë vend për të "shporrur", siç u shpreh ai, "kryeministrin otoman". "Ne nuk mund të lëmë më otomanizmin në Shqipëri. Por do të vijë koha, nesër fillon koha e të plagosurve në betejat e tjera, me duar, me forcë, me gjithçka, derisa të arrijnë zgjedhjet e lira në Shqipëri. Nesër do t'i japim orët e fundit që të hapi apo jo kutitë. Do t'i hapë apo jo, kjo do të varet nga forca jonë", - tha Ngjela. Ndërkohë që edhe përfaqësues të tjerë të së majtës kanë theksuar se dhuna e pushtetit ndaj opozitës, nuk do ta pengojë këtë të fundit që të vërë në vend institucionin e votës. Po ashtu edhe grevistët që folën nga brenda çadrave pavarësisht se kanë pranuar lodhjen fizike, janë shprehur të palëkundur në rezistencën e tyre. Madje, një prej grevistëve, një student i fakultetit të Mjekësisë i ka kujtuar kryeministrit se pavarësisht se kanë 13 ditë të ngujuar dhe pa ngrënë për 13 sekonda mund të jenë në zyrën e tij për ta rrëzuar.



****


INTERVISTE


PS e opozitës dhe aleatët e saj të qendrës dhe të spektrit të djathtë po protestojnë kundër qeverisë. Protesta do të vazhdojë pa afat. BBC intervistoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Me z.Rama bisedoi Aleksander Furxhi. (me shkurtime nga BBC seksioni shqip online)

Rama: Ne jemi prej kohësh në një rrugë e cila është pa ndalim dhe pa kthim deri në realizimin e objektivit tonë që është transparenca e zgjedhjeve të shkuara, për mos të lejuar që zgjedhjet e ardhshme të goditen nga i njëjti mekanizëm korrupsioni që tjetërsoi vullnetin e popullit më 28 qershor.
Ne i fituam zgjedhjet, por nuk u zgjodhëm. Nuk u zgjodhëm sepse ata që sot janë në pushtet nuk morën votën e popullit, por nuk e lanë popullin të zgjedhë. Sot jemi në kushtet ku një pushtet që nuk e la popullin të zgjedhë e ka futur Shqipërinë në rrugën e një rrënimi të pandalshëm edhe ekonomik, sepse ç'ka i mban qeveritë në një demokraci funksionale të lidhura pas interesave të vendit dhe të popullit të tyre është fakti se tek e mbramja populli i gjykon ato me votë. Kur qeveria ia merr popullit votën edhe kur njerëzit nuk ia japin, atëherë, padyshim, gjëja e fundit për të cilën qeveria qetësohet është cilësia e jetës së njerëzve.

BBC: Nuk ua mori mendja asnjëherë në vitin 2008, në kohën që ju bëtë marrëveshje me të, se z. Berisha do të sillej ashtu siç ju besoni sot se ai është sjellë me zgjedhje?

Rama: Ne nuk jemi në një protestë e cila ka të bëjë me ligjin. Ne jemi në protestë sepse ligji nuk është zbatuar. Kur ne bashkëpunuam me palën tjetër, në funksion të disa interesave të mëdha të vendit, për t'i dhënë mundësi një shansi historik që Shqipëria të bëntë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të standarteve europiane pas shumë e shumë vitesh, e bëmë këtë duke bërë detyrën tonë që ishte të bënim një ligj sa më të mirë. Zbatimi i ligjit është një çështje që nuk ka të bëjë fare me atë bashkëpunim, por ka të bëjë me mungesën e vullnetit për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe madje me një vullnet të mbrapshtë djallëzor për t'i tjetërsuar votat e njerëzve .


BBC: Zoti Rama, PS nën drejtimin tuaj hyri në zgjedhjet e vitit të kaluar me një numër të kufizuar aleatësh të kampit të majtë dhe kjo sot vlerësohet edhe si ndër arsyet e humbjes së PS . Me sa duket kjo është arsyeja që ju sot nuk po hezitoni që aleatët t'i kërkoni edhe nga qendra, por edhe nga krahu i djathtë i spektrit politik?

Rama: Përsa i përket çështjes së aleancës që është krijuar në këtë protestë, është një aleancë e natyrshme e të gjitha forcave që janë të të njëjtit mendim se në rast se nuk përballet dhe nuk çmontohet një mekanizëm i cili i tjetërson zgjedhjet, atëherë në Shqipëri gjithë funksionet bazë të demokracisë janë të kapura në funksion të pushtetit që e ka kthyer shtetin në një makineri në shërbimin e vet. Kjo është arsyeja e kësaj aleance të madhe që nuk ka kufi majtas, djathtas dhe është në rrugën e formimit si një aleancë për një program për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë, e cila kërkon një reagim shumë të fuqishëm në shumë aspekte dhe reforma reale dhe thelbësore të domosdoshme prej kohësh, por tani më urgjente se asnjëherë tjetër.


BBC: Ndërkohë si e konsideroni rrugën që ju sugjeroi kundërshtari, z. Berisha, i cili tha që: shkoni në gjykatën kushtetuese dhe po qe e nevojshme dhe në komisionin e Venecias?

Rama: Ne nuk marrim këshilla dhe sugjerime nga një personazh i cili në më pak se 5 vjet qeverisje e ka shkelur kushtetutën e Shqipërisë jo më pak se 30 herë dhe, nga ana tjetër, nuk mund të shkohet në gjykatë kushtetuese për çdo episod dhe çdo detaj të një jete demokratike që është e rregulluar me kushtetutë dhe me ligj, aq më tepër pastaj për liri dhe të drejta siç është liria dhe e drejta e opozitës, në bazë të kushtetutës, që të ngrejë një komision hetimor dhe të mos kufizohet në objektin e hetimit nga shumica. Nuk kemi asnjë pikë të përbashkët në këtë arsyetim, por kjo është e natyrshme sepse zoti Berisha e di fare mirë se çfarë ka në kuti dhe kjo është arsyeja pse nuk e dëshiron hapjen e kutive, përkundrazi i mban ato me pahir të mbyllura duke e vendosur popullin opozitar përpara një domosdoshmërie që t'i rezistojë këtij pushteti me kërkesën e thjeshtë "Hap kutitë, ose largohu !".


BBC: Z. Rama, kanë kaluar tashmë më shumë se dy vjet nga ngjarja e rëndë e Gërdecit dhe të gjithë e mbajnë mend reagimin e zbehtë në atë kohë të opozitës. Sot, po të gjykojmë, vështire se opozitës mund t'i paraqitet një rast kaq "i artë" për betejën e vet politike. A jeni penduar për këtë rast të humbur?


Rama: Ky është një mit urban i krijuar nga dëshira për t'a parë asokohe qeverinë me këmbë përpjetë, por pa asnjë bazë në realitetin demokratik dhe kushtetues të këtij vendi. Reagimi ynë ishte i një opozite, siç ne jemi, qytetare dhe e vetëdijshmë për domosdoshmërinë e një dënimi të fajtorëve duke e zbardhur krimin shtetëror të Gërdecit në rrugën e drejtësisë dhe për të mos bërë atë që është bërë gjithmonë historikisht në Shqipëri me rastet kur qeveria ka qenë fajtore për krime të ngjashme dhe ku politizimi i tejskajshëm e ka shpëtuar atë si një komerdare. Nga ana tjetër dëshiroj ta ritheksoj se çfarë ka ndodhur nuk është aspak më e lehtë, e vogël apo e pranueshme sesa krimi shtetëror i Gërdecit. Është një tjetër veprimtari kriminale e organizuar për të tjetërsuar vullnetin e popullit dhe transparenca shërben pikërisht për të nxjerrë në dritë përmasën e kësaj veprimtarie dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë inividë që kanë shkelur ligjin dhe janë bërë pjesë e këtij skenari kriminal.
Në rast se ne nuk reagojmë që të gjithë si shoqëri lidhur me këtë element bazë të bashkëjetesës demokratike, kemi pranuar de fakto që nuk varet më qeveria prej nesh, por varet i gjithë populli nga qeveria. Mekanizmi është aty dhe mund të veprojë përsëri dhe njerëzit natyrshëm do të humbnin besimin tek zgjedhjet dhe do t'i braktisin ato masivisht, ashtu siç ndodh në republika të ngjashme bananesh apo ish sovjetike ku ka një demokraci në letër dhe ka në fakt një regjim të një natyre antidemokratike në fuqi.

BBC: Përvoja e dy dekadave të fundit tregon se kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i shumicës, ka shumë gjasa që të mos tërhiqet nga pozicioni i mos hapjes së kutive, megjithë protestat tuaja. Keni ju një skenar të zhvillimeve politike në Shqipëri në një rast të tillë?

Rama: Fakti që një diktator, uzurpator, apo një personazh i kësaj natyre dhe këtij profili, në krye të një qeverie, mund të mos tërhiqet përpara evidencës që është kapur në flagrancë më shumë se një herë, dhe në rastin konkret në një çështje që është e një interesi të madh publik, nuk do të thotë aspak që ne duhet të mendojmë për një skenar tjetër sepse nuk ka skenarë alternativë përballë një qeverisje të kthyer në një sundim dhe një qeverie të kthyer në një regjim. Skenari i vetëm është rezistenca dhe mjeti i vetëm që na ka mbetur është protesta.


BBC: Z. Rama, ndonëse është ende herët për të folur, a do të rikandidonit për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit vitin e ardhshëm?

Rama: Nuk është vetëm herët, por është jashtë kontekstit në të cilin sot jetojmë dhe është gjëja e fundit që unë sot mund të mendoj.

BBC: Sikur qeveria t'a dorëzonte sot pushtetin në duart e opozitës, në kushtet e krizës ekonomike, në kushtet kur Shqipëria tashmë po i ndjen drejtpërsëdrejti pasojat e krizës globale, rajonale, por edhe lokale, si do vepronit ju, a keni një mjet për t'a nxjerrë Shqipërinë shpejt nga këto halle ekonomike për të cilat ju po i bëni thirrje njerëzve që të dalin në protestë?

Rama: Së pari dua të theksoj që kriza shqiptare nuk është pasojë e krizës globale, por është rezultat i drejtpërdrejtë i keqqeverisjes. Pa as më të voglin dyshim është produkt, më shumë sesa i çdo gjëje tjetër, i mbrapshtisë qeverisëse të vitit të shkuar kur, për të blerë pushtetin, Sali Berisha shkatërroi arkën e shtetit në një 6 mujor të parë që nga pikëpamja e politikës ishte krim dhe nga ana tjetër dua t'a theksoj shumë më fort që ne jemi në kushte akoma më të vështira sesa duket dhe ndjehet sepse nuk njohim të gjithë të vërtetën e krizës, pasi përballemi çdo ditë me shifra të manipuluara të cilat mundohemi t'i analizojmë duke nxjerrë shifrat tona alternative, fenomen ky i njohur dhe fenomen që po e çon në pikën zero vendin fqinjë Greqinë. Greqia e akumuloi gjithë këtë problem në dhjetëra dekada, ndërkohë që ne po përballemi me një problem të akumuluar në pak vite për shkak të këtij pushteti dhe padyshim të udhëheqjes qorre, tërësisht injorante në aspektin e politikës ekonomike të këtij kryeministri.


BBC: Cili ishte shkopi magjik i opozitës për të dalë nga kjo gjendje?

Rama: Pa as më të voglin dyshim sa më shumë kjo qeveri do të qënrdojë aty ku është aq më i madh do të jetë problemi, aq më e thellë do të jetë kriza, aq më e rëndë do të jetë barra e nxjerrjes së vendit nga ky batak. Por sigurisht që ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në gjendje që gjithçka ta bëjmë ndryshe, më mirë dhe, kuptohet, jo me shkopin e magjistarit sepse këtë nuk e kemi, por me diturinë dhe njëkohësisht aftësinë për të qeverisur në mënyrë shumë herë më të mirë, si nata me ditën me ç'ka Shqipëria ka jetuar dhe po vazhdon të jetojë sot nën këtë regjim të korruptuar dhe njerëzish pa vizion, pa asnjë lloj përgjegjshmërie, të paaftë, që e kanë kthyer shtetin në një çerdhe shërbëtorësh të cilët vendet e punës i marrin vetëm për meritat që kanë të bëjnë me pushtetin. (Shekulli)

Shqiptaret e Amerikes per Joe DioGuard-in


Shpallja e kandidaturës se Joe Dioguardit për Senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikanëve një mundësi të shkëlqyeshme që të sjellin në Capitol Hill një zë të fuqishëm dhe përfaqesues të tyre. Joe DioGuardi po garon si republikan kundër senatorës së emëruar, demokrates Kirsten Gillibrand, për të përfaqësuar shtetin e New York-ut në Senatin e SHBA-ve në Washington, DC. Të gjithë shqiptaro-amerikanët duhet ta mbështesin fuqimisht DioGuardin sepse ai është i mirë për Amerikën e me i mirë për shqiptaro-amerikanët!

Më pak se dhjetë ditë nga shpallja zyrtare e kandidaturës së DioGuardit, Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin (www.AlbaniansForDioGuardi.com) u lansua si platformë elektorale për të gjithë shqiptarët anekënd Amerikës në përkrahje të fushatës së DioGuardit. “Kandidatura e DioGuardit paraqet një mundësi unike dhe historike për komunitetin shqiptaro-amerikan për të pasur një zë të fuqishëm e të vërtetë të interesave kombëtare shqiptare në Senatin e SHBA-ve,” ka theksuar Faton Bislimi, një aktivist i njohur shqiptar në SHBA, në emër të platformës Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin. “Nëse serbët arritën të ndihmojnë në zgjedhjen e nje guvernatori të Illinois-it dhe një Senatori të SHBA-ve nga Shteti i Ohio-s, të dy këta me prejardhje serbe, shqiptaro-amerikanët definitivisht kanë mundësi dhe duhet të ndihmojnë në zgjedhjen e Joe DioGuardit me prejardhje shqiptare në Senatin e SHBA-ve. Andaj, ata duhet të bashkohen dhe ta përkrahin pa reserve DioGuardin tani,” ka shtuar Bislimi.

Gjatë sherbimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve (1985-1989), Joe DioGuardi paraqiti rezolutat e para në mbështetje të kërkesave legjitime të shqiptarëve të Kosovës për trajtim të barabartë dhe liri në ish-Jugosllavinë e atëherëshme. Në atë kohë, shumica e anëtareve të Kongresit dhe publiku amerikan nuk kishin dëgjuar për Kosovën, e aq më pak për trajtimin e tyre mizor nën Jugosllavinë e dominuar nga serbët. Pas largimit nga Kongresi amerikan, DioGuardi themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të perfaqesojë shqetësimet e popullit shqiptar në Washington, DC, e vecanërisht të punojë për pavarësinë e Kosovës.

Veprimtaria e LQSHA-se nën udhëheqjen dhe vizionin e Joe DioGuard-it dhe gruas se tij, Shilrey Cloyes, pati suskes në sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj gjendjes së vështirë politike të shqiptarëve që jetonin në Kosovë, Mal te Zi, Luginën e Preshevës, Camëri, dhe Maqedoni. Joe dhe Shirley inicuan dëshmi dhe ndëgjime në Kongresin amerikan për te shpalosur kushtet politike dhe ekonomike që vazhdimisht përkeqësoheshin dita-ditës në Kosovë. Gjithashtu, me ftesë të tyre, disa anëtarë të Kongresit amerikan shkuan në tokat shqiptare për të dokumentuar dhe informuar Kongresin amerikan dhe publikun botëror për brutalitetin e tmerrshëm të ushtruar nga Slobodan Milosheviqi kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë dhjetë viteve të okupimit, që kulminoi me luftën gjenociale në vitet 1998-1999, dhe për represionin ndaj shqiptarëve të Malit të Zi.

Prandaj, si shqiptaro-amerikanë, ne e kemi një obligim kombëtar dhe moral që të mbështesim Joe DioGuardin ne garën e tij për Senatin amerikan sepse që nga viti 1985 ai ka shërbyer si mbrojtësi i lirisë dhe sigurisë së popullit shqiptar. Ne Senatin amerikan, DioGuardi do të vazhdojë me pasion që t’i shtojë trashëgimisë së tij të promovimit dhe mbrojtjes së interesave të shqiptareve për liri, demokraci, zhvillim ekonimik, dhe paqe në Ballkan.

PDI, Tahiri: Vëmendje për zgjidhjen e cështjes came


Deputeti i PDI-së për qarkun e Vlorës, Dashamir Tahiri ka ftuar deputetet e rinj të parlamentit që të japin kontributin e tyre në ndihmë të kësaj cështjeje mjaft me rëndësi për komunitetin cam.

TIRANE- Deputeti i PDI-së për qarkun e Vlorës, Dashamir Tahiri, në një konferencë për median, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme bën apel për më shumë vëmendje ndaj cështjes came. Tahiri ka ftuar deputetet e rinj të parlamentit që të japin kontributin e tyre në ndihmë të kësaj cështjeje mjaft me rëndësi për komunitetin cam.

“Jam këtu për ti bërë thirrje të gjithë kolegëve deputetë të majtë e të djathtë për tu bashkuar me PDI-në për të cuar përpara cështjen tonë kombëtare. Është koha e Shqipërisë dhe e shqiptarëve dhe një patriot i vërtetë nuk duhet të ngurojë në një situatë të tillë, ndaj ju bëj të gjithëve ftesë të bëhemi pjesë e kësaj historie” theksoi Tahiri. (e.n/News24/BalkanWeb/KohaShqiptare)

Berisha: Ftoj LSI për koalicion. Meta: Po qeverisjes me Berishën

Kryetari i PD, Berisha i ka bërë ftesë zyrtare Ilir Metës, kryetarit të LSI të hyjnë në koalicion për krijimin e qeverisë së re. Meta i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se Berishes duke shtuar se nuk eshte i lumtur per kete veprim, por i ndikuar nga rrethanat.

TIRANE-Thashethemet qe u perhapen pas publikimit te rezultateve paraprake te zgjedhjeve parlamentare se Berisha mund te formonte nje koalicion te majte, u zyrtarizuan sot, rreth nje jave pas votimeve. Lideri demokrat Berisha ftoi kreun e LSI, Meta te formojne qeveri se bashku, pasi nuk plotesonte numrin e mandateve. Pas rreth nje ore nga ftesa zyrtare, Meta del ne publik dhe i pergjigjet pozitivisht Berishes per nje koalicion te majte qe do te qeverise vendin. Te dy lideret justifikuan vendimin para elektoratit te tyre. Berisha sqaroi se kete vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi kete si nje vendim jo i lumtur, por i duhur qe sipas tij do t'i sherbeje vendit.

Meta: Po qeverisjes me Berishen. me Ramen prodhoj vetem krize

Ora 14:00-Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.
“Pasi jam konsultuar me aktorët e rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit, me përgjegjësi historike dhe kombëtare pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian”, u shpreh Meta nga selia e LSI sot rreth orës 14:00.
Kryetari i LSI, parti që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye.
“Unë nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë e këtë qëndrim...Por më thoni ju a mund të qëndroja në opozitë LSI e vetme përballë një maxhorance të madhe PS-PD, ndaj një maxhorance të madhe Berisha-Rama? Hezitoj ta fus vendin më tej në krizë, por kontribuoj për vendin tim për zhvillimin e tij. Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën”.
Meta sqaroi me tej edhe pse bashkimi PS-LSI ishte e pamundur në kushtet aktuale. Sipas tij marrëveshja me PD do ti shërbeje mirëqënies së vendit.
“Më thoni mua, a nuk ju kujtohet cfarë përpjekjesh kam bërë për të parandaluar këtë që ndodhi, c’mund të bëj me rezultatet paraprake, të konsultoj ta fus vendin në krizë dhe mos qeverisje apo të kontribuoj për tu bërë një faktor stabiliteti e garantues për një qeveri që do t’i shërbeje interesave të gjera”.
“Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do te isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja Meta-Rama do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë”., sqaroi Meta duke kerkuar qe te gjithe te kujtojne perpjekjet qe beri ai per nje koalicion ne prag zgjedhjet me PS, dhe qe kjo e fundit nuk pranoi.

Sipas liderit të LSI, ai sot vetëm pranoi zyrtarisht ftesën, por jo të përcaktojë kushtet se cfare pozicioni do gëzojë në qeverinë e re.
“Nuk jamë këtu për të paraqitur kushtet, cdo gjë do vendoset në vijim. Zoti Berisha bën mirë tu përmbahet atyre angazhimeve që tha sot, integrimit europian të Shqipërisë”.
Meta theksoi se ai dhe LSI do të mbeten të majtë, pavaresisht koalicionit qe bejne.

Berisha: Ftoj zyrtarisht LSI për koalicion. Qeveri me votat e se majtes

Ora 11:30--Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bërë ftesë Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të hyjnë në koalicion (LSI) për krijimin e qeverisë së re. Sipas Berishës, LSI plotëson të gjitha kushtet për një koalicion me të djathën, pasi ka program të ngjahëm me atë të PD. Në një konferencë për shtyp pak para mesditës në selinë e PD, Berisha ka bërë të ditur koalicionin e ardhshëm që ai ka projektuar pas rezultateve paraprake që ka publikuar deti tani KQZ. “I bëj ftesë LSI që të jetë pjesë e qeverisë së re, që do mund ta quajmë qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Siç deklarova dy ditë më parë sovrani na dhuroi fitore, por diktoi koalicion nga partitë me të cilat programet janë më afër dhe që është LSI, që në programin e saj ka yll polar integrimin e Shqipërisë në BE dhe punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI të vlerësojë sinqerisht ftesën”.
Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye, për përqindjen e votave që kanë marrë në këto zgjedhje, për programin që LSI ka dhe për persekutimin që i është bërë në proceset zgjedhore dhe që sot sipas Berishës, meriton të fitojë atë që meriton.
“LSI është subjekti me programet më afër PD. Ka studiuar programin e integrimit të Shqipërisë në BE, LSI ka punësimin si kryefjalë ashtu si PD.
LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se përfaqësuese dinjitoze, jeni dëshmitarë sesa e persekutua kjo parti në dy zgjedhjet e fundit. Jeni dëshmitarë kur unë kam bërë thirrje në atë periudhë qe te gjendet gjuha e bashkimit jo e përjashtimit. Shpreh bindjen se ato 47% të votave qe sovrani i dha koalicionit të parë, i shtohen dhe 6% votave të spektrit të majtë dhe faktikisht. Kam besim se kjo forcë politike do ti përgjigjet pozitivisht ftesës sime të hapur e të sinqertë”.
Gjithsesi Berisha shtoi se qeveritë e minorancës nuk janë shumë të pëlqyeshme, por që parlamenti mund ti mbajë në pushtet për disa arsye.(D.B/BalkanWeb/KohaShqiptare)

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri - Pesëmarrja në votime rreth 50%


Bregu: "Procesi i votimit po zhvillohet ashtu si i takon një vendi, që këtë radhë do të plotësojë të gjitha standardet." Opozita denoncon përdorimin e telefonave celularë në qendrat e votimit.

Ecuria e votimit edhe më pak se një orë para mbylljes së kutive mbetet normale. Ndonëse ka pasur njoftime edhe për incidente lidhur me fallsifikimin e kartave të identitetit, mungesën e bazës materiale dhe përdorimin e mikrokamerave në qendrat e votimit për të fotografuar procesin. Gjithsesi incidente të tilla kanë qënë të lokaliziuara dhe nuk karakterizojnë procesin.

Partia Socialiste u bëri thirje qytetartëve të marrin pjesë në votime dhe njëherazi të denoncojnë çdo paregullsi që ata konstatojnë. Armela Imeri nga kjo parti u tha qytetarëve citoj "mos harroni numrin e posaçëm të telefonit, të vënë në dispozicionin tuaj."

Ecuria në përgjithësi ka qenë normale pavarësisht nga denoncimet e mësipërme të subjekteve politike, pjesëmarrëse në zgjedhje. "Procesi i votimit po zhvillohet ashtu si i takon një vendi, që këtë radhë do të plotësojë me zgjedhjet parlamentare të gjitha standardet e zgjedhjevet ë lira dhe të ndershme."tha Majlinda Bregu.

Opozita në Tiranë ka denoncuar përdorimin e telefonave celularë në qendrat e votimit si një mjet për të ndikuar tek vota e zgjedhësve. Nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi në një deklaratë për mediat tha se " LSI denoncon përdorimin e telefonave celularë për të ndikiuar tek vota e zgjedhësve dhe njëherazi për ta fotografuar votuesin."

Denoncimi i përdorimit të telefonave celularë është pasuar sot pasdite edhe nga një akt i KQZ-së për moslejimin e përdorimit të stilolapsave me mikrokamera nga ana e opozitës, në qendrat e votimit. Akti i KQZ-së u muar me 4 vota pro dhe 3 kundër nga 7 anëtarët që ka ky komision. Ai u kundësrhtua nga përfaqësuesja e PS-së në KQZ, Dëshira Subashi me argumentin se ai " duhej të merrej me shumicë të cilësuar, pra pesë me dy dhe se akti është në kundërshtim me kodin zgjedhor, një ndërhyrje e hapur që u bëhet strukturave në komisionet zgjedhore."

KQZ-ja ndaloi përdorimin e mikrokamerave pas një denoncimi që Kastriot Islami u bëri asaj që ai e quajti" dhunë të qeverisë ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri" , i cili po filmonte me mikrokamera, ecurinë e procesit në një qëndër votimi në Kombinat. Eksponenti i PS-së, Islami deklaroi se "PS do të monitorojë procesin e votimit me mjete të tjera".

Majlinda Bregu, deputete e PD-së dhe njëherazi zëdhënëse e qeverisë përforcoi vendimin e KQZ-së për ndalimin e përdorimit të mikrokamerave "Nuk lejohen të tilla mjete të përdoren në qëndrën e votimit" tha ajo në një deklaratë për shtyp.

Ilir Meta, kryetar i koalicionit opozitar 2 Aleanca per Integrim tha se "incidentet e rastësishme nuk e dëmtojnë thelbin e procesit. Shqiptarët janë më të ndërgjegjshëm se kurrë për votën e tyre"

Në orët e pasdites së sotme është publikuar edhe zbulimi i parë i fallsifikimit të një karte biometrike identiteti. Qendrat e votimit nuk janë të pajisura me aparatura që verifikojnë vërtetësinë e kartës biometrike të identitetit. Kjo ka sjellë që një qytetare nga Tirana, Eriola Dervishi të mos ketë mundur të ushtrojë të drejtën e saj të votës në qendrën e votimit 1966, pasi me një kartë të fallsifikuar identiteti, njëlloj si e saja, kishte votuar një person tjetër. "Kjo ështe karta origjinale, e vetmja me numrin tim personal. Por unë nuk mundem të votoj, sepse dikush tjetër ka votuar me një kartë si kjo, por që eshte e falldifikuar," u deklaroi ajo mediave të Tiranës, duke treguar para kamerave kartën origjinale.

Zgjedhjet parlamentare , që po zhvillohen sot në Shqipëri, janë të shtatat, bashkë me ato lokale, që nga vendosja e pluralizmit politik dhe vendosjes së demokracise. Por këto zgjedhje janë të parat ku Shqipëri ashpreson të përmbushë të gjitha standardet ndërkombëtare dhe ato të cilësohen" të lira dhe të ndershme."

Mitingu i PS, Sali Berisha ndalon Ramen me police


Ora 01.00 pas mesnatës duke u gdhirë e premte. Edi Rama, kryetar i PS duket i lodhur. I veshur me këmishë të bardhë dhe me një xhaketë të zezë trikuart, i begenis ata dhjetëra njerëz që janë në bulevard. Të rrethuar me furgonë policie si me tela me gjemba. Shoqërohet nga Besnik Bare, kreu i PS i Tiranës. Ky i fundit i rri nga pas, dhe herë pas here fërkon me duar sytë e tejskuqur duke pulitur qepallat. Po vijnë orët e lodhjes. Rama ecën përgjatë bulevardit, shikon kordonët pa fund të policisë dhe nënqesh.

Afrohet te një grup gazetarësh që kanë zbarkuar në shesh. E meqë janë të gjithë drejtorë lajmesh, kanë sjellë aty të gjitha kamerat. Po filmojnë. Rrethi i policisë duket se është i vendosur për të mos u hapur, dhe për më tepër për të mos lejuar asnjë kamion të PS të afrohet në shesh përballë kryeministrisë. Gazetarët i begenis kreu i G99 Erion Veliaj, i veshur me një këmishë, por që nuk e ndjen fare të ftohtin, tejet i qeshur me “budallallëkun” e radhës sipas tij të Berishës.

Në krah ka Ajolën. Pastaj janë të gjithë aty, Artan Lame, Auron Tare, Shkreli me Ledin, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami, Saimir Tahiri...Gjithë kandidatët e PS për Tiranën. Shtetrrethimi i policisë duhet të çahet. Pesë makinat e policisë që kanë bllokuar bulevardin, nuk mund të pengojnë lëvizjet e qytetarëve. Një makinë, pa e ditur se ç’ndodh ndërsa akrepat e orës shënonin 02.00 kërkon të kalojë kordonin. Policët para makinës dhe nuk e lënë për asnjë arsye. “Lejeni, lejeni, thotë Erioni, është makina e Shkëlzenit, do me ik në shpi. Ose merrni n’telefon doktorin”.

Plas e qeshura. Qeshin të gjithë. Një militant i PS afrohet te grupi VIP dhe u kërkon: “po ejani ore djema, tia marrim një labeje. Kështu e duan këta. Nuk duan gjë tjetër. Eja këndojmë se një nga një do shtohemi”. Një tjetër i mërzitur ia kthen: edhe për aheng kemi nevojë, po rrimë këtu pa asnjë arsye nga këta policë”. Policët shkëmbejnë cigare me ata që kanë vendosur ta gdhijnë jashtë, ndërsa duke nisur ora 03.00 e mëngjezit, Edi Rama, që nuk e ka lënë ende sheshin, ka filluar telefonat. Megjithatë, kjo ideja e këngës, u duk brilante për VIP-at.

Po lajmërohej fonia. Bulevardi do të buçiste nga kënga “Çohu” derisa të gdhihej, e të tjerë të bashkoheshin me turmën. Disa flinin në ndonjë makinë ndonjë orë e zgjoheshin prapë. Do të zbardhte dhe sheshi do lirohej. Do kishte më shumë qytetarë. Minutat ecnin pa u ndjerë ndërsa rreth orës 3.30 të mëngjezit, Edi Rama niset të flejë disa orë. Herët në mëngjez vinte Papandreu, e pas tij në mbrëmje mitingu. Kishte shumë gjëra për të bërë e ndonjë sy gjumë mund ta lehtësonte. Në bulevard, të rinjtë e G99, ishin ulur përtokë me birra e cigare e ndonjë pizza, dhe vazhduan të prisnin deri në agim.

Mengjesi
Tension dhe përplasje, deri edhe fizike, është parë dje në qendër të kryeqytetit shqiptar, pikërisht dy ditë para zgjedhjeve. Forcat e policisë kanë penguar zhvillimin e mitingut të socialistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mos lejuar kalimin e materialeve me të cilat do të ndërtohej tribuna para selisë së Kryeministrisë. Kjo shfaqje është ndjekur dje rreth mesditës, edhe nga dhjetëra gazetarë të huaj që kanë mbërritur në Tiranë për ditën e zgjedhjeve, duke dhënë një imazh negativ për vendin që sapo u anëtarësua në NATO dhe që është aspirant për në BE. Situata e tensionuar është ndjekur nga dritarja e Kryeministrisë edhe nga Sali Berisha, i cili ndërkohë fliste edhe në telefon.

Sheshi para Kryeministrisë u izolua me karroatrecë nga policia që prej orëve të mëngjesit të djeshëm për të penguar zhvendosjen e materialeve të PS-së para kryeministrisë, por kjo shkaktoi irritimin e turmës së njerëzve që po punonin aty si edhe të drejtuesve të partisë në opozitë. Forcat e shumta policore, të ndërhyrjes së shpejtë, ato speciale dhe të ndihmuar edhe nga Garda e Republikës, bllokuan me automjete policore të dy anët e bulevardit. Në një moment, organizatorët e mitingut janë drejtuar të gjithë nga ana e bulevardit, ku priste kamioni i materialeve penguar nga makinat e policisë dhe karroatrecët. Opozitarët kanë shtyrë dhe më pas zhvendosur këto makina, duke i hapur rrugën kamionit.

Por, në këtë moment, një prej shefave të policisë, Krenar Ahmeti është futur poshtë kamionit dhe i lidhur me pranga, ka qëndruar ashtu disa momente. Ai është tërhequr nga ky veprim i çuditshëm, vetëm kur e kanë marrë në telefon dhe i kanë bërë thirrje të largohet, shefat e tjerë. Një person nga turma e socialistëve ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital menjëherë. Mes simpatizantëve janë parë gjatë gjithë kohës drejtuesit socialistë, Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami, Besnik Baraj, por edhe kreu i G99, Erion Veliaj. Situata ka qenë e tensionuar edhe gjatë orëve të natës, deri në orët e para të mëngjesit.

Vëzhgues të ngjarjes kanë qenë edhe ambasadori amerikan, John Ëithers dhe ai i OSBE-së, Robert Bocsh, i cili negocioi gjithë pasditen e së enjtes mes palëve si dhe vizitoi vendngjarjen. Pak minuta më vonë në bulevard ka ardhur edhe kryetari i opozitës, Edi Rama, i cili është ndalur vendin ku pritej të ngrihej tribuna e mitingut. Ai vëzhgoi situatën dhe bisedoi me drejtues të shtabit organizator dhe krejt i qetë u largua sërish, në këmbë drejt qendrës. Situata është zhbllokuar vetëm rreth mesditës, dhe socialistët kanë mundur të ndërtojnë skenografinë e mitingut të pasdites. (Darina Tanushi / Gazeta Shqiptare)

“Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”


Shqype Hasibra, e bija e Avdiut, është votuese për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Ajo ka lindur në datën 18 qershor 1851 dhe sot është 157 vjeç. Nuk ka të dhëna që ajo është e pajisur me Kartë Identiteti apo me pasaportë jashtë shtetit. Por ajo ndodhet në listat e Ministrisë së Brendshme. Shqypja do të duhet të votojë në qendrën e hapur në shkollën e fshatit Shkallnuer.

Vitin kur lindi Shqypja shqiptare, kompozitori italian Xhuzepe Verdi vinte për herë të parë në skenë operan Rigoleto, në teatrin e Venecias. Në të njëjtin vit u themelua gazeta më e madhe në botë “N. Y. Times” si dhe agjensia e famshme britanike Reuters; atë vit vdiq dhe J. F. Cooper, shkrimtar amerikan, autor i romanit të famshëm “I fundmi i Mohikanëve”.
Shqypja është e fundmja 157 vjeçare “e gjallë”, po të besosh listën e Ministrisë së Brendshme, që i bie të jetë, natyrisht, edhe njeriu më i vjetër në botë. Me një diferencë të vogël atë e pasojnë dhe një ekip tjetër votuesish shqiptare me moshë një shekull e gjysëm, si Sulejman Subashi, Zele Hysa, Zaim Saraçi, Hava Pepa, Therjani Golla e të tjerë, përkatësisht fëmijët e Qazimit, Veliut, Kapllanit, Hajdarit dhe Anastasit. Plot 20 vetë që kanë këtë moshë rekord, deri në 156 vjeç.
Votues të tjerë me moshë mbi 140 vjeç janë shumë më shumë. Falë Ministrisë së Brendshme dhe listave të saj, Shqipëria vërtet mund të ketë shumë probleme të tjera, por mund të krenohet me 86 votues të tjerë që janë të moshës nga 140 deri në 149 vjeç.
Dilja shqiptare dhe Vagneri
Dile Bzhetaj, e bija e Gjetos, shenja e gaforres në horoskop, ka lindur në 3 korrik 1870. Ajo do të duhet të votojë në shkollën fillore të fshatit Dobre. As për të nuk dihen shumë gjëra. E sigurtë është që ajo nuk ka aplikuar për Kartë Identiteti dhe nuk ka as pasaportë për jashtë shtetit. Listat e Ministrisë së Brendshme e kanë të shënuar dhe këtë fakt. Madje ja kanë përcjellë dhe misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it. Dilja nuk ka “përfituar” kështu, as nga masat lehtësuese që qeveria ka marrë duke ulur çmimin e Kartës së Identitetit. Ajo nuk duket se i ka vënë veshin edhe ftesave të përsëritura të kryeministrit Berisha për të aplikuar.
Në të njëjtin vit që Gjetoja shqiptar bëhej me vajzën e tij Dile dhe nuk shkrepte pushkë sipas zakonit, pra në vitin 1870, Riçard Vagner shfaqte Valkiria-n, veprën e tij më të famshme në Mynih, Franca i deklaronte luftë Prusisë, mbahej Lidhja e Prizrenit, themelohej departamenti i drejtësisë në SHBA, amendohej Kushtetuta amerikane që lejonte votën e afro-amerikanëve, niste ndërtimi i urës së Bruklinit, Roma bëhej kryeqytet i Italisë së bashkuar apo dhe ndërronte jetë Aleksandër Dyma, ati, autor i romaneve “Tre musketierët” dhe “Konti i Monte Kristos”. Gjithashtu, në vitin që Dilja shqiptare erdhi në jetë, lindi Vladimir Iliç Lenini, komunisti rus që ndërtoi atdheun e sovjetëve.

Shpirtrat e vdekur
Kjo që po ndodh është më shumë se tallje. Eshtë tragjike. Ministria e Brendshme, në fakt, edhe është tallur, edhe i ka marrë shqiptarët për budallenj, edhe shpreson të detyrojë OSBE/ODIHR-in të bëjë figurë të keqe përpara publikut që beson se misioni i tyre do të garantojë standartet e ndërtuara nga kjo qeveri që po çon vendin në zgjedhje.
Rasti i Shqypes dhe Diles, të cilët u morrën si shembull, nuk janë përjashtim në listat zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Ato janë rregull. Sepse janë plot 2801 qytetarë shqiptarë me moshë nga 110 deri në 157 vjeç, që sipas Ministrisë së Brendshme duhet të votojnë në 28 qershor. Logjika të thotë se ata i kanë larë prej kohësh hesapet me këtë botë dhe se prej shumë e shumë vitesh nuk kanë më asnjë dilemë për ekzistencën apo jo të botës së përtejme. Por Ministria e Brendshme duket se beson në atë botë: ajo i fton ata të votojnë. Fillimisht duke marrë Kartë Identiteti nëse nuk kanë pasaportë. Ndryshe, vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë Berisha, nuk do t´i lejojnë ato as të marrin pensionin, as patentën për drejtimin e makinës dhe as të kuturisin të hyjnë në ndonjë provim në universitet.
Gjithkush mund të kontrollojë listën në adresën zyrtare www.moi.gov.al, të klikojë në mes të ekranit, sipër dhe djathtas fotografisë së ministrit Bujar Nishani dhe do të gjejë aty arsye edhe për të qeshur, edhe për të qarë. Ndoshta edhe për të qenë krenarë sepse si popull, i kemi të gjitha gjasat, sipas shembujve të dhënë, të krijojmë një brez qindra vjeçarësh që në mos njëherë, njëherë tjetër, do të shkojnë të votojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, të nipërve, mbesave, stërnipërve, stërmbesave, stër stër stër stër... nipërve dhe stër stër stër stër... mbesave të tyre.

Kërkim dhe në varreza
Revista MAPO konsultoi listat e votuesve në qytetin e Korçës dhe megjithë tentativat e përsëritura, dështoi në gjetjen e Llazo Qiriazit, sa për të dhënë një shembull tjetër. Zoti Llazo, i biri i Aleksit, ka lindur në datën 5 janar 1857 dhe tani duhet të ishte 152 vjeç. Në 28 qershor ai “do të votojë”, sipas Ministrisë së Brendshme, në gjimnazin Raqi Qirinxhi. Adresa e fundit për të ka qenë Shën Triadha, emri me të cilën njihen varrezat e qytetit, por dhe atje, nuk rezultoi fizikisht varri i tij. Ministria e Brendshme, pavarësisht kërkesës së përsëritur, nuk dha asnjë konfirmim të mundshëm nëse zoti Qiriazi ndodhej në Shqipëri apo kishte emigruar jashtë apo dhe kishte migruar në ndonjë qytet tjetër brenda vendit.

Të përjashtuarit
Ata nuk ndajnë të njëjtin fat shqiptarët e kësaj liste të cituar, ndonëse mjaft më të njohur se ta, nuk gjenden në listat e votimit. Aurela Isufi (Basha) bashkëshorte e ministrit të jashtëm Lulzim Basha, nuk ndodhet në listat e votuesve. Nuk e kanë harruar. E kanë hequr. Duke respektuar ligjin. Me dekret të ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, me numër 4117, në vitin 2004, zonja Basha ka lënë shtetësinë shqiptare, në këmbim të shtetësisë holandeze, ku është rezidente.
Nenet 15 dhe 16 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, përcaktojnë se kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për të rriturit dhe të miturit, nisin me premtimin ose dhënien e shtetësisë së re nga një shtet tjetër, rezidencën në atë vend, mungesën e ndjekjes penale dhe detyrimeve ligjore të pashlyera në Shqipëri, marrëveshjen prindërore. Neni 15 për mbarimin e shtetësisë shqiptare përcakton se: “Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai “... ka mbushur moshën 18 vjeç... nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj”.
Duke qenë holandeze, zonja Basha nuk mund të votojë më në Shqipëri. Bashkëshorti i saj shqiptar, ministri i jashtëm Basha është nën akuzë penale për shpërdorim detyre për shkak të shkeljeve financiare në segmentin Rëshen-Thirrë-Kalimash. Ai mbrohet duke thënë se kush është kundër rrugës, nuk është patriot. Ministri voton. Nuk dihet në ka Kartë Identiteti, por është e sigurt që ka pasaportë diplomatike. Eshtë në listat e Ministrisë së Brendshme.
Për të mos u larguar nga shembujt me Ministrinë e Jashtme, duhet thënë se edhe bashkëshorti i zëvendësministres së tij Edit Harxhi, ka pasaportë, shtetësi dhe kombësi turke. Zonja Harxhi ka shtetësi të dyfishtë. Bashkëshortja e sekretarit të përgjithshëm të po të njëjtës ministri është me shtetësi dhe kombësi franceze. Të dy bashkëshortët e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit.

Dublikimet, gafat
Gazeta TemA, në disa numra të saj, pak kohë më parë denonconte dublikime emrash në regjistrin e zgjedhësve. Sipas politikës së saj editoriale, ajo ishte ndalur në qarkun e Kukësit, ku të afërmit e kandidatit për deputet të PD-së, e kishin emrin edhe në listat e Kukësit, edhe në rrethinat e Tiranës ku kishin migruar prej vitesh. Bëheshin 12 e kusur shpirt. Por ky është vetëm një detaj që bën përshtypje jo vetëm sepse ata janë të afërm të kandidatit demokrat, por dhe sepse kandidati në fjalë është personazh i përhershëm, në këtë gazetë. Ai është detaj sepse ka shumë më keq. Janë të paktën 5186 emra votuesish shqiptarë të cilët janë të dublikuar në regjistrin e zgjedhësve. Atyre ju “koincidojnë” të gjitha të dhënat personale: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, data e lindjes. Ju ndryshon vetëm vendi ku do të shkojnë të votojnë.
Kushdo që ka në dispozicion një kompjuter të lidhur me internet, mund të shndërrohet në dëshmitar të gafave të tjera të Ministrisë së Brendshme. Në listat e publikuara nga ajo mund të gjenden shtetas të cilëve ju mungon emri apo mbiemri dhe janë shënuar në to me tre “X”, si një personazh i famshëm i filmave amerikanë me aksion. Ka plot mungesa emrash, gabime që lidhen me gërmat e veçanta të shqipes, si “ë-ja”, “ç-ja” e të tjerë.
Revista MAPO është e hapur të mirëpresë çdo sqarim zyrtar nga Ministria e Brendshme për listat, madje duke rikërkuar me ngulm pikërisht këtë sqarim. Sqarime do të mirëpriteshin dhe nga të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë të përfshirë në procesin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore në vend apo dhe konkurentë e arbitra të vetë procesit. (Source: Revista Mapo)

“Sollakut i’u ofrua kompromis”

“Theodhori Sollaku, prokurori i pergjithshem i Shqiperise, ndez televizorin ne zyren e tij ne qender dhe me gjysme shaka thote: “Jam vetem duke pare nese me kane larguar nga puna”. Shqetesimi i tij te henen ishte vetem pak i parakohshem”. Nikolas Vud, ne nje shkrim te botuar dy dite me pare ne “International Herald Tribune” thote se Sali Berisha, dy vjet pas zgjedhjes si Kryeminister, ka shtrire shtrengimin e tij mbi institucionet, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti i Republikes.

Pasi pershkruan renien e vendit ne kaos, largimin e Berishes nga pushteti 10 vjet me pare dhe rikthimin ne vitin 2005 me premtimin per te luftuar korrupsionin, Nikolas Vud shkruan se “tashme Shqiperia shfaqet si nje vend stabel, me rritje ekonomike te moderuar dhe shpreson te anetaresohet ne NATO vitin e ardhshem”. “Nje ndihmes ligjor i Berishes ne mesin e viteve ’90, Sollaku ka shpenzuar shume ne dy vitet e fundit per te hetuar lidhjet e korrupsionit me qeverine. Prokuroret ne varesi te tij tentuan dhe derguan ne gjykate nje truproje te Berishes per vrasjen ne vitin 1998 te nje anetari te Parlamentit”, vijon shkrimi. “Zyra e tij, - shkruan Vud, - ka nisur te hetoje akuzat kunder Ilir Rusmalit, ish-minister i Drejtesise, i cili u detyrua te jepte doreheqjen me 14 nentor, pasi pranoi se kishte ushtruar presion mbi drejtorin e burgjeve te vendit per t’i dhene nje marreveshje per ndertimet vellait te tij”.

Ne shkrimin e “IHT” thuhet se Sollaku nisi hetimet edhe per kontraten mes qeverise dhe firmes “Bechtel-Enka” per ndertimin e nje rruge te shpejtesise se larte ne lindje te kryeqytetit, Tirane. “Per kontraten nuk u zhvillua tender, Bechtel u perjashtua nga taksimi sipas ligjit shqiptar dhe asnje cmim nuk u percaktua per marreveshjen, qe ndryshoi nga rreth 200 milione euro, ose 300 milione USD, ne rreth 800 milione euro, sipas qeverise”, thuhet ne shkrim, ku permendet kerkesa e Sollakut per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, “per rolin e luajtur prej tij ne firmosjen e marreveshjes, kur ishte minister i Transportit”. Duke i’u referuar Sollakut, autori thote se drejtuesit te organit te akuzes i ishte kerkuar disa here doreheqja nga zyrtare te qeverise, duke i ofruar te emerohej si gjyqtar i nivelit te larte, por kjo ishte hedhur poshte. (Kohajone)
Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors